Panairi ‘Fitur 2025’, Çela: Vizitorët shijojnë destinacionet turistike shqiptare në këndin VR

Në stendën e Shqipërisë në panairin Ndërkombëtar të Turizmit, “Fitur 2025’ në Madrid, Spanjë, këndi VR është më i frekuentuari.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, e cila ndodhet në Madrid në kuadër të këtij panairi, në një video të publikuar në rrjetet sociale tha se “kjo është hera e parë që vizitorët ndëkombëtarë po shijojnë destinacionet turistike shqiptare në mënyrën më reale të mundshme me VR stereoscopic 3D”.

“Në stendën tonë ka një kënd që është më i vizituari, pasi stafi jep informacione vizitorëve të shumtë, më pas ata kalojën në këndin VR, ku shikojnë të gjithë informacionin për Shqipërinë turistike. Ndalen në vijën brgedetare në plazhet më të bukura, në Shqipërinë malore, të agrobiznesit dhe shikojnë një Shqipëri në të gjitha senset e saj dhe e gjithë kjo e bërë me nje teknologji të lartë, me një sistem me 8 kamera, të cilat xhirojnë me 360 gradë për të na dhënë të gjithë buku me syzet VR bukruitë e natyrës dhe trashëgimsië kulturore që Shqipëria prezanton në panairin ndërkombëtar të “Fitur 2025”, tha Çela.

Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria është kthyer në stacionin më tërheqës për vizitorët në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” 2025 që hapi dyert të mërkurën në Madrid.

Panairi “Fitur 2025” është pika globale e takimit për profesionistët e turizmit dhe panairi kryesor për tregjet hyrëse dhe dalëse në vendet iberike.

Stenda e Shqipërisë po kthehet në një qendër aktivitetetesh, pjesë e axhendës së organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e konceptuar si një miks përvojash që prezantojnë Shqipërinë si destinacionin më emocionues në Europë, që nga përjetimet përmes eksplorimit virtual të vendit, “Albanian Nights” të frymëzuara nga trashëgimia e pasur e traditave të kulturës dhe jetës së komuniteteve, deri tek përvojat e degustimit të ofruara nga Shoqata Shqiptare e Agroturizmit./ atsh/ KultPlus.com