Marsela Çibukaj fiton ‘Këngën Magjike 2022’

Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan. Alban Ramosaj, fituesi i edicionit të kaluar dhe Pirro Çako i dorëzuan kupën triumfueses e cila konkurroi me këngën “I paftuar”.

“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha artistja mes emocioneve.
Pas 3 mbrëmjesh gare, në skenën e Pallatit të Koncerteve mbrëmjen e kësaj të shtune, në këtë Grand International Final u ngjitën 23 artistë, 13 shqiptarë dhe 10 të huaj.

Veç çmimit të madh u dhanë çmime edhe për muzikën më të mirë shqiptare, të huaj dhe për artistët e rinj më të mirë.

Në këtë mbrëmje finale nuk munguan të ftuarit surprizë, si kryetari i Bashkisë së Neë York, Eric Adams apo producenti i famshëm amerikan Angelo Doc Velasquez. Ndërsa një performancë speciale përcolli edhe vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea./TvKlan/KultPlus.com

Nis sot “Kënga Magjike”, zbulohet surpriza e parë e festivalit

Në pak minuta do të nisë edicioni i 23-të i festivalit  “Kënga Magjike” që do të transmetohet në Tv Klan. Artistë të rinj, vendas e të huaj por edhe të mirënjohur, do të ngjiten sonte në skenën e Pallatit të Koncerteve për të dhuruar performancat e tyre. Në një lidhje direkt në edicionin informativ, gazetarja Anisa Krraba zbulon një nga surprizat e festivalit.

Anisa Krraba: Nata e parë e festivalit do të hapet me artistët e rinj. Do të jenë 10 artistë të rinj, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj që do të çelin natën e parë të edicionit të 23-ë të “Këngës Magjike”. Kësaj nate do t’i shtohen edhe 15 performanca nga artistët “Big”.

“Big” të cilët do të vijnë dhe janë të mirënjohur nga skena shqiptare, por edhe artistë “Big” të cilët janë nga e gjithë bota sepse skena e “Këngës Magjike” është bërë vërtetë një skenë internacionale, një festival i cili jo vetëm është i madh muzikor në Shqipëri, por edhe në Ballkan e më gjerë sepse pret artistë që kanë prekur Sanremon, Eurovision  dhe madje janë edhe artistët më “in” të momentit në vendet prej nga vijnë, nga Estonia, nga Franca, nga Italia por  edhe artistë të tjerë të rinj të cilët sjellin traditën e tyre nga vende të tjera  të largëta si Amerika, Azerbajxhani e shumë të tjera.

Do të jetë një natë e cila do të jetë, do ta quaja një mozaik ose një natë tradite e muzikës së mirë, muzikës cilësore dhe muzikës e cila do të shpaloset në të gjitha kufijtë dhe do të jetë në të gjithë botën, ashtu siç janë edhe  përfaqësuesit. Surpriza do të ketë shumë, por unë do të zbuloj vetëm pak, vetëm njërën. Audienca jo vetëm në skenën e Pallatit të Koncerteve, por edhe ata të cilët do  ta ndjekin “Këngën Magjike” nga ekrani i Tv Klan, do të kenë mundësi të bëjnë edhe një udhëtim nëpër Shqipëri sepse sonte do  të shfaqen kartolina nga vendi ynë i dashur.

Në dy netët e para të festivalit do të prezantohen këngët e 50 artistëve. Në natën e tretë do të shkojnë 20 artistë shqiptarë në natën finale shqiptare. Vetëm 11 ose 12 prej tyre, të vendosur nga juria, do të përzgjidhen dhe 10 apo 11 artistë të huaj që do të shkojnë në natën e madhe ndërkombëtare, mbrëmjen e së shtunës. Natën fnale do të ndahen çmimet për muzikën shqiptare e të huaj dhe artistët e rinj./tvklan.al/ KultPlus.com

“Kënga Magjike 2022” do të organizohet në muajin nëntor

Edicioni i 23-të i “Këngës Magjike”, ndryshe nga viti i kaluar, do të zhvillohet sipas traditës ndër vite.

Produksioni njoftoi se në datat 23 dhe 24 maj 2022 artistët mund të dorëzojnë këngët e tyre pranë Tv Klan.

