FIFA: Nuk kemi gjetur indikacione për “manipulime” ose parregullsi në ndeshjet e Botërorit

Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA) ka deklaruar se nuk janë gjetur indikacione për “manipulime” ose parregullsi në ndeshjet e Botërorit të përfunduar në Katar.

Grupi punues me kujdes i ka shqyrtuar inçizimet e të gjitha 64 ndeshjeve në Botëror që eventualisht të vërehen parregullsi të ndryshme ose tentime për manipulim, sipas faqes zyrtare të FIFA-s.

FIFA njoftoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me grupin punues për integritet në drejtim të mbrojtjes së turnireve përfundimtare në të ardhmen, duke filluar nga Kampionati botëror në konkurrencë të femrave, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.

Po ashtu, FIFA do të vazhdojë të zhvillojë edhe strategji të saj për intregritet, së bashku me konfederatat, asociacionet kombëtare dhe palët e tjera të interesuara në luftën kundër manipulimeve në ndeshjet e futbollit. /atsh/ KultPlus.com

Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares të premtën lansojnë himnin e “Katar 2022”

Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares, do ta publikojnë nesër (e premte, 18 nëntor) himnin e ri të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, të titulluar “Tukoh Taka”.

Kjo këngë është e para në historinë e Botërorëve, në të cilën do të kombinohen gjuhët angleze, spanjolle dhe arabe. Sigurisht, kënga do të publikohet me videoklip.

Ky është një bashkëpunim midis shtëpive diskografike Universal Arabic Music, Universal Music dhe Republic Records.

“Ky bashkëpunim është një përzierje e përsosur e talenteve të Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares. Kënga ka të bëjë me bashkimin e fansave në mbarë botën dhe festimin e diversitetit”, ka raportuar revista muzikore, Billboard.

Shumë fansa të reperes janë emocionuar për këngën e re. Megjithatë, disa prej tyre e kritikuan për të qëndrimit të saj diskriminues ndaj personave LGBT. / KultPlus.com

(Foto: Getty Images/POPLine)

FIFA: Armëpushim njëmujor ruso-ukrainas gjatë Katar 2022

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të vendosin një armëpushim njëmujor gjatë Kupës së Botës në futboll, në Katar.

Infantino u tha udhëheqësve në samitin e grupit G20 të ekonomive të mëdha në Indonezi se ”Kupa e Botës siguron një platformë unike për paqen dhe unitetin, sepse ngjarja do të ndiqet nga rreth pesë miliardë njerëz në televizion”.

“Kështu që apeli im për të gjithë ju është që të bëni një armëpushim të përkohshëm njëmujor, aq sa kohëzgjatja e Kupës së Botës”, theksoi ai gjatë një dreke me udhëheqësit e G20-ës në ishullin indonezian të Balit.

“Ju jeni liderë botërorë. Ju keni aftësinë të ndikoni në rrjedhën e historisë”, shtoi ai.

Kupa e Botës nis në Katar të dielën mes kritikave për respektimin e të drejtave të njeriut nga vendi, veçanërisht në lidhje me punëtorët që ndërtuan stadiumet.

Ndërkohë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Thomas Bach u ka kërkuar qeverive të dërgojnë sportistë në ngjarjet ndërkombëtare bazuar në meritat e tyre sportive, jo nga përkatësitë politike.

“Sportet ndërkombëtare do të shpërbëhen nëse pjesëmarrja vendoset mbi baza politike”, tha Bach në të njëjtin tubim në Bali./ atsh / KultPlus.com

“Katar 2022”: Hijet e një kampionati botëror që zhvillohet për herë të parë në dimër

Botërori i këtij viti do të zhvillohet në Katar nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor. Është hera e parë në historinë e këtij kompeticioni, që një turne zhvillohet në stinën e dimrin, duke imponuar ndërprerjen për gati 2 muaj të gjithë kampionateve të mëdha evropiane.

Që nga vendimi, organizimi dhe në fund mbajtja e Kupës së Botës, ka shumë pikëpyetje dhe jo pak mistere që rrethojnë FIFA-n dhe Katarin, i cili ia arriti qëllimit përmes korrupsionit, lojërave politike, skandaleve dhe mijëra të vdekurve në punë.

