Më shumë se 24 mijë këngë të reja publikohen çdo ditë në botë. Por vetëm katër për qind parashikohen të jenë hit. Në studimin e ri , një grup shkencëtarësh nga Amerika hetuan se si njerëzit vendosin se cila këngë do t’i pëlqejë, pra cila do të jetë më e pëlqyera në një periudhë të caktuar dhe rezultatet i befasuan, shkruan ” Science blog”.
Ata përdorën algoritme për të analizuar reagimet trupore të dëgjuesve ndaj muzikës dhe zbuluan se ata mund të parashikonin me 97 për qind saktësi se cilat këngë do të donin shumica e njerëzve.
“Duke aplikuar mësimin e makinerive në të dhënat neurofiziologjike, ne mund të identifikonim pothuajse në mënyrë të përsosur këngët hit.” Është mjaft e mahnitshme që aktiviteti nervor i 33 njerëzve mund të parashikojë nëse miliona të tjerë do të dëgjojnë këngë të reja. “Asgjë afër kësaj saktësie nuk është demonstruar ndonjëherë.” “tha Paul Zack, profesor në Universitetin Claremont dhe autor i studimit
Në studim, pjesëmarrësit u pajisën me sensorë dhe dëgjuan 24 këngë duke dhënë komente mbi preferencat e tyre. Duke gjurmuar ndryshimet në trurin e subjekteve, algoritmet matën emocionet e tyre dhe sa me vëmendje e dëgjonin melodinë e ofruar. Shkencëtarët kanë vënë re se nënndërgjegjja e të anketuarve parashikon më mirë se cilën këngë u pëlqen sesa komentet e tyre të vetëdijshme.
Me këtë studim, shkencëtarët shpjegojnë rëndësinë e këtyre gjetjeve, duke deklaruar se shërbimet e transmetimit të muzikës do të jenë në gjendje të identifikojnë më lehtë dhe me efikasitet këngët e reja që ka të ngjarë të jenë hite për listat e luajtjes së përdoruesve, duke e bërë punën e tyre më të lehtë dhe magjepsur dëgjuesit.
Kjo do të mundësojë përvoja argëtuese të përshtatura në popullatën e përgjithshme, bazuar në neurofiziologjinë e individëve. Në vend që njerëzit të mbingarkoheshin me opsione të panumërta, atyre mund t’u paraqiteshin vetëm disa zgjedhje, duke e bërë më të lehtë për ta zgjedhjen e muzikës që do t’u pëlqente.
Edhe pse shkencëtarët arritën rezultate pothuajse perfekte të parashikimit, ata pranuan se kishte disa kufizime, duke qenë se përdorej një numër relativisht i vogël këngësh./alsatm/KultPlus.com
Ata ndoshta nuk kanë pasur në mendje shoferët kur e kanë shkruar, por një hit i madh ‘Queen’ ishte në krye të një sondazhi në Angli për këngët e preferuara që shoferët dëgjojnë në makinat e tyre.
Sondazhi i 2000 shoferëve në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se 78% e të anketuarve këndonin në makinë, edhe pse vetëm 21% e atyre që kënaqen duke kënduar melodi mendojnë se ato janë të mira.
Në vend të parë ishte “Don’t Stop Me Now” i Queen’s, i lëshuar si single në 1979. Abba’s Dancing Queen është në vendin e dytë, e ndjekur nga Livin’ on a Prayer e Bon Jovi në vendin e tretë.
Më shumë se katër në 10 (42%) që kënaqen duke kënduar në makinë pohojnë se të kënduarit është thelbësor për përvojën e tyre të vozitjes, ndërsa 51% thonë se kjo thjesht i bën ata të lumtur. Megjithatë, 37% duhet të dëgjojnë këngët e pasagjerëve ose shoferëve gjatë rrugës, duke i bërë udhëtimet e tyre më pak të këndshme.
Studimi i OnePoll në bashkëpunim me Fiat zbuloi se 16% e shoferëve u është thënë të ndalojnë së kënduari, ndërsa 11% janë vënë në telashe pasi janë kapur duke e bërë atë.