Festivali i këtij viti do të organizohet në nëntor, ndryshe nga ai i vitit të kaluar ku netët finale u mbajtën në muajin maj.

Më herët është zbuluar se anëtarët e jurisë për “Kënga Magjike 2022” do të jenë kantautori Pirro Çako, aktorja Ema Andrea, këngëtarja Jonida Maliqi dhe gazetaret Mira Kazhani dhe Kozeta Kurti.

Fitues i edicionit të kaluar u shpall Alban Ramosaj me këngën “Thikat e mia”, ndërsa grupi Urban Band fitoi çmimin “Best New Artist”.

Festivali mungoi në vitin 2020 dhe për herë të parë u organizua në pranverën e vitit 2021, një vendim që siç duket ka ndryshuar këtë vit. / KultPlus.com

“Gjithmonë gëzime ndanim bashkë, përse më ike, më braktise” (VIDEO)

Aleksandër Gjoka, një zë i thellë e fort i veçantë i ka dhënë shumë muzikës shqiptare. Duke mbetur i tillë për vite të tëra në skenë, ka mbetur i pakrahasueshëm në mesin e artistëve shqiptarë, shkruan KultPlus.

Me stilin e paraqitjet e tij, ai shpesh është veçuar në festivalet jo dhe të pakta ku është prezantuar.  Performancat e tij si i vetëm e me grupin “Tre musketierët” kanë lenë shije të paharruar tek publiku.

Gjoka i i ka kënduar dashurisë së shkuar, zemrës së një gruaje, shiut e pranverës. Më së shumti, ai mbahet mend për këngën e dimrit, për zbrazëtinë e ikjes. Ani pse me dy vargje, ndërthurja e fjalëve të jep një histori të tërë të shtrirë në tinguj. / KultPlus.com

KutlPlus sot ju kthen nostalgjinë për zërin e Gjokës, duke e risjell këtë këngë:

Alban Ramosaj mes lotësh në Këngën Magjike: O mam, fitova (VIDEO)

Alban Ramosaj me këngën ‘Thikat e mia’ ka fituar edicionin e 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Teksti i këngës është shkruar nga Fifi dhe vetë këngëtari Ramosaj. Këngëtari krahas votave të jurisë, rrëmbeu edhe ato të artistëve por dhe të publikut.

Çmimi u dorëzua nga fituesja e edicionit të kaluar të Këngës Magjike, Eneda Tarifa. Ndërkaq Alban Ramosaj pas fitores falënderoj nënën e tij dhe publikun duke theksuar se kjo ishte vetëm një kujtesë e arsyes se pse ai këndon.

Ndër të tjera, Ramosaj pranoi çmimin mes lotësh. Ishin fjalët ”O mam, fitova” që emocionuan të gjithë të pranishmit. / KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve të ‘Këngës Magjike’

Është mbajtur sonte nata finale e edicionit të 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Përgjatë kësaj finaleje kanë performuar artist të shumtë e janë ndarë çmime të shumta.

Ishte Alban Ramosaj ai që fitoi çmimin kryesor me këngën ‘Thikat e mija’.

Ndërkaq ndër çmimet e para që u dha në ‘Këngën Magjike’ ishte ‘Artisti i ri më i mirë’ të cilën e rrëmbyen Urban Band me këngën ‘Edhe një natë’.

Kurse çmimi i dytë të ndarë gjatë kësaj nate ‘Artistja Ndërkombëtare e fitoi Nusta me këngën ‘We Are One’.

Nata e sotme krahas performancave që dhanë artistët në skenë u shoqërua edhe me prezencën e dy finalistëve të Eurovsionit, Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri.

Më poshtë gjeni listën me pikët e grumbulluara nga secili konkurrent pjesëmarrës./ KultPlus.com

Gjon’s Tears në ‘Kënga Magjike’: Jam shumë krenar që jam sonte këtu, jeni shumë të talentuar

Është duke u mbajtur sonte nata finale e edicionit të 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Prezentë në këtë natë janë edhe pjesëmarrësit e sivjetëm të Eurovisionit, Gjon’s Tears që përfaqësoi Zvicrën dhe Anxhela Peristeri që përfaqësoi Shqipërinë.

Ishte Ardit Gjebrea ai që u afrua afër të dy finalistëve të Eurovisionit për ti falënderuar për pjesëmarrjen e tyre në natën e sotme.

