Siç është paralajmëruar kohë më parë, më në fund është publikuar kënga më e re nga Bebe Rexha e cila vjen në bashkëpunim me artistët e njohur si David Guetta, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie, përcjell KultPlus.
Kënga titullohet ”Family” dhe i përket zhanrit dance/electronic. Ndërkaq muzika është realizuar nga vet DJ me famë botërore, David Guetta, gjersa tekstin e këngës e kanë shkruar vet interpretuesit.
Ky është bashkëpunimi i tretë i artistes shqiptare me David Guetta-n, pas këngëve të suksesshme “Say my name” dhe “Hey mama”. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare e njohur për vokalin e saj tejet të veçantë, ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin ”Ke me mungu”. Bëhet fjalë për Arilena Arën, e cila para publikut gjithmonë vjen me balada të fuqishme që jetësohen përmes zërit të saj të fuqishëm, shkruan KultPlus.
Teksti i ”Ke me mungu” është shkruar nga artisti dhe kant-autori nga Prishtina, Yll Limani. Ndërkaq, teksti i këngës flet për një dashuri të humbur.
Bashkangjitur gjeni videoklipin dhe tekstin e këngës.
Ke me mungu
Kur do të shoh e nuk do mund të flas Kur numrin tënd nuk mund ta thërras Nuk do jesh këtu me ma hek mërzinë Me fol për ëndrra e me bo dashni Në çdo sekond më kujtohesh ti Po largohesh…
Pse nuk po rrin kur edhe unë kam me t’mungu?
A nuk dhash gjithçka? A nuk dita me dasht? A nuk dita me t’mbajtë? Lamtumirë po m’thu Po si mundesh me shku e me m’harru?
Ke me mungu Ke me mungu
Do jetë dimri më i ftohtë Do jetë viti më i gjatë Do ta mbush këtë dhomë me lot Do fundosem pak nga pak Do largohem nga këtu Do shkoj ku s’më njeh njeri Këtë qytet pa ty s’e dua Në çdo vend m’kujtohesh ti
Pse nuk po rrin kur edhe unë kam me t’mungu?
A nuk dhash gjithçka? A nuk dita me dasht? A nuk dita me t’mbajtë? Lamtumirë po m’thu Po si mundesh me shku e me m’harru?
Këngëtari i njohur nga Gjilani sapo ka publikuar këngën e tij më të re, njëherit edhe kënga e gjashtë në albumin e tij të katërt i cili do të publikohet po këtë vit, përcjell KultPlus.
Kënga mban titullin ”Kohë” dhe trajton një temë tejet të ndjeshme, atë të nostalgjisë.
Teksti, muzika dhe orkestrimi është realizur nga vetë këngëtari, ndërkaq në gitarë është Reshat Beqiri, kurse në Backvocal është Herolinda Bajrami.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar së fundmi klipin e këngës “Every Time I Cry”.
Kënga përndryshe është kompozuar dhe shkruar nga Caroline Pennell, Lauren Aquilina, Sean Myer, Henry Walter dhe vet Ava Max, transmeton KultPlus.
Artistja shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, vazhdon të jetë shumë aktive dhe të shijojë suksesin e albumit të saj muzikor më të fundit, “Heaven and Hell”.
Ky album të cilin ajo e publikoi në shtator, u ngjit shumë shpejt në majat e klasifikimit në top listat ndërkombëtare, ndërsa ishte albumi i tretë më i dëgjuar i vitit 2020 nga një artiste femër në Spotify. / KultPlus.com
Naser Berisha ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin ”Pikë në zemër”, këngë kjo e cila renditet e katërta me radhë në albumin e tij të katërt që do të publikohet në gusht të këtij viti, përcjell KultPlus.
Teksti i këngës ”Pikë në zemër” është shkruar nga Zeqirja Bajrami, kurse orkestrimi dhe Mix e Masteri janë bërë nga Naser Berisha, ndërkaq në gitarë është Reshat Beqiri.
