Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka publikuar një thirrje të hapur për nominimin e tre anëtarëve nga shoqëria civile, të cilët do të jenë pjesë e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.
Ky Këshill është derivat i zotimeve, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i kanë marrë në kuadër të edicionit të parë të Samitit për Demokraci të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Rrjedhimisht, Presidentja Vjosa Osmani ka inicuar themelimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili do të luaj rolin e mekanizmit përgjegjës për udhëheqjen dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci.
Ky Këshill do të jetë përgjegjës për të garantuar monitorimin, transparencën, dhe llogaridhënien në lidhje me përmbushjen e këtyre zotimeve.
Thirrjen e gjeni në vegzën në vijim:
Shpallje – Presidente e Republikës së Kosovës – DR. VJOSA OSMANI – SADRIU (president-ksgov.net) / KultPlus.com