Duke filluar që me Muhamed bin Hamam. Ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe ish-president i Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC). I hetuar 2 herë nga organizata botërore e futbollit, fillimisht për korrupsion – në vitin 2011 tentoi të “blinte” presidencën e FIFA-s përmes zarfeve me nga 40 mijë euro ryshfet – dhe më pas për konflikt interesi (para majit të vitit 2011 askush nuk ishte dakord që bin Hamam të ishte si president i AFC, ashtuedhe anëtar i ekzekutivit të FIFA-s).

Në vitin 2014, britanikja “The Sunday Times” pretendoi se kishte zbuluar disa ryshfete me vlerë 5 milionë dollarë, pikërisht në lidhje me kandidimin dhe zgjedhjen më pas të Katarit si vendi pritës i Kupës së Botës 2022. Por a ia vlen botërori gjithë këto shkelje?

Kështu mund të mendojnë Mishel Platini dhe ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi. Më 23 nëntor 2010, Tamim bin Hamad Al Thani – që në vitin 2013 do të bëhet Emir i Katarit – dhe të tjerë drekuan së bashku në Elize, si të ftuar të kreut francez të shtetit.

Ndër të tjera aty u diskutua edhe për blerjen e ekipit të Paris Saint-Germain nga kompania “Qatar Sport Investment”, dhe themelimi i një kanali të ri sportiv. Fakt është se 9 ditë më vonë, Platini do të votojë në komitetit ekzekutivin e FIFA-s në favor të zhvillimit të botërorit në këtë Emirat.

Ndërkohë vitin 2019, Platini u arrestua dhe u mor në pyetje për korrupsion, për shkak të disa konsultimeve të paguara nga FIFA në favor të tij, me vlerë 2 milionë franga zvicerane. Përfitimet kishin ndodhur ndërmjet viteve 1999–2003, por që rastësisht ishin paguar në shkurtin e vitit 2011.

Dy protagonistët e fundit të historisë janë Naser Al-Khelaifi, president i PSG-së dhe Zherom Valcke, sekretar i përgjithshëm i FIFA-s deri në vitin 2016. Arma e krimit:një vilë në Costa Smeralda. Sipërmarrësi nga Katari bleu në vitin 2013 Villa Bianca, ish-rezidencën e Lele Mora.

Këtu përmes një kompanie panameze off–shore, hyn në lojë Valcke, që e mori me qira vilën për shumën 96 mijë euro në vit. Pak kohë më vonë, rrjeti shtetëror BeIN bleu të drejtat për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme të edicioneve 2026 dhe 2030 të Kupës së Botës me një shifër qesharake dhe shumë të dyshimtë:vetëm 480 milionë dollarë. Dyshimi, i lindur nga një investigim i “L’Espresso”, është se në lojë ishte programi dimëror i këtij kompeticioni.

Mijëra të vdekurit gjatë punimeve për stadiumet e reja

Në fund të këtij turneu të madh, ata do të humbasin më shumë do të jenë njerëzit e zakonshëm. Sipas britanikes “The Guardian”, mesatarisht 12 punëtorë emigrantë nga India, Bangladeshi, Nepali dhe Sri Lanka kanë vdekur çdo javë që nga dhjetori i vitit 2010, qëkur Doha u shpall organizatore e botërorit të këtij viti.

Janë 5927 të ashtuquajturit “skllevërit modernë”, që kanë humbur jetën midis viteve 2011–2020. Sipas ambasadës pakistaneze në Katar, 824 punëtorë të vdekur duhet të shtohen në këtëllogari gjatë 10 viteve të fundit për përshtatjen dhe ndërtimin e stadiumeve të reja.

Në fakt numri i vërtetë i viktimave është dhe më i lartë, sepse deri më sot nuk mund të numërohen ende me saktësi emigrantët e shumtë nga Filipinet dhe Kenia, që kërkojnë një punë, e cila në fund u merr jetën.

Shtatë stadiume të reja, një aeroport, rrugë, transport publik, një hotel dhe madje një qytet krejtësisht i ri, që do të presë finalen e Kupës së Botës. Që të gjitha punime të kryera në më pak se 12 vjet, me çmimin e jetëve njerëzore të shfrytëzuara pa rënë në sy, dhe mbi të gjitha nën sytë e të gjithëve. Edhe nëse besoni (apo besojmë) se jemi të pafajshëm në këtë tragjedi, të gjithë janë fajtorë me heshtjen e tyre. / Opinione.it / KultPlus.com