40 këngët më të mira të makinave, sipas sondazhit
Queen – Don’t Stop Me Now
Abba – Dancing Queen
Bon Jovi – Livin’ on a Prayer
Neil Diamond – Sweet Caroline
Meatloaf – Bat out of Hell
Fleetwood Mac – Go Your Own Way
The Killers – Mr Brightside
Kings of Leon – Sex on Fire
Pharrell Williams – Happy
Bruce Springsteen – Born to Run
Spandau Ballet – Gold
The Beatles – Hey Jude
Fleetwood Mac – The Chain
The Weather Girls – It’s Raining Men
Culture Club – Karma Chameleon
Rod Stewart – Maggie May
Dire Straits – Money for Nothing
Taylor Swift – Shake It Off
Steppenwolf – Born to be Wild
Cyndi Lauper – Girls Just Want To Have Fun
Take That – Never Forget
Bryan Adams – Run to You
Petula Clark – Downtown
Fleetwood Mac – Dreams
David Bowie – Let’s Dance
David Bowie – Heroes
Lady GaGa – Poker Face
Rihanna – Umbrella
Beyoncé – Single Ladies
Duran Duran – Rio
Frank Sinatra – Fly Me To The Moon
Alanis Morissette – Ironic
Frank Sinatra – My Way
Katy Perry – Roar
Harry Styles – As It Was
Madonna – Holiday
Michael Jackson – Smooth Criminal
Demi Lovato – Let It Go (from “Frozen”)
Madonna – Like a Virgin
Depeche Mode – Just Can’t Get Enough. /abcnews.al/KultPlus.com
“Këngët e Kalasë” përshkruanin histori, ngjarje, beteja, luftra të gjata, heronj e patriotë.
Naxhi Kasoruho, “Mjeshtër i Madh”
Kalatë apo kështjellat jo vetëm në vendin tonë por në gjithë botën emërtimet e tyre i marrin ose nga vendet dhe qytetet ku janë ngritur si psh: kalaja e Beratit, Krujës, Prizrenit, Kaninës, Lëkursit, Porto Palermos, Elbasanit, Kardhiqit, Libohovës etj.
Po ka edhe kala që marrin emërin e personazheve të njohur që shpesh kthehen në mite si kalaja e “Rozafës”, në Shkodër dhe “Argjiros” në Gjirokastër dhe kala që emërtohen me emrin e prijsit e mbretërve të kohës si: Kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Tepelenë e Janinë etj.
Në tërë historinë e tyre kalatë janë ndërtuar si fortifikime të jashtëzakonshme për të mbrojtur qytetet dhe njëkohësisht në pika dominante shumë të vështira për t’u pushtuar. Me këtë mision mbrojtës vjen në historinë e kalave dhe fortifikimeve në vendin tonë gjatë shekujve dhe mijëvjeçarëve edhe kalaja e Gjirokadtrës. Këtë kala madhështore herë e quajnë si një kryqëzor gjigand që ka hedhur spirancën aty majë shkëmbit për të qëndruar përjetësisht dhe herë e quajnë si një shqiponjë që ka hapur krahët dhe është gati për fluturim, por që nuk dihet çfarë e ndalon për t’u ngritur lart në qiell dhe ngeli e ngurtësuar me krahët hapur për të mbrojtur qytetin. Ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit të XX kjo kala do të quhej “Kalaja e Festivalit”.
Nuk e di nëse për kalanë e Gjirokastrës para vitit 1968 kur në sheshin e saj hapi siparin Festivali i parë Folklorik Kombëtar të jetë kënduar ndonjë këngë për të, ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit XX-të për këtë kala populli ka kënduar shumë këngë, duke e bërë atë ndoshta të vetmen jo vetëm në rajon por shumë më gjërë. Nga ky vit e në vazhdim kalaja e Gjirokastrës për faktin se aty në çdo pesë vjet organizohej Festivali Folklorik Kombëtar ajo mori emërtimin mbarë popullor si “Kalaja e Festivalit”.
