‘S’paske pas një pikë mëshire’ (VIDEO)

Hafsa Zyberi është një ndër këngëtaret që këndoi dhe kultivoi këngët e Shqipërisë së Mesme, shkruan KultPlus.

Ajo është këngëtare popullore e vlerësuar në breznin dhe kualitetin e Fitnete Rexhës, Nexhmije Pagarushës, Fatime Sokolit, Merita Halilit etj.

Disa prej këngëve të cilat ajo i këndoi ndër vite janë: Hajde Moj Malenake, S’paske Pas Një Pikë Mëshirë, Si Më Ke Sytë Më Ke Vetullat, Të Du Moj Goce E Vogel, Ti Pelqeva Ato Sy, Unë Ty Moj Të Kam Dashte, Kënga E Shoqënisë, Balluket E Tuja, Çohuni Djema Shaloni Atin, Këngë Për Kajo Karafilin, Kumuri Qafëbardhë, Kur Ke Qenë Një Herë E Re, Lum E Lum Se Ja Mërrina, Më Shikon Më Buz Në Gaz, Moj Thëllënxa Mitare, Mun Te Ara Kë Tagjia, Në Bash Të Qejfit E T’muhabetit, Rrallë Kam Pa Ksoj Bukurie etj.

KultPlus ju sjell një interpretim të saj ‘S’paske pas një pikë mëshire’

‘Spaske pas një pikë mëshirë’

s’paske pas një pik mëshire,
qysh mësova unë ksi soj,
xhanëm aman
qysh mësova unë ksi soj.

(ref.)
s’pres prej teje farë të mire
vec me fol o njëher me goj
xhanëm aman.
vec me fol o njëher me goj.

pse m’ke marrë kaq shumë mëri
s’shkohet jeta me inat
xhanëm aman
s’shkohet jeta me inat

(ref.)
fol me gojë o syni i zi
mos ki frikë se ben mëkat
xhanëm aman
mos ki frikë se bën mëkat

paske pas moj zemrën hekur
qysh durove mori xhan
xhanëm aman
qysh durove mori xhan

jam betu se nuk du tjetër
trëndafile o në Elbasan
xhanëm aman
trënadafile o në Elbasan/KultPlus.com