Poezi nga Qëndresa Prapashtica.
Po eci edhe sivjet në t’njejtin qytet’
këmbët e ndjejnë ramjen e notave të njejta
mbi tastierë,
mbi qytet…
– edhe pse unë nuk jam vetëm vesh’t e mi
sot s’më duhet tjetër gjë, veç nji kange të mirë…
…edhe sivjet
më kanë thanë që nji kangë mallëngjyese do të lihet për fund
e shtirjet janë gjthmonë të fillimit,
…edhe sivjet,
e njejta kangë do t’këndohet
apo i njejti qytet do të jetë, i mbajtur pa zë
e kangët e vitit të ri do të thuhen për të,
si pëshpërima kurajuese të nji të dashuri
në netë të ftohta…
diku fshihet fuqia e njeriut
ndoshta në kangët e dashurisë…