Ja çfarë thotë një nga këngët e këtij festivali: “Na buron nga zemra,/Kënga më e mirë,/Në Kalanë e Festivalit,/ Plot me misafirë./ Moj kala ç’mur të ka rënë,/Andej armë e këndej këngë“.
Dhe kënga tjetër: “Ndezi këngën Shqipëria,/Në Kalanë e Festivalit,/ Te ky shesh s’harron kurrë,/ Këngën e Xhevat Avdallit./Na vjen këtu Demir Zykoja,/Gojë mblajti nga Skrapari,/Krah për krah Hafsa Zyberi,/ Madhështor Mentor Xhemali.”
Por në se nuk dimë se çfarë këngësh i janë kushtuar kalasë së Gjirokastrës shekuj më parë mendoj se këngët e para aty janë kënduar që në kohën kur janë grumbulluar gurët e parë dhe janë hapur themelet për të ndërtuar muret e kalasë. Ustallarët kur pushonin në kohën e drekës duke qënë banorë të travave ku kultivohej polifonia me siguri ja merrnin këngës për të shprehur dertet e shpirtit.
Natyrshëm lind pyetja: Pra çfarë ishin këngët e ustallarëve në mijëvjeçarin e parë të pas Krishtit kur ndërtonin kalanë e Gjirokastrës?
Mendoj se këngët e tyre do të ishin me melodi të karakterit epik të rënda monostrofike, të zvargura, të thella, të përshtatura me kohën dhe vendin ku këndoheshin. Këngët e ustallarëve që unë po i quaj “Këngët e Kalasë” përshkruanin histori, ngjarje, beteja, luftra të gjata, heronj e patriotë, ndoshta dhe frikacakë e tradhëtarë çka i bën ato në një farë mënyre të jenë memorja e historisë.
Këngën gjithmonë e ka pasur bashkëudhëtare të jetës shqiptari. Këngë këndonte në dasma e gëzime familjare, këngë u këndonte trimave kur i përcillte në luftë dhe këngë u këndonte luftëtarëve kur binin në fushën e betejës. Të tilla i imagjinoj këngët e ustallarëve kur ndërtonin kalanë e Gjirokastrës.
Nisur nga ato që thotë historia se në fillim është ndërtuar kalaja dhe pastaj qyteti mendoj se këngët e ustallarëve kanë qënë këngët e para të trashëgimisë folklorike të qytetit të Gjirokastrës. Ato melodi dhe ajo strukturë tonalo-modale e këngëve të ustallarëve të kalasë në rrugëtimin e tyre, në vite e shekuj, në evolucionin që pësuan nga përpunimi që i bëri Artisti Popull janë burimi dhe origjina e këngës gjirokastrite.
Nga vitet e origjinës e deri më sot kënga gjirokastrite nuk mendoj se ka patur ndryshime rrënjësore si psh: të jetë kënduar këngë e shoqëruar me saze e sot të jetë polifoni apo e kundërta.
Nuk kemi dokumenta të shkruara të rrugëtimit të këngës gjirokastrite që të vërtetojnë origjinën e këngës së sotme të qytetit të gurtë por për veçoritë e saj, kontrastet me këngët e tjera të rajonit e më gjërë, autenticiteti i saj i paprekur nga lashtësia deri në ditët e sotme e bëjnë këngën gjirokastrite nivelin më të lartë të polifonisë shqiptare.
U ula të shkruar për Kalanë e Gjirokastrës “Kalanë e Festivalit” në këtë vit të 50 vjetorit të Festivalit Folklorik Kombëtar si manifestimi madhështor i trashëgimisë kombëtare. Panteoni ku Artisti i madh Popull shpalosi me tërë pasionin e shpirtit perla nga trashëgima folklorike si pjesë e indentiteti tonë kombëtar. /KultPlus.com
Është e pamundur të zgjedhësh këngën më të mirë në mesin e qindra këngëve që Nexhmije Pagarusha i këndon gjatë tërë jetës së saj.
