Shtëpitë e lëvizshme dhe portokabinat do të përdoren në zonat e tërmetit për të akomoduar njerëzit e mbetur të pastrehë pas tragjedisë. Dërgesa e parë që mbante 350 njësitë fillestare, tashmë është nisur nga Katari për në Turqi dhe Siri.
Shteti i Gjirit është zotuar gjithashtu të dërgojë 10.000 njësi banimi të lëvizshme në zonat e tërmetit, tha Fondi për Zhvillim i Katarit në një postim në Twitter.
“Duke pasur parasysh nevojat urgjente në Turqi dhe Siri, ne kemi marrë vendimin për të dërguar kabinat dhe karvanët tanë në rajon, duke ofruar një mbështetje shumë të nevojshme dhe të menjëhershme për popullin e Turqisë dhe Sirisë”.
Turqia është goditur nga një tërmet i tmerrshëm me magnitudë 7.8 ballë, që ka tronditur themelet e vendit. Sipas vlerësimeve, numri i të vdekurve nga ka kaluar shifrën 36.000 me numërimin që pritet të rritet. Turqia ka kthyer vëmendjen e saj nga shpëtimi i njerëzve në sigurimin e strehimit dhe burimeve të nevojshme për ata që janë prekur nga tragjedia.
Katari kishte planifikuar gjithmonë të dhuronte njësitë e banimit, të cilat ishin instaluar për të strehuar fluksin e tifozëve që vizituan vendin arab gjatë turneut nëntor-dhjetor. / KultPlus.com