Shitet në akand “dërrasa” që shpëtoi Kate Winslet te filmi “Titanic”

Një copë druri e mrekullueshme në historinë e kinemasë sapo është shitur për gati një milion dollarë. Heritage Auctions njoftoi të hënën se ankandi i tij i fundit Treasures From Planet Hollywood mblodhi një total prej 15.68 milionë dollarë.

Artefaktet e filmit të shitura në ankand përfshinin kamxhikun e Harrison Ford nga ‘Indiana Jones’ i vitit 1984 dhe ‘Temple of Doom’, sëpatën e përdorur nga Jack Nicholson në filmin e viteve 1980 ‘The Shining’ dhe më së shumti, copën e drurit nga paneli i Titanikut ku Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet u varën në skenën e fundit të Titanikut 1997.

Edhe pse objekti zakonisht përmendet si një “derë lëkundëse” nga fansat e filmit, objekti në fakt është “pjesë e kornizës së derës direkt mbi hyrjen e sallës së pritjes së klasit të parë [të anijes]”, sipas ankandit.

Seti ikonë u shit për 718,750 dollarë në ankand dhe ishte artikulli më i shitur i ankandit midis 16 grupeve totale që u shitën për më shumë se 100,000 dollarë. Nuk ishte i vetmi komplet nga Titaniku i James Cameron që doli në ankand, një prototip i së njëjtës copë druri u shit për 125,000 dollarë, ndërsa rrota e përdorur për anijen në film u shit për 200,000 dollarë.

Fustani i Winslet, të cilin aktorja tani 48-vjeçare shihet e veshur në skenën e fundit të Titanikut teksa personazhi i saj Rose dhe personazhi i DiCaprio, Jack fundosen në ujë, u shit për 118,750 dollarë, ndërsa një shtyllë telegrafi e përdorur në film u shit për 81,250 dollarë. /abcnews.al/KultPlus.com

Kate Winslet: Jeta ime ishte e tmerrshme pas “Titanic”

Kate Winslet ka folur së fundmi për revistën “Porter” dhe është shprehur se fama që mori pas suksesit të menjëhershëm të filmit të “Titanic” e bëri atë të ndihej “e tmerrshme”.

“Ndihesha sikur duhej të dukesha në një mënyrë të caktuar ose të isha një gjë e caktuar, dhe për shkak se ndërhyrja mediatike ishte kaq e rëndësishme në atë kohë, saqë jeta ime ishte mjaft e pakëndshme”, tha Winslet., teksa më tej vijoi,  “Gazetarët gjithmonë thoshin: “Pas ‘Titanic’, ju mund të kishit bërë gjithçka dhe megjithatë keni zgjedhur të bëni këto gjëra të vogla. Dhe unë thashë, ‘po sepse të jesh i famshëm është e tmerrshme’”.

“Unë isha mirënjohëse, sigurisht”, shtoi Kate. “Isha në fillim të të 20-ave dhe munda të merrja një shtëpi, por nuk doja të më ndiqnin duke ushqyer rosat”.

Pavarësisht se e urrente famën që erdhi së bashku me luajtjen në filmin 11-herë fitues të Oscarit së bashku me mikun më të mirë, Leonardo DiCaprio, Winslet zbuloi se niveli i saj aktual i famës “nuk është më një barrë”.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja e “Divergent” shprehet për mospëlqimin e saj ndaj gjithë vëmendjes që mori pas suksesit të filmit. Në vitin 2021, ajo u shfaq në një episod të podcast-it “WTF With Marc Maron” ku zbuloi se shkoi “menjëherë në modalitetin e vetëmbrojtjes”, pasi pretendoi se u ndje e “ngacmuar” nga disa tabloidë në Mbretërinë e Bashkuar. / KultPlus.com

Del fotoja e parë e Kate Winslet në serialin ‘The Palace’

HBO ka publikuar një pamje të parë nga xhirimet e serialit të saj të ri “The Palace”, ku luan aktorja fituese e çmimeve Kate Winslet.

Seriali i ri “tregon historinë pas mureve të pallatit të një regjimi autoritar”. Skenari është shkruar nga Will Tracy dhe një ekip skenaristësh duke përfshirë Jen Spira, Sarah DeLappe dhe Gary Steingart.