Back Vocal-i i kësaj këngë është bërë nga Lorana Berisha, vajza e këngëtarit.
Bashkangjitur gjeni videon e këngës. / KultPlus.com
Këngëtarja Ava Max është një nga talentet më të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës,
Artistja me origjinë shqiptare ka publikuar këngën e saj të re me titull “Every Time I Cry”, e cila në vetëm pak kohë është dëgjuar nga një numër i madh njerëzish në gjithë botën.
Projektet e saj renditen gjithmonë në vendet e para të klasifikimeve muzikore dhe priten me shumë interes nga publiku. / KultPlus.com
Mbrëmja e djeshme shënoi një tjetër arritje të shqiptarëve në botë, për të cilat jemi krenarë. Vajza e Robert Aliaj, Gala u shpall fituese e kompeticionit muzikor “The Voice Kids” në Belgjikë.
Ajo interpretoi në finale këngën e Elton John “Goodbye Yellow Brick Road” dhe atë të Adele “Make me feel my love”. Momenti i fitores ka qenë emocionues për Galën, e cila e nisi këtë rrugëtim shumë rastësisht, por talenti gjithnjë vlerësohet.
Suksesi sapo ka nisur, pasi ajo ka publikuar vetëm pak orë pas fitores, këngën e saj të parë. “Contagious” është krijimi që vjen nën emrin e label-it më të njohur ndërkombëtar, Universal Music. Kënga në gjuhën angleze nuk është publikuar ende në Youtube, por mund ta gjeni në platformat e tjera të muzikës. / KultPlus.com
Sejat Jakupi është njëri ndër këngëtarët më të shquar shqiptar.
Ngjyra e zërit të tij është unike, ai ka arritur që të përcjellë shumë gjenerata si njëri nga këngëtarët më të mirë të rokut dhe funky-t në hapësirat shqiptare.
Karriera e tij është e lidhur me grupin “Telex”, me të cilin bashkëpunoi për tri decenie. Përvçese solist, Sejati, është edhe kitarist dhe kompozitor.
Së fundmi ai ka punuar në këngën e re solo, e cila do të vijë pas një periudhe të vështirë të cilën ai e kalojë.
Kënga titullohet “Dashuria vetëm mbetë”, dhe është e para video e Sejatit si solo-artist.
Kjo këngë, ka ritëm të ngadalshëm, melankolik dhe i është kushtuar të gjithë atyre që luftojnë kundër kancerit.
Videoklipi i këngës është inçizuar në Holandë. /KultPlus.com
Zëri i veçantë shqiptarë, siç është Elina Duni, ka sjellë këngën e re, shkruan KultPlus.
“Wisdom”, është kënga e publikuar mbrëmë që vjen në bashkëpunim me grupin “Aksham” në përbërje të: Marc Perrenoudin, David Enhcon, Florent Nissen dhe Fred Pasquan.
Ndërkohë, Elina Duni përmes një postimi në Facebook ka shpalosur datat e koncerteve që do t’i mbajë në Francë dhe Zvicër:
Më 27.02. 2018 në Sunset Sunside Jazz Club, Paris
Më 28.02.2018 në Le Jam, Marseille, Francë
Më 02.03.2018 në La Spirale, Fribourg, Zvicër
Më 03.03.2018 në Nova Jazz, Yverdon, Zvicër
Më 04.03.2018 në City Club, Pully, Zvicër
Rita Ora dhe Liam Payne sapo kanë sjellë këngën e tyre më të re “For You”, e cila është pjesë e filmit të ardhshëm “Fifty Shades Freed”, shkruan KultPlus.
“Waiting for a lifetime for you / Been breaking for a lifetime for you,” “Wasn’t looking for love ‘till I found you / Ooh na-na ayy, for love, ‘till I found you”, është një nga pjesët që këndohet në këtë këngë.
Ditë më parë Rita Ora ka publikuar një video të shkurtër të realizimit të kësaj këngë të cilën duket se e ka shijuar mjaft shumë.