Peristeri tha se është shume e lumtur që pranë vetes ka edhe Gjonin i cili në një mënyrë përfaqësoi denjësisht Shqipërinë.

“Falënderim shumë jam shumë e lumtur që është Gjoni këtu se edhe ai përfaqësoi shumë denjësisht Shqipërinë”, tha ajo.

Ndërkaq Gjon Muharremaj u shpreh se është shumë krenar që i është ofruar mundësia të përcjellë festivalin ‘Kënga Magjike’.

“Jam shumë krenar që jam këtu për ta shikuar festivalin dhe keni shumë talent në Shqipëri, kështu që kjo nuk është një gjë e re kur shikoni Anxhelën edhe Aurelën dhe jam shumë i gëzuar që jam këtu. Dhe faleminderit vazhdoni të jeni të talentuar”, tha ndër të tjera ai./ KultPlus.com

Fillon nata finale e Këngës Magjike 2021

Ka filluar tashmë nata finale e edicionit 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Së bashku me producentin Ardit Gjebrea, sivjet kompeticioni muzikor po prezantohet edhe nga artistja Marsela Çibukaj.

Kurse juria e këtij edicioni janë Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Në finalen e sotme do të konkurrojnë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajd-i Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj./ KultPlus.com

Finalja e Këngës Magjike sjell Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristerin

Në natën finale të Këngës Magjike do të jenë prezent dy shqiptarët që morën pjesë në Eurovisionin e sivjetëm, Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri, shkruan KultPlus.

Kjo është bërë nëpërmjet një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e Eurovisionit në Shqipëri.

Dy artistë nga Eurovision-i i sivjetshëm do të jenë prezentë në finalen e Këngës Magjike. Ata janë Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears.

Posted by Eurovision Albania on Saturday, May 29, 2021

Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Në finalen e sotme do të konkurrojnë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj./ KultPlus.com

Sonte finalja e ‘Këngës Magjike’

Sezoni i 22-të i festivalit të ”Këngës Magjike”, këtë vit është zhvilluar ndryshe nga çdo herë tjetër për shkak të pandemisë dhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Ky kompeticion muzikor për herë të parë nuk u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.

Gjithashtu pati një numër të kufizuar njerëzish të pranishëm në skenë, mes tyre edhe artistë që kanë kënduar në natën e parë gjysmëfinale të festivalit.

“Pandemia fiku dritat e botës”, tha ai duke shtuar se “Kënga Magjike” do të zhvillohet këtë herë në një tjetër shtëpi të ëmbël. Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi”, është shprehur Ardit Gjebrea, përcjell KultPlus.

Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Në finalen e sotme do të konkurrojnë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj dhe ne jemi gjithë sy e veshë se kush do të triumfojë në këtë kompeticion muzikor. / KultPlus.com

Bëhet e ditur juria e Këngës Magjike

Festivali më i madh i muzikës shqiptare, Kënga Magjike, do të rikthehet sërish pas 1 viti mungesë dhe të gjithë po presin me padurim të mësojnë më shumë detaje nga ky edicion. Pak javë më parë në emisonin “E diela shqiptare” drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea, zbuloi emrat e artistëve BIG që do të konkurrojnë këtë vit.

Alban Ramosaj, Ardit Stafa & Salije Bajrami, Eneda Tarifa, Enxhi Kumria, Era Rusi, Erik Lloshi, Eva Alikaj & Çlirim Denaj, Fifi & Bruno, Fitnete Tuda & Don Duli, Gerta Mahmutaj, Julian Lekocaj, Klajdi Haruni & Flori Mumajesi, Krusita, Lindita, Lorenc Hasrama, Marjona Metohu, Marsela Çibukaj, Orgesa Zaimi, Semi Jaupaj, Soni Malaj, Xhesika Polo & Klint Çollaku, Xhon Jesku, Aurel Thëllimi, Eltina Minarolli & Dea Strica, janë artistët që do të garojnë në “Kënga Magjike”.

“Kënga Magjike” do të nisë nga data 21 mars dhe finalja do të mbahet në 29 maj. Këtë edicion nuk do të mungojë as juria, që do të gjykojë artistët e rinj që konkurrojë në festival. Burime për “Revista Who” kanë bërë të ditur se juria përbëhet nga Arben Skënderi, Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapedani dhe Kozeta Kurti.