Drejtuar nga Stephen Friars dhe Jessica Hobbs, në film luajnë Matthias Senerts, Guillaume Gallien, Andrea Riseborough, Martha Plimpton dhe Hugh Grant së bashku me Winslet. Sipas Deadline, xhirimi është duke u zhvilluar në Austri dhe do të vazhdojë në MB./abcnews.al/ KultPlus.com

3 vite pa u takuar – Winslet ‘shpërthen’ në lot kur takon Di Caprion

Kate Winslet ka treguar se “nuk ka mundur t’i ndalë lotët” kur ajo është ribashkuar me aktorin Leonardo DiCaprio pas tri viteve.

Krejt kjo ka ndodhur shkaku i pandemisë, ku Kate (46) dhe Leonardo (47), të cilët njihen me njëri tjetrin kur ishin të ri, në moshën 20 vjeçare dhe xhiruan filmin e njohur Titanic.

“Nuk mund t’i ndalja lotët. E njoh më shumë se gjysmën e jetës sime. Sa herë unë kam qenë në New York apo ai ka qenë në Londër dhe ka opasur një mundësi që të ham darkë apo pimë kafe e ku ne jemi takuar”, ka thënë ajo për The Guardian derisa e ka takuar atë në Los Angeles.

“Ne nuk mundeshim që të largoheshim nga vendet tona. Ashtu si shumë shoqëri globale, ne i kemi munguar njëri-tjetrit për shkak të Covidit. Ai është shoku i imë, shoku i imë i ngushtë. Ne jemi të lidhur për jetë”, ka shtuar ajo. /KultPlus.com

Winslet: Mos i mbuloni fytyrat me filtera, vlejmë edhe me defektet tona

Më është dashur të punoj shumë që të mos kërkoj falje për atë që jam dhe të pranoj të metat e mia, deklaroi Kate Winslet në pranimin e rolit të ambasadores së kompanisë ”L’Oréal Paris”, transmeton KultPlus.

“Duhet guxim dhe forcë për të besuar në atë që ne vlejmë”, shtoi ajo.

“Ndonjëherë mund të mendojmë se nuk vlejmë asgjë… të gjithë kemi momente si këto,  por është ajo që na bën njerëzorë. Por, sa më shumë që t’i përsërisim këto fjalë dhe të besojmë në gjithçka që jemi në të vërtetë, pavarësisht se si e perceptojmë veten , atëherë, me kohën dhe duke besuar në veten tonë, ne do ta bindim atë se kemi vlera’’, shtoi ajo.

Kate Winslet, një nga aktoret më të mëdha, e cila shpërtheu me ”Titanic” dhe që prej asaj kohe është kërkuar në dhjetëra filma, ka qenë një ikonë e rëndësisë së vetëvlerësimit dhe një aktiviste për ndryshimin për vite me radhë.

“Asnjëherë mos dyshoni në veten tuaj, ne jemi të gjitha me vlerë’’, shtoi ajo.

”Fytyrat janë të bukura, fytyrat ndryshojnë, lëvizin, janë fytyra të bukura, por ne kemi ndaluar së mësuari t’i duam ato fytyra, sepse vazhdojmë t’i mbulojmë me filtra për shkak të medieve sociale”, shtoi ajo. / KultPlus.com

Kate Winslet thyen rekordin e Tom Cruises

Aktorja Kate Winslet rrëfen se për pak mendoi se mos kishte ndërruar jetë, gjatë shtatë minutave që kaloi nën ujë, si pasojë e xhirimeve të Avatar.

Në një intervistë për “Observer Magazine”, 45-vjeçarja e cila është pjesë e projektit kinematografik të James Cameron tregoi se nuk mund të mendonte për asgjë, teksa gjendej e zhytur.

Kate shtoi se ishte e mrekullueshme të gjendeshe nën ujë për një periudhë aq të gjatë kohore, edhe pse e dinte se sa e rrezikshme mund të rezultonte e gjithë kjo, pasi kishte mësuar të zhytej posaçërisht për rolin e saj në film.

