Aktorët e mirënjohur nga Kosova.
Nga majtas: Shani Pallaska, Katarina Josipi, Melihate Ajeti dhe Muharrem Qena.
Të kartërt këta aktorë lanë gjurmët e tyre të paharrueshme në skenën e Teatrit shqiptar. / KultPlus.com
Aktorët e mirënjohur nga Kosova.
Nga majtas: Shani Pallaska, Katarina Josipi, Melihate Ajeti dhe Muharrem Qena.
Të kartërt këta aktorë lanë gjurmët e tyre të paharrueshme në skenën e Teatrit shqiptar. / KultPlus.com
Në Prishtinë, teatri profesional (sot Teatri Kombëtar) është themeluar përfundimisht më 1948, ndërsa me 1949 ka filluar programi i rregullt, me dy-tri premiera shqip e serbisht.
Shfaqja e parë e luajtur në teatrin e Prishtinës është “Personi i dyshimtë” i Nushiqit, e përkthyer. Nushiqi nënën e ka pasur shqiptare, të grabitur prej një serbi të Maqedonisë. Serbët thonë se është serb, maqedonasit se është maqedonas, ne themi se e ka marrë mbiemrin e së ëmës – Nushës, një bareshë e bukur, e re, e rrëmbyer nga kaçakët, – rrëfen Vehap Shita, kritiku më i njohur i teatrit, që nga ditët e para të themelimit të tij, gazetar shumëvjeçar dhe përkthyes.
Lajde Sopi, Meli, Meribane Shala, Katarina Josipi
– Unë, kur kam shkruar për zhvillimin e teatrit, e kam marrë vitin 1930. Edhe atëherë janë dhënë shfaqje teatrale në gjuhën shqipe nëpër shtëpi nëpër oborre, kopshte.. Teatro amatore ka pasur edhe gjatë okupacionit. Në Prizren, për shembull, kanë qenë Tajar Hatipi, Mysafere Gjinali, Nuhi Sherifi, Xhemil Doda…
Në Prishtinë, rolin e parë kryesor e ka luajtur Shani Pallaska, amator i thjeshtë i ardhur nga Gjakova. Shaniu ka kënduar bukur dhe i ka rënë kitarës. Aktorët Abdurrahman Shala e Muharrem Qena kanë ndjekur Shkollën e Teatrit në Beograd, me profesorë shumë të zotët. Fillimisht regjisorët vinin nga Beograd. Muharrem Qena, në fakt, aktrimit ia ka nisur në Mitrovicë, mandej ka ardhur në gjimnazin e Prishtinës, shkruan KultPlus.
E para aktore e Teatrit të Prishtinës ka qenë Meriban Shala, mandej Katarina Josipi, Melihate Ajeti, Musherefe Preka. / KultPlus.com
Burimi: Sanije Gashi – “Prishtina e fëmijërisë sime”
Ka kaluar një dekadë qysh kur janë iniciuar punimet për ta shndërruar në muze, shtëpinë e lindjes së aktores Katarina Josipi.
Shtëpia-muze, objekt i mbrojtur me ligj si pjesë e trashëgimisë kulturore, është pronë e familjes Dulaj dhe ndodhet në fshatin Zym të Hasit, transmeton KTV.
Inaugurimi dhe hapja për vizitorë është paralajmëruar të bëhet këtë javë.
Gjashtëdhjetë (60) mijë euro janë investuar dhe tre tenderë janë hapur qysh prej vitit 2009 për kryerjen e punimeve restauruese në shtëpinë-muze, në të cilën do të ruhen eksponatet që lidhen me jetën dhe veprimtarinë e aktores së parë shqiptare në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.
Nikollë Dulaj, familjar i Katarina Josipit, shpjegon kronologjinë e problemeve të shfaqura gjatë punimeve restauruese.
Samir Hoxha, Këshilltar i Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, nuk ka folur për arsyet e zvarritjes 10-vjeçare të punimeve, duke thënë se kjo u takon pararendësve të Gashit.
Me gjithë paralajmërimet për inaugurimin e objektit, Ministria e Kulturës nuk ka iniciuar procedura për punësimin e stafit menaxhues të shtëpisë-muze.
Frrok Kristaj, i cili është një nga iniciuesit që shtëpia e aktores së njohur të hapet si muze aktiv për vizitorë, e sheh të domosdoshëm angazhimin e stafit menaxhues.
Katarina Josipi është një prej personaliteteve me të cilat krenohet Zymi i Hasit. Ajo u lind në këtë fshat por nuk jetoi gjatë aty, meqenëse babai i saj Gjini, migroi në Nish të Serbisë.
Shtëpia ku u lind ajo u dëmtua dhe gati sa nuk u rrafshua. Por pas ndërhyrjeve, objekti u ringrit.
Sipas databazës së trashëgimisë kulturore të Ministrisë së Kulturës, themelet dhe muret mbajtëse të kësaj shtëpie, janë ndërtuar prej materialit të gurit vendor, me madhësi të ndryshme të lidhura me llaç balte.
Kulmi është i mbuluar me pllaka guri, që është karakteristikë e fshatit, derisa enterieri i kësaj shtëpie pritet të plotësohet me fotografitë që dokumentojnë gjurmët e karrierës artistike të Katarina Josipit.
Nesër organizohet ceremonia solemne për dorëzimin e Çmimeve të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2016, përcjellë KultPlus.
Ceremonia do të mbahet në ora 15:00, në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të dorëzohen tri çmime: Çmimi i parë për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” do t’i dorëzohet autorit Ag Apolloni për dramën “Hamleti im, çmimi i dytë për dramën “Bosh me rudha” të autores Ulpiana Maloku dhe çmimi i tretë i dorëzohet Brikena Sopit për dramën “Rropatje”. / KultPlus.com