Një shpirt i mbushur me këngë e melodi, kur Nexhmija morri një tekst a një melodi në dorë, e këndoi dhe e mishëroi deri në fund. Pak kishte rëndësi nëse kënga ishte krijuar për të, për dikë tjetër, apo ishte këngë që ekzistonte asokohe.
Bilbili i Kosovës, sot jo aktive në muzikë dhe me një shëndet më të dobët krahas moshës, megjithatë gjatë karrierës aktive muzikore na la shumë melodi me të cilat sot nuk ka njeri që nuk është lidhur emocionalisht, së paku me ndonjërën prej tyre.
Duke shikuar popullaritetin e Nexhmije Pagarushës – zërit të kristaltë të shqiptarëve, këngët e saj në internet kanë marrë hovin e tyre dhe klikimet e tyre. Jo pse sipas klikimeve mund ta dimë sa shumë pëlqehen këto këngë, por kjo shërben pak për të parë cilat janë ndoshta këngët më të njohura të saj, dhe më të pëlqyera, edhe pse një pjesë e tyre janë krijuar në dekada kur dëgjuesit e saj të sotëm nuk kanë qenë ende të lindur.
BARESHA është padyshim ndër këngët që më së shumti dëgjohen sot, vulën e së cilës e mban në origjinal zëri i Nexhmije Pagarushës.
E DEHUN JAM për vite me radhë ka ardhur për dëgjuesin shqiptar në forma e versione të ndryshme, ndërsa kënga origjinale këndohet nga Nexhmije Pagarusha.
ÇOU MORE REXHO është titulli i këngës tjetër nga Nexhmija, një tekst në delir për kërkesë të ringjalles së Rexhës, këtij heroi të vërtetë. Kënga e Rexhës është një rrëfim që vjen në formë muzike kënduar nga e madhja Nexhmije Pagarusha. Ju mbetet juve të na tregoni këngën tuaj të preferuar nga bagazhi muzikor i pasur i Nexhmije Pagarushës. /KultPlus.com
Këngëtarja Hanife Sejfulla Reçani, arriti që në repertorin e saj të ketë një pasuri të përbërë nga 150 këngë, që ajo i këndoi për 50 vite me radhë, shkruan KultPlus.
Ndër më të njohurat janë këngët: “Bien tri dairetˮ, “Prej Tetove në Gostivarˮ, ˮMoj fusha e Korabitˮ, “I hipa vaporitˮ, “Kënga e çobanitˮ…
Talentin dhe zërin e saj prej këngëtareje e zbuluan mësuesit e saj të shkollës ku ajo mësonte, pa mbushur akoma 12-vjeç. Ata e përkrahën atë për t´u bërë një këngëtare e madhe.
Hanife Sejfulla Reçani ishte e bija e Sahit Keçës nga fshati Shkinak Grykë-Çajë. Për arsye të kushteve të vështira ekonomike, familja e saj u shpërngul nga Shkinaku rreth vitit 1934.
Ata morën rrugën në lindje për të kaluar në fushën e Pollogut dhe qendrën e saj Gostivarin, ku edhe nisën një jetë të re.
Në Gostivar ata gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e banorëve vendas ashtu si dhe lumjanë të tjerë që vendoseshin në këto anë./ KultPlus.com
Këto janë disa nga këngët që kanë frymëzuar ata që kanë luftuar maleve për çlirimin e Shqipërisë. Këto këngë por edhe të tjera janë mbledhur në antologjinë e këngëve patriotike partizane, të përmbledhura nga muzikologu Vasil Tole.
Antologjia është një përmbledhje e 60 këngëve e botuar në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
ATO MAJA RRIPA-RRIPA
Ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë.
Ndizet lufta për liri e derdhet gjak.
Janë trimat partizanë që luftojnë,
janë bijtë e Shqipërisë që marrin hak!
Sot po dridhet tirania anembanë!
Sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi,
se u mbushën malet plot me partizanë,
se u ngrit sot gjithë rinia për liri!
Me përpara një flamur të kuq në dorë!
Me një torbë me fishekë e një dyfek!
Të cfilitur prej fashizmit të copëtuar
turren trimat dhe luftojnë shteg më shteg.