Aktorja e Titanic theu rekordin e Tom Cruises-s sa i takon filmimit nën ujë, ku ky i fundi qëndroi 6 minuta për Mission: Impossible — Rogue Nation. / KultPlus.com

“Nuk do të doja të isha kurrë nga ata prindër që detyrojnë fëmijët të bëhen diçka që nuk janë”

Prindërit gjithmonë janë në kërkim të këshillave për rritjen e fëmijëve të tyre. Nënat veçanërisht dëshirojnë që të krijojnë një balancë mes mënyrës se si veprojnë dhe këshillave që marrin nga nënat e tjera.

Në një farë mënyre këshillat ndihmojnë. A keni pyetur veten se si njerëzit e famshëm këshillojnë miqtë apo fëmijët e tyre, kur bëhet fjalë për prindërimin?  Shpesh kemi dëgjuar për familje të shkatërruara, fëmijë që rriten pa ndikimin e prindërve, e megjithatë mes njerëzve të famshëm ka dhe nga ata prindër që përpiqen t’i edukojnë fëmijët për rrugën të cilën duhet të ndjekin. Jeni kurioz të njiheni me disa prej tyre?

-Tori Spelling, aktore amerikane dhe autore. Roli i saj i parë i rëndësishëm ka qenë në filmin Beverly Hills në vitin 1990, në rolin e Dona Martin. Ajo ka shkruar një libër autobiografik, Story Telling, që ka qenë ndër më të shiturit sipas New York Times dhe është cilësuar si autobiografia e vitit 2009.

Ajo thotë: “Këshilla më e mirë që kam marrë ndonjëherë është, ‘Mos dëgjo askënd për mënyrën se si duhet të sillesh si nënë. Kjo më ka ndihmuar që të kaloj përmes shumë situatave të vështira. Fillimisht kam qenë e  fiksuar që të dija se si vepronin nënat e tjera, por kuptova se të dëgjosh instinktin e brendshëm të një nëne, të shtyn gjithmonë drejt vendimit të duhur.”

-Angelina Jolie, aktore amerikane, producente filmi, dhe humaniste. Ajo është vlerësuar me një çmim Academy Award, dy Screen Actors Guild Awards, dhe tre Golden Globe Awards, dhe është cilësuar si aktorja më e paguar e Hollivudit.

Jolie thotë: “Nuk do të doja të isha kurrë nga ata prindër që detyrojnë fëmijët të bëhen diçka që nuk janë. Mendoj që ky është prindërim i gabuar. Fëmijët duhen lejuar që të shprehin veten dhe karakterin e tyre aty ku duan dhe pa u gjykuar sepse kjo është pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre.”

-Kate Winslet, është një aktore dhe këngëtare angleze. Fituese e një Academy Award, një Emmy Award, tre Golden Globe Awards dhe një Grammy Award. Njihet për debutimin e saj në filmin e sukseshëm Titaniku, krah Leo Di Caprios.

Kate thotë: “Për mua prindërimi ka të bëjë me qëndrueshmërinë dhe mes gjërave të tjera edhe rutinën. Fëmijët e pëlqejnë rutinën. Ata dëshirojnë të dinë se kur do të hanë drekën dhe se kur do të ndodhin gjërat e tjera përgjatë ditës së tyre.”

-Katie Couric, është nje gazetare amerikane dhe autore. Ajo ka punuar për tre rrjete shumë të rëndësishme në amerikën, NBC, ABC dhe CBS.  Libri i saj i parë, “Këshillat më të mira që kam marrë, mësime nga jetë të jashtëzakonshme, ka qenë një best sellër sipas New York Times. Në 2004 ajo u prezantua në hollin e famës së televizionit.

Ajo thotë: “T’u mësosh fëmijëve se si të shtrëngojnë dorën, si t’i shikojnë të tjerët në sy, si të jenë të sjellshëm me këdo, ka për ti ndihmuar ata tani por dhe më vonë në jetën e tyre. Sikurse thotë një reklamë, “Nuk të jepet kurrë një mundësi e dytë për të lënë një përshtypje të parë, unë mendoj se kjo është e vërtetë!”

