Kënga e famshme e grupit Ilirët, ‘Sa e sa vite’ është ripërpunuar nga këngëtari Kastriot Grajqevci, shkruan KultPlus.
Ripërpunimi i këngës është publikuar gjatë ditës së sotme dhe këngëtari Kastriot Grajqevci ka realizuar edhe një videoklip për të.
Ky është projekti i dytë i Kastriotit pas projektit ‘Pa ty’ që u pëlqye nga dëgjuesit e këtij zhanri të muzikës.
KultPlus më poshtë ju sjellë tekstin e plotë të kësaj kënge:
Memoaret i shfletoj
dy pika lot më pikojnë
një elegji e rikujtoj
elegjinë që më plagoi
Sa e sa vite pa ne kaluan
sa e sa gjëra kanë ndryshu
fushat e malet që na shoqëruan
errësira i ka mbulu.
Sa e sa letra ti kam shkru
por asnjë s’ta kam dërgu
pasi që je largu
nëpër ferr unë kam kalu
Sa e sa vite pa ne kaluan
sa e sa gjëra kanë ndryshu
fushat e malet që na shoqëruan
errësira i ka mbulu.
Ne zemrën time ti pushon
sot dhe nesër gjer sa të rroj
kjo elegji le të jehoje
ndoshta diku e dëgjon
Sa e sa vite pa ne kaluan
sa e sa gjëra kanë ndryshu
fushat e malet që na shoqëruan
errësira i ka mbulu./ KultPlus.com