Matematicientja e NASA-s, Katherine Johnson, e cila ndihmoi në hapjen e rrugës që astronauti i parë amerikan të orbitonte me sukses, vdiq të hënën në mëngjes në moshën 101 vjeç, shkruan KultPlus.
Katherine Johnson ishte një matematiciente e NASA-s, puna e të cilës ishte thelbësore për suksesin e shumë prej iniciativave, përfshirë Apollo dhe fillimin e Space Shuttle. Gjatë gjithë karrierës së saj të gjatë, ajo ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë çmimin më të lartë civil të vendit, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nga Presidenti Barack Obama.
“Në 33 vitet e saj në NASA”, theu barrierat e racës dhe gjinisë, duke treguar breza të rinjsh që të gjithë mund të shkëlqejnë në matematikë dhe shkencë dhe të arrijnë deri në yje.”- tha Obama për Jonson.
Rolet kryesore të Johnson dhe grave të tjera afrikano-amerikane në NASA u theksuan në filmin e vitit 2016 “Figurat e fshehura”. Në të cilat, Johnson u luajt nga Taraji P. Henson.
Kur Katherine Johnson filloi të punojë në NASA në 1953, ajo u klasifikua si “joprofesionale”, jo shumë larg se një sekretare ose portiere.
Në 26 raporte të nënshkruara për agjencinë hapësinore dhe në shumë gazeta të tjera që jepnin nënshkrime të të tjerëve për punën e saj, ajo kodifikoi parime matematikore që mbeten në thelbin e NASA-s.
Formulat e saj ishin vendimtare për suksesin e programit Apollo dhe janë ende në përdorim sot, tha Barry. “Nëse kthehemi në hënë, ose në Mars, ne do të përdorim matematikën e saj.” / KultPlus.com