Këta dy të fundit i bashkohen jurisë së spektaklit për herë të parë dhe kanë pasur gjithmonë lidhje të ngushta me muzikën. Markelian Kapedani është pianist dhe kompozitor shumë i njohur, ndërsa Kozeta Kurti është marrë vazhdimisht me organizimin e koncerteve në vend kohët e fundit.

Kurse Arben Skënderi, Jonida Maliqi dhe Enkel Demi kanë qenë edhe më herët pjesë e jurisë dhe tashmë janë të mësuar me këtë rol kaq të rëndësishëm në zbulimin e talenteve të rinj. /konica/ KultPlus.com

Zbulohen emrat e artistëve pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike 2021’

Është zbuluar lista e këngëtarëve pjesëmarrës të edicionit të 22-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Prezantimi i artistëve dhe këngëve konkurruese do të nisë më datën 21 mars 2021 në programin “E Diela Shqiptare”.

Krahas edicioneve të tjera, këtë radhë ky kompeticion muzikor do të mbahet në pranverë.

Më poshtë ua sjellim listën me emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”:

1. Alban Ramosaj

2. Ardit Stafa & Salije Bajrami

3. Aurel Thëllimi

4. Eltina Minarolli & Dea Strica

5. Eneda Tarifa

6. Enxhi Kumria

7. Era Rusi

8. Erik Lloshi

9. Eva Alikaj dhe Clirim Denaj

10. Fifi & Bruno

11. Fitnete Tuda & Don Duli

12. Gerta Mahmutaj

13. Julian Lekocaj

14. Klajdi Haruni ft. Flori Mumajesi

15. Krusita

16. Lindita

17. Lorenc Hasrama

18. Marjona Metohu

19. Marsela Çibukaj

20. Orgesa Zaimi

21. Semi Jaupaj

22. Soni Malaj

23. Xhesika Polo & Klint Çollaku

24. Xhon Jesku

Theksojmë që netët gjysmë-finale do të mbahen në datat 26 dhe 27 maj, kurse finalja më 29 maj 2021. / KultPlus.com

‘Kënga Magjike’ fillon në mars, artistët do të shpërblehen si asnjëherë më parë

Festivali ‘Kënga Magjike’, i cili tash e sa vite drejtohet nga Ardit Gjebrea, këtë vit do të mbahet në muajin mars, shkruan KultPlus.

Gjebrea ka zbuluar edhe datat dhe disa detaje tjera se kur dhe si do të mbahet edicioni i sivjetëm i këtij festivali.

‘Në 21 mars 2012 fillojmë tek @edielashqiptare dhe në 29 maj përfundojmë finalen’, ka njoftuar Gjebrea përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Por ky vit do të vijë më ndryshe, artistët pjesëmarrës do të shpërblehen me para. Ky solidaritet është bërë për të nxitur artistët që të mbajnë gjallë magjinë e këngës shqipe.

Këtë njoftim e ka dhënë vetë moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea në një postim në Insatagram duke zbuluar se artistët pjesëmarrës do të shpërblehen me nga 200 mijë lek ndërkaq fituesi do të marrë 500 mijë lek.

‘Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre- këngën, është impresionuese. Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i “Kënga Magjike” ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit. Është ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe’, ka shkruar Gjebrea në Instagram. / KultPlus.com

Ardit Gjebrea: Këtë vit ‘Kënga Magjike’ do të pushojë

Festivali i Këngës Magjike, që vitin e kaluar shënoi 20 vjetorin, këtë vit nuk do të jetë pjesë e ekraneve televizive, shkruan KultPlus.

Lajmin e bëri të ditur Ardit Gjebrea përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram, ku tregoi se Kënga Magjike do të jetë në pushim, në vitin 2020.

“Kenga Magjike në 2020- pushim! Në pranverë të 2021 rikthehemi për t’i dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra! Ndërkohë edhe @edielashqiptare me fillimin e sezonit shtator 2020-korrik 2021 për rrjedhim vjen më e pasur në programin e sja. Ja, kështu filluam planet në këtë Vit të Ri!”, ka shkruar Gjebrea.

