Besa Kokëdhima tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk jam në gjendje të këndoj

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë goditur Shqipërinë, vendi po vazhdon të kaloj një periudhë mjaft të vështirë, shkruan KultPlus.

Shumë artistë e shumë fytyra publike u kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme viktimave të tërmetit.

Besa Kokëdhima, këngëtarja e njohur shqiptare, së fundi ka treguar të jetë tërhequr nga pjesëmarrja në Festivalin e Këngës Magjike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një njoftimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të këngëtares.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”. / KultPlus.com

Me të ardhurat e “Këngës Magjike” do të ndihmohet një familje në Thumanë

Tragjedia e fundit në Shqipëri, ka tronditur edhe botën e artit e të muzikës, duke bërë kështu që shumë artistë t’i bashkohen kauzës përmes donacioneve të ndryshme, shkruan KultPlus.

Së fundi, përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Instagram, Ardit Gjebrea, ka bërë të ditur se të ardhurat nga festivali i Këngës Magjike, do t’i dedikohen një familjeje në Thumanë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Ardit Gjebreas.

“#kendojpertendertuar Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë. #tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi.” / KultPlus.com