Si sot më 13 mars 1940, ndërroi jetë fotografi Kel Marubi. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot momente nga jeta dhe krijimtaria e fotografit si homazh në përkujtimin e ndarjes së tij nga jeta.
Kel Marubi, zejen e përvetësoi në Lion, në shkollën e parë të fotografisë dhe të kinemasë të themeluar nga vëllezërit Lumière. Pas kthimit në atdhe në fund të viteve 20-të, nisi të punojë si fotograf profesionist në Shkodër. Përjetësoi në celuloid momente të jetës së përditshme dhe të veprimtarisë publike të liderëve politikë të kohës.
U angazhua në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, duke marrë pjesë në themelimin e shumë shoqatave lidhur me gjuhën shqipe, si dhe në botimin e gazetës “Zëri i Shkodrës” në vitin 1908. Në aktivitetin e tij si fotograf, Marubi u bë i njohur edhe jashtë vendit kryesisht në sajë të albumit të realizuar për familjen mbretërore të mbretit të Malit të Zi. Prej veprës së tij janë botuar fotoalbumet “Gjurmë të Historisë Kombëtare në Shkodër” dhe “By the Lumière”.
DPA publikoi edhe një letër të Lasgush Poradecit dërguar nga Marubi me kërkesën për stampimin dhe dërgimin e disa fotove kundrejt pagesës. Po ashtu, në foto tregohet një fletëpalosje reklame e stabilimentit fotografik “Marubi”. / atsh / KultPlus.com