Me të ardhurat e “Këngës Magjike” do të ndihmohet një familje në Thumanë

Tragjedia e fundit në Shqipëri, ka tronditur edhe botën e artit e të muzikës, duke bërë kështu që shumë artistë t’i bashkohen kauzës përmes donacioneve të ndryshme, shkruan KultPlus.

Së fundi, përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Instagram, Ardit Gjebrea, ka bërë të ditur se të ardhurat nga festivali i Këngës Magjike, do t’i dedikohen një familjeje në Thumanë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Ardit Gjebreas.

“#kendojpertendertuar Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë. #tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi.” / KultPlus.com

Kush e fiton festivalin ‘Kënga Magjike 2018’? (VIDEO)

Festivali ‘Kënga Magjike’ muajin dhjetor do të mbajë edicionin e tij të radhës.

Tanimë i kemi të ditura disa prej këngëve që konkurrojnë në festivalin e njohur të muzikës shqipe. Prezantimi i këngëve po ndodhë çdo të diele në TV Klan.

Edhepse herët të flitet, disa këngë kanë marrë vëmendje dhe kanë pushtuar toplistat muzikore.
Stresi më këngën “Të du mom” ka arritur tanimë 2 milionë klikime në Youtube, për dy javë të lansimit dhe mbetet një prej këngëve më të dëgjuara të festivalit, ende pa nisur netët gjysmëfinale

Kënga “Vuj” e Ronela Hajatit e ka kthyer fuqishëm këngëtaren në festival. Ronela, e njohur për pjesëmarrjet e saj në Këngën Magjike disa herë, është kthyer me një tekst të veçantë dhe një melodi të krijuar nga Threedots. Edhe kjo këngë qëndron mirë me klikime, shkruan KultPlus.

Fifi dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat për një melodi që nuk lë shumë vend për koment. Fifi rikthehet në festival pas baladës së vitit të kaluar, kësaj radhe me emrin e njohur të repit shqiptar – MC Kresha, për këngën “Psikopatja jote”.

KANITA – e njohur si vajza që ka dalë prej emisioneve për zbulimin e talenteve, këtë edicion vjen në festival me këngën “S’jemi ne”, dhe është shndërruar menjëherë në një prej këngëve favorite për të fituar festivalin. Kanita, e re në moshë, premton shumë me këtë krijim dhe ka hyrë në listë kësisoj me emrat e mëdhenj të muzikës shqipe që kanë marrë pjesë në Këngën Magjike. Ajo ka bashkëpunuar me Lindon Berishën dhe me Boban Apostolov për këngën e saj.

Kur Edi Rama ndau çmime në “Këngën Magjike” (VIDEO/FOTO)

Edicionin e parë e nisi në vitin 1999. “Kënga Magjike”, një ndër festivalet më të mëdha të muzikës në trojet shqiptare, rriti shumë breza dhe popullarizoi shumë emra të këngëtarëve shqiptar të cilët tashmë po korrin suksese edhe ndërkombëtare.

Ky festival mirëpriti emra të shumtë si për të kënduar në atë skenë të madhe që sjellë emocion, ashtu edhe për të ndarë çmime. 2 çmime të dy edicioneve të ndryshme të “Kënga Magjike”, i ndau tashmë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Çmimin e parë të edicionit të parë të “Kënga Magjike”, e ndau kryeministri Rama, çmim ky që i takoi këngëtares Elsa Lila me këngën “Vetëm një fjalë”, shkruan KultPlus. Ndërsa çmimin e dytë kryeministri Edi Rama e ndau në vitin 2002, çmim ky që shkoi për Mira Koncin me këngë “E pathëna fjalë”.

https://www.youtube.com/watch?v=idwrXQTeDwQ

Një çmim në vitin 2000 e pati ndarë edhe këngëtarja e madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha, çmim ky që u takoi Irma dhe Eranda Libohova me këngën “Një mijë ëndrra”.

“Kënga Magjike” në vitin 2004 u pati mbajtur në Kosovës, në sallën 1 Tetori, ndërsa çmimin e parë e pati fituar Irma Libohova me këngën “Prapë tek ti do vijë”.

Sivjet ky festival festoi edicionin e 19-të, ku fituese doli të jetë Anxhela Peristeri me këngë “E çmendur”./ KultPlus.com

Anxhela Peristeri, fituese e “Këngës Magjike” 2017-të

Mbrëmë në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë u mbajt finalja e madhe e edicionit të 19-të “Këngës Magjike”.

