Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA) hapi një Klub Kombëtar të Medias në Kazanlak, ku sot u zhvillua diskutimi i 22-të mbi nismën e saj ”Zërat bullgarë për Evropën”.
Morën pjesë drejtori i përgjithshëm i BTA Kiril Valçev, kryetarja e komunës së Kazanlak Galina Stoyanova, eurodeputeti Andrey Novakov dhe kryetarja e Aleancës Kombëtare të Prodhuesve të kulturave esenciale vajore Zara Klisurova.
Me përurimin e klubit të medias u përfundua edhe puna e ish-drejtorit të përgjithshëm të BTA Maxim Minchev, i cili vdiq në vitin 2020.
“Më vjen mirë që Kazanlak i bashkohet diskutimit kushtuar të ardhmes së Evropës”, shtoi drejtori i BTA.
“Ne i organizojmë këto konferenca për të mbledhur ide të cilat i përmbledhim dhe i dorëzojmë në Bruksel. Konferenca në Kazanlak ka të bëjë me zhvillimin rajonal”, tha gjithashtu Valçev./atsh/ KultPlus.com