“Ne e bëmë këtë #ForYou, jam kënaqur shumë në studio me Liam Payne”, kishte shkruar Rita në Instragram.
Këngët e filmave tw Fifty Shades Freed, zakonisht kanë kryesuar toplistat, këtu duhet kujtuar disa nga këngët e suksesshme si kënga e Ellie Goulding “Love Me Like You Do, e cila qëndroi për kater javë e para në Official Singles Chart në vitin 2015, ndërsa bashkëpunimi i Zayn & Taylor Swift “I don’t want to live forever” në Fifty Shades Darker, arriti të jetë në pozitën e pestë vitin e kaluar./ KultPlus.com
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora pas dominimit më 2017 planifikon të sjellë këngë të reja edhe në vitin e ardhshëm që janë pjesë e albumit të saj të dytë.
Ylli i “Anywhere” ka konfirmuar se në muajin e ardhshëm do të ketë duet me Liam Payne për filmin e ri të “Fifty Shades”, por sipas mediave britanike nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet për albumin e saj të dytë, transmeton Koha.net.
MTV shkruan se Rita Ora do të bashkëpunojë me reperen amerikane Cardi B në këngën “Girls”, që pritet të jetë kënga e tretë e albumit të saj.
Rita Ora e Cardi B të dyja janë pjesë e labelit të mirënjohur amerikan Atlantic Records, ndërsa shihet si bashkëpunim që do të rriste famën e Orës në Amerikë, e të Cardi B në Britani të Madhe.
Cardi B është e njohur për këngën e saj “Bodak Yelloë”./ KultPlus.com
Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, sapo ka publikuar këngën e saj më të re.
Pas hitit “Nëntori” që ishte një ndër këngët më të pëlqyera për audiencën shqipfolëse dhe jo vetëm, ajo sonte ka sjellë këngën “Borë në dhjetor”, shkruan KultPlus.
Për muzikën e kësaj kënge është kujdesur Darko Dimitrov, ndërsa për tekstin Kirill Lupinos./ KultPlus.com
Reperi Gjiko, sapo ka publikuar këngën e tij më të re ‘Papuqe Gucci’, shkruan KultPlus.
Kjo këngën vjen me tekst nga vetë reperi ndërsa për videoklipin është përkujdesur REDBOX Entertainment.
Gjiko videoklipin e kësaj kënge e ka sjellë me skena mjaft interesante, ku përveç kolegëve të tij në videoklip është edhe aktori Vedat Bajrami me personazhin e tij të njohur Sahit Plisi./ KultPlus.com
Capital T, ka publikuar sot këngën e re ‘Gucci’, shkruan KultPlus.
Kjo këngë vjen pak ditë pas publikimit të bashkëpunimit me Lyrical Sonin dhe Vig Poppan. ‘Gucci’ është lansuar në rrjetet sociale dhe në platformën muzikore Soundcloud./ KultPlus.com
Rita Ora siç duket do të lansojë së paku edhe një këngë gjatë këtij viti.
Ajo për MTV ka konfirmuar se do ta lansojë edhe një këngë para se të udhëheqë edicionin e sivjetmë të “Europe Music Awards”, që mbahet në Londër më 12 nëntor.
Këngëtarja shqiptare ka konfirmuar se kënga quhet “Anywhere”, dhe do të lansohet më 20 tetor.
“Jam shumë e emocionuar, e dini se nuk më pritet. Nuk kam qenë asnjëherë kaq krenare. Kjo këngë përfaqëson dëshirën e vërtetë për t’u çliruar nga çdo gjë, që mendoj se është shumë e rëndësishme për shkak të asaj që kemi kaluar këtë vit si qytet dhe vend”, është shprehur Ora.
Rita Ora kohëve të fundit ka lansuar dy këngë të suksesshme, “Your Song”, si dhe bashkëpunimin me Aviciin “Lonely Together”. / KultPlus.com