Këngëtarë të shumtë rrëmbyen çmime të ndryshme në kuadër të këtij festivali të madh, derisa çmimin kryesor të “Këngës Magjike” sivjet e fitoi kënga “E çmendur” e këngëtares, Anxhela Peristeri, shkruan rtv21.tv

Ndërkohë, si çdoherë ky festival përveç ndarjes se çmimeve sjell edhe me shumë befasi e argëtim. Këtë vit për këtë pjesë u përkujdesen aktorët e njohur, Besart Kallaku dhe Erion Isai.

Më poshtë gjeni çmimet që u ndanë në festivalin ”Kënga Magjike” të vitit 2017
:

Best Dance- Alar Band- “Leni onjant”
Best female voice – Anxhela Persiteri- “E çmendur”
Best Male Voice- Mentor Haziri- “Palgë në zemër”
The most like artist- Valon Shehu- “Ti mos më shaj”
Çmimi i TV Klan- Xhesika Polo- “Jetën ma fal”
Kënga Stil- Lind Islami- “Problem”
Çmimi Metopol- Aurel- “Thellimi”
Best artist on web- Stresi ft. Anxhelo Koci & Flor Bana – “Sa her e don”
Best duet- Endri dhe Stefi Prifti- “E prek Magjinë”
New artist- Gjon Shahu ”Medicine”
Çmimi i RTV 21- Egzona Ademi-“Zhurmë”
Best Group – NRG Band- “Gocat me martini”
Kënga hit- Filloreta Raçi – “Zhurmë”
Çmimi diskografik- Stine “Ma more zemrën”
Çmimi “ Çesk Zadeja” Blerina Braka “Mirupafshim dashuri”
Çmimin e interpretimit ‘’Kastro Zizo dhe Rea Nuhu- ”Pa faj”
Çmimin e baladës më të mirë-Samanta Karavella ”Humbur”
Çmimin Etno trend- Rovena Dilo- ”Ke le për mu”
Çmimin e produksionit më të mirë- Klinti Çollaku ”Më s’më gjen”
Çmimin e kritikës- Elhaida Dani ”E ngrirë”./ KultPlus.com

Kush do ta fitojë festivalin ‘Kënga Magjike 2017’ (VIDEO)

Kanë përfunduar kësisoj dy netët gjysmëfinale të edicionit të këtij viti të Festivalit “Kënga Magjike”.

Pallati i Kongreseve në Tiranë për dy net me radhë ishte nikoqir i këngëtarëve që këtë vit sjellin krijimet e tyre muzikore në një edicion të mbushur me muzikë.

Në të dy netët, emrat e mëdhenj të muzikës por edhe emrat e rinj janë bashkuar drejt një gare të fuqishme. Para se të shohim finalen e festivalit, nesër mbrëma, po sjellim këtu disa prej atyre që mund të fitojnë festivalin, shkruan KultPlus.

Këtë edicion, dukshëm nuk ka një favorit absolut që do të fitonte festivalin, por këngëtarët kanë ardhur me projekte aq të fuqishme, sa dikush veçohet ndër të tjerët.

Elhaida Dani me këngën “E ngrirë” ka ardhur e fuqishme dhe me emocion në këtë festival. Fituese e shumëfishtë e disa garave muzikore, për Elhaidën një fitore në “Këngën Magjike” do të ishte një tjetër trofe.

Rovena Stefa ka një këngë të veçantë. Vokali i saj në natën kur performoi lë shumë për të dëshiruar, por ajo është Rovena dhe ka tanimë një bagazh muzikor prapa saj. Kënga “Veç një jetë” po pëlqehet në rrjetet sociale ndërsa edhe mund të na befasojë me fitore.

Anxhela Peristeri ka ardhur në natën e parë të Festivalit “Kënga Magjike”. Anxhela gjithmonë vjen e veçantë, ndërsa ka sjellë një këngë që është konkurrencë e fortë në edicionin e 19-të të Këngës Magjike.

