‘Rrallë kam pa k’so bukurie’ nga zëri unik i Hafsa Zyberit (VIDEO)

Hafsa Zyberi është këngëtare shqiptare e cila i takon brezit të Fitnete Rexhës, Nexhmije Pagarushës, Vaçe Zelës, Fatime Sokolit, Merita Halilit etj.

Gjatë karrierës së saj këndoi dhe kultivoi me një pasion të madh këngët e Shqipërisë së Mesme.

Disa prej këngëve të cilat ajo i këndoi ndër vite janë: Hajde Moj Malenake, S’paske Pas Një Pikë Mëshirë, Si Më Ke Sytë Më Ke Vetullat, Të Du Moj Goce E Vogel, Ti Pelqeva Ato Sy, Unë Ty Moj Të Kam Dashte, Kënga E Shoqënisë, Balluket E Tuja, Çohuni Djema Shaloni Atin, Këngë Për Kajo Karafilin, Kumuri Qafëbardhë, Kur Ke Qenë Një Herë E Re, Lum E Lum Se Ja Mërrina, Më Shikon Më Buz Në Gaz, Moj Thëllënxa Mitare, Mun Te Ara Kë Tagjia, Në Bash Të Qejfit E T’muhabetit, Rrallë Kam Pa Ksoj Bukurie etj.

KultPlus ju sjell një interpretim të saj “Rrallë Kam Pa Ksoj Bukurie”:

‘Shtrona moj nuse’ nga zëri i paharruar i Nazmie Hoxhës (VIDEO)

Nazmie Hoxha është një ndër interpretueset e këngës së mirëfilltë shqipe, e cila u dëgjua mjaft shumë në vitet 1970-2000.

Ushtrimin e këtij profesioni Nazmie Hoxha e filloi  me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira të cilat realizoheshin për të rinjtë në atë kohë.

Muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektivë dhe i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Ndër këngët më të njohura të saj kanë qenë “Si dukat i vogël” je dhe “Oj zogo dhe disa të tjera”. Nazmia vdiq më 5 maj 2007, ndërsa u varros në Prishtinë.

KultPlus ju sjell sot këngën “Shtrona moj nuse” të interpretuar nga zëri i saj i ëmbël:

‘Kush ka vajza botën ka’ (VIDEO)

Irma Libohova është këngëtare shumë e njohur shqiptare. Ajo gjatë karrierës së saj muzikore 40 vjeqare, ka marrë pjesë në shumë festivale të këngës.

“Nuk e harroj” (1987) fituese e Festivalit të 26 të Këngës në RTSH, “1001 ëndrra” (2000) fituese e Kënga Magjike, “Prapë tek ti do vij” (2004) fituese e Kënga Magjike etj, janë disa prej këngëve me të cilat ka marrë pjesë në festivale.

Sot KultPlus ju sjell ‘Kush ka vajza botën ka’, njërën ndër këngët më të dashura për publikun:

dy te rinj nje vit martuar
me nje vajze ishin gezuar
viti i dyte shpejt kaloi
vajza tjeter i gezoi
kete kenge le ta degjoje
kush ka vajza te kendoje

o jane te mira sa me s’ka
o kush ka vajza boten ka
o jane per moter jane per vella
o jane per nene e per baba
o jane per nene e per babaaa
o jane sherbet per bakllava
jan sherbet per bakllava

vinin lajmet per mbas dere
lindi vajze edhe kesaj here
por s’merzitej cifti ri
per ata nuk kish rendesi
femijet jane gezimi i shtepise
kur jane frut i dashurise


sot kane ardhur kohra te tjera
vajza shkon vertet nga dera
porse koken pas e ka
vec per nene e per baba
djali nusen merr e shkon
nene e babe pak i largon/KultPlus.com

‘Tumankuqe moj bel-hollë, ma bën me sy ma bën me dorë’ (VIDEO)

‘Tumankuqe’, është një këngë e vjetër çame që këndohej në ahegje të ndryshme. Kjo këngë vazhdon të dëgjohet edhe sot, e cila ka tekst dashurie dhe i kushtohet një vajze lozonjare çame.

KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Tumankuqe’:

Tumankuqe moj bel-hollë,
Ma bën me sy ma bën me dorë,
Tumankuqe moj bel-hollë
Ma bën me sy ma bën me dorë,
Ma bën me sy ma bën me dorë

Te pret djali ne oborr
Ma bën me sy ma bën me dor
Te pret djali ne oborr

Tek shtëpia me dërrasa
dil moj kaleshë se plasa,
Tek shtëpia me dërrasa
dil moj kaleshë se plasa.
Dil moj dil ti në dritare

Vajzë çame lozonjare
Dil moj dil o ne dritare
Vajze çame lozonjare

Barbaro vasiliko,
Moj dhent e mia kush i do,
Barbaro vasiliko,
Moj dhent e mia kush i do,
Moj dhent e mija kush i do,

Se s’jam i zoti për ato,
Moj dhent e mija kush i do,
Se s’jam i zoti për ato./KultPlus.com