Nëse ka një konstante në historinë e legjendarëve të ”Rolling Stones”, është dashuria e Keith Richards për kitarën, sipas BBC.
Ai ka më shumë se 1 000 prej tyre, megjithëse luan vetëm me disa dhe, edhe pse po u afrohet të 80-tave, ylli është ende i magjepsur nga instrumenti.
”Gjëja magjepsëse është se sa më shumë ta luash, aq më pak e njeh”, thotë ai.
“Të ofron pyetje të pafundme. Nuk mund ta dish kurrë të gjithën. Është e pamundur”, shton Keith.
Ai është rikthyer në formën e zjarrtë në albumin e ri të ”Rolling Stones”, ”Hackney Diamonds”.
Por, ndërsa ”Rolling Stones” tingëllojnë pa moshë, si kurrë më parë, duart e Richards janë të deformuara nga artriti.
A ka ndikuar kjo?
”Nuk kam dyshim se nuk ka ndikuar, por nuk kam dhimbje, është një lloj varianti beninj”, thotë ai.
”Mendoj se nëse jam ngadalësuar pak, ndoshta është më shumë për shkak të moshës. Dhe gjithashtu, më duket interesante, kur të them se nuk mund ta bëj më këtë. Kitara do të më tregojë se ka një mënyrë tjetër për ta bërë”, thekson ai.
”Hackney Diamonds” është albumi i parë me materiale të reja të ”Rolling Stones” në 18 vitet e fundit./ atsh / KultPlus.com