HAKMARRJE
Po ngrihet një zë nga fundi i varrit,
si dielli kur shkrep e hapet mbi dhe.
Hakmarrje! Hakmarrje, në grykë të barbarit!
Përpara, o Popull, mbi të si rrufe!
«Hakmarrje, Rini!» – dëshmori thërret,
se ra për liri mbi truallin e vet.
«Hakmarrje!» – thërrasin martirët nga varri,
«se gjaku i derdhur sot gjak po kërkon!»
Është popull i tërë me besë shqiptari,
me armë në dorë fashizmin lufton!
Partizani n’luftë po shkonte
Partizani n’luftë po shkonte
Ka marrë pushkën me një dorë.
Lamtumirë o nënë e babë
Lamtumirë o motr’e re.
Ditë për ditë nëna priste
Ndonjë lajm prej djalit saj.
Kur një ditë letra mbërriti
Drejt prej malit ka ardh fjalë:
Djali yt ka mbarue
Me fashistët ka luftu.
Nëna thoshte: Lumja unë,
M’u vra djali për liri./KultPlus.com
Dje ka ndërruar jetë Nijazi Bytyqi, figura që cilësohet si pionier i muzikës pop dhe rock në trojet shqiptare, shkruan KultPlus.
Duke qenë një ndër të parët ai bëri edhe kthesë në këtë muzikë e cila nuk ishte edhe aq e përhapur në vendin ku ai jetonte. Rokeri flokëgjatë u bë edhe krijues i disa grupeve si “Luniazet” dhe “Marmianga”.
Në kujtim të tij, KultPlus sot ju sjellë me tekst një këngë të realizuar shumë kohë më parë nga këngëtari:
Ti eja, eja e dashur
Une te dua, Une te dua
Ti eja, n’andrat e mia ma t’bukura
Ti eja, eja e dashur
Une te du, Ty t’adhuroj
Ti eja, eja e dashur
Une te du
Ty gjithmon t’adhuroj
Ti eja, eja e dashur
Une te dua
Ti eja n’andrat e mia
Ma te bukura
Ti eja, eja e dashur
Une te du
Ty t’adhuroj
Ti eja, eja e dashur
Se ti m’je
Gjithmon ne kujtime
solo
Ti eja, eja e dashur
Une te du
Ty t’adhuroj
Ti eja, eja e dashur
Se ti m’je
Gjithmon ne mendime
mmmmmm
Ti eja, eja e dashur
Une te du
Ty t’adhuroj
Ti eja, eja e dashur
Se ti m’je
Gjithmon ne kujtime
Eurovizion për 10 vite rresht nxjerrë sondazhin për 250 këngët më të pëlqyera të këtij festivali, shkruan KultPlus.
Kësisoj, në këtë sondazh që janë të radhitura këngët më të pëlqyera të të gjitha edicioneve, janë edhe tri këngë shqiptare, të kënduara nga vajzat të cilat përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në këtë garë.
E para është Elhaida Dani e cila ka zënë vendin e 44 me këngën “I’m Alive” dhe e cila mori pjesë në Eurovizion në vitin 2015-të.
Pas saj në vendin e 46 vjen Rona Nishliu me “Suus” e cila në Eurovizion mori pjesë në vitin 2012-të ku asokohe edhe zuri vendin e pestë në këtë garë të madhe, vend këtë që ende asnjë shqiptar nuk ka mundur ta thyej. Rona deri më tani ka korrur suksesin më të madh nga shqiptarët që morën pjesë në Eurovizin.
Krejt në fund është edhe Lindita Halimi me këngën “World” e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2017-të.
Kësaj liste, i prinë për pesë vite radhazi kënga “Euphoria” e Loreen. Sondazhi organizohet nga ESC Radio dhe Songfestival.be.
Ndërkohë, sivjet në vitin 2018-të Shqipërinë në Eurovizion, do ta përfaqësojë Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, i cili mori vendin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, festival ky që fituesi fiton menjëherë biletën për Eurovizion./ KultPlus.com