Valon Shehu, djali nga Kosova i cili po bën karrierë më të bujshme në Shqipëri, në festival këtë vit vjen me “Ti mos më shaj”. Ai ka bashkëpunuar me Filloreta Raçin dhe Kledi Bahitin për të sjellë një këngë që ka rreth 300 mijë klikime në Youtube dhe u performua në një nga netët e prezantimit në Sallën prestigjioze para publikut besnik. / KultPlus.com

Gati për edicionin e 19-të të Festivalit “Kënga Magjike”

Mbrëmë janë prezantuar edhe këngët e fundit konkurruese për edicionin e sivjetmë të Festivalit të Muzikës “Kënga Magjike”, dhe përgatitjet për mbrëmjet në skenë tashmë janë duke u finalizuar, shkruan KultPlus.

Festivali që shtrihet përgjatë tri mbrëmjeve, më 6, 7 dhe 9 dhjetor ka përfshirë emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe debutantë.

Kurse këtë edicion pritet ta moderojnë: Ardit Xhebrea, Besart Kallaku, Arjola Shehu, Erion Isai dhe Nevina Shtylla./KultPlus.com

Rovena Dilo në Këngën Magjike me këngën “Ke le për mu” (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Rovena Dilo është prezantuar me këngën “Ke le për mu” në edicionin e sivjetmë të Festivalit “Kënga Magjike”, shkruan KultPlus.

Përgjatë interpretimit të saj, ajo është mirëpritur nga audienca. Mbetet të shihet për suksesin final të Dilos në këtë festival që sivjet sjellë shumë emra të muzikës shqiptare./KultPlus.com

Çiljeta rikthehet e fuqishme në Festivalin ‘Kënga Magjike’ (VIDEO)

Çiljeta ka kohë që ka pauzuar nga muzika. Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun ka pritur këtë vit për të qenë pjesë e Festivalit Kënga Magjike.

“Hajmali” titullohet kënga e Çiljetës në këtë edicion, e cila u prezantua këtë të diele në televizionin Klan në Shqipëri, aty ku edhe prezantohen të gjitha këngët.

Çiljeta ka bashkuar forcat me Elgit Dodën, Olti Currin dhe Maringlen Bojan për këngën e saj konkurruese, shkruan KultPlus.

Është komentuar shumë skenografia në paraqitjen e këngëtares, që ngjason me këngëtaren ruse Polina Gagarina, kur ajo këndoi këngën “A Million Voices”.

Këngët pjesëmarrëse në Këngën Magjike 2017 po prezantohen në emisionin “E Diela Shqiptare”, ndërsa vetëm një numër i tyre do të mund ta prekë finalen dhe gjysmëfinalet e festivalit. / KultPlus.com

Elhaida Dani “E ngrirë” në Kënga Magjike (VIDEO)

Këngëtarja Elhaida Dani e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, këtë vit ka vendosë që të sfidohet në një tjetër garë, shkruan KultPlus.

Elhaida Dani tashmë është pjesë e garës së Festivalit të Muzikës “Kënga Magjike”, festival që tashmë po konsiderohet si festivali që po nxjerrë shumë këngë të qëndrueshme. Në videon mëposhtë mund ta dëgjoni këngën e Elhaida Danit./KultPlus.com

Ardit Gjebrea prezanton moderatorët e Festivalit Kënga Magjike

Ardit Gjebrea, personazh i përfolur këto ditë për faktin e një skandali që ndodhi në emisionin të cilin ai e prodhon dhe e moderon, ka prezantuar edhe bashkë-moderatorët e tij në Festivalin Kënga Magjike.

Të parët janë Bes Kallaku dhe Erion Isai ndërsa krahas këtyre emrave dhe vetë Gjebresë, do të vijnë edhe Nevina Shtylla e Arjola Shehu, shkruan KultPlus.


Nevina Shtylla


Arjola Shehu

Kallaku është aktor shqiptar derisa Erion Isai është poashtu aktor i njohur për paraqitjet e tij në spektaklin Portokalli në Top Channel. Nevina Shtylla është aktore dhe fotomodele derisa Arjola Shehu është prezantuese e disa emisioneve në Shqipëri.


Bes Kallaku


Erion Isai

Tanimë ka nisur prezantimi i këngëve që këtë vit janë pjesëmarrëse në Festivalin Kënga Magjike, e ky prezantim po ndodhë në emisionin E Diela Shqiptare, çdo të diele në Tv Klan. / KultPlus.com