-Jennie Finch, fituese e disa medaljeve në lojërat olimpike. Revista Time e ka cilësuar si një nga lojtaret më të mira të bejsbollit në histori. Në 2010 ajo u tërhoq nga ky sport për t’iu përkushtuar familjes. Ja se si i këshillon ajo fëmijët e saj:

Ajo thotë: “Disa nga mësimet më të mëdha në jetë i kam mësuar nga dështimet. Është e rëndësishme që fëmijët e mi të kuptojnë zhgënjimin në mënyrë që të vlerësojnë me të vërtetë fitoren.”

-Kathie Lee Gifford, është një prezantuese televizive franko amerikane, komediane, dhe aktore, e njohur për karrierën e saj 15 vjeçare në një talk shou Live! me Regis dhe Kathie Lee.

Kathie thotë:”Që në vitet e para të jetë, i kam mësuar fëmijët e mi se sa e rëndësishme është marrëdhënia me Perëndisë. Jo një marrëdhënie fatsjellëse me dikë që është lart në qiell, por marrëdhënien me një mik, që do të jetë me ta dhe kur babai apo nëna e tyre do të jenë larguar nga kjo jetë.”

-Tina Knowles, është një biznesmene amerikane dhe fashion designer Ajo është nëna e këngëtareve Beyoncé dhe Solange Knowles. Tina thotë: “Gjithmonë u kam thënë vajzave të mia se bukuria e jashtme shuhet një ditë, por bukuria e brendshme zgjat përgjithmonë. Gjëra të thjeshta si buzëqeshja, mund të ndryshojnë ditën e një personi. Nëna ime gjithnjë thoshte se bukuria është ashtu si sillet, dhe jam e sigurt se do ta pasoj këtë parim në brezat e ardhëm të familjes sonë.”

-Arianna Huffington, është një autore greko amerikane, bashkë themeluese e The Huffington Post. “Një nga dhurata më të mëdha që mund të japim si prindër, është të mbështesim fëmijët tanë në ëndrrat e tyre, sido që të jenë ato. Për mua, kjo do të thotë që cdo ditë të bëj më të mirën për të ndjekur shembullin e lënë nga nëna ime, e cila më ka rritur me besimin se nuk duhet të kisha frikë që të provoja ndonjë gjë. Dhe në të njëjtën kohë duke e bërë të qartë për mua se ajo do të më donte dhe nëse unë dështoja.”/KultPlus.com

Dy premiera të Kate Winslet, filma që mund ta dërgojnë aktoren drejt Oscar

Ylli i filmit Kate Winslet do të ketë dy premiera përgjatë sezonit të vjeshtës, dhe pikërisht këta dy filma mund të jenë një shansë që aktorja të nominohet për Oscar, përcjellë KultPlus.
Filmi i parë që do të prezantohet premierë është ai me regji të Vudi Alen “Wonder Whel” që do të prezantohet më 16 tetor.

Filmi i dytë që përflitet shumë më shumë se sa i pari është “Mountain Among us”, me regji të Hani Abu Asad.

Kurse vet Winslet ka thënë për mediet se rolin për në filmin e Woody Alen e ka pranuar duke menduar në atë ‘ose tani o kurrë’, edhe pse, sipas saj, nëna e saj në periudhën e xhirimeve të këtij filmi ishte mjaftë e sëmurë, por shumë e lumtur që bija e saj po luan në një film të Alen.

Dhe pikërisht këta dy filma janë që sipas medieve, Winslet mund të jetë në skenën e Oscar, që për këtë aktore nuk do të jetë hera e parë./KultPlus.com

Kate Winslet nderohet me çmimin “Actor Inspiration Award”

Kate Winslet, është një inspirim për shumë njerëz dhe tani ka ardhur koha që ajo të nderohet për këtë gjë.

Fituesja Britanike e çmimit Oscar, do ta pranoj çmimin special “Actor Inspiration Award” të cilin e ndanë shoqata e aktorëve në Hollywood. Ky shpërblim ka për qëllim ta nderoj karrierën e saj disa vjeçare si dhe angazhimin e përshkushtuar të aktores në çështjet e bamirësisë.

Çmimi do ti ndahet Winslet-it më 9 nëntor, në qendrën e Artit Performues “Wallis Annenberg” në Beverly Hills. / KultPlus.com