Kanë 2024, Kevin Costner rrethohet në tapetin e kuq nga 5 fëmijët e tij

Dita e pjesëmarrjes në Festivalin e Filmit në Kanë e Kevin Costner erdhi. Aktori, regjisori dhe producenti 69 vjeçar u shfaq në tapetin e kuq i rrethuar me pesë nga shtatë fëmijët e tij, të cilët dukeshin të mrekullueshëm.

Annie, Lily, Grace, Cayden dhe Hayes ishin fëmijët krah tij, ku ky i fundit, 15 vjeç, debuton në filmin e ri të babait të tij të famshëm, të cilit edhe ai i ngjan shumë.

Kevin Costner ka marrë vlerësime të ndryshme , duke përfshirë dy çmime “Oscar”, tre çmime “Golden Globe” dhe një çmim “Primetime Emmy” .

Ai u bë i njohur duke luajtur në filma të tillë si The Untouchables (1987), Bull Durham (1988), Field of Dreams (1989), JFK (1991), Robin Hood: Prince of Thieves (1991), Bodyguard (1992), A Perfect World (1993) dhe Wyatt Earp (1994). Gjatë kësaj kohe, Costner drejtoi dhe luajti në epikën perëndimore Dance with Wolves (1990), për të cilin ai fitoi dy çmime “Oscar” për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë. Më pas ai luajti dhe bashkëprodhoi në Waterworld (1995) dhe drejtoi The Postman (1997) dhe Open Range (2003)./living/KultPlus.com

Filmi “The Bodyguard” së shpejti i ripunuar për fansat e tij

Dramaturgu Matthew López, i cili u nominua për çmimin Toni për dramën “The Inheritance”, u angazhua të shkruaj edhe skenarin e filmit ikonik në të cilin me rol debutoi ikona e muzikës Whitney Houston, të pagëzuar “The Bodyguard”.

Këtë film do ta realizojë Warner Bros.

Filmi i ri “The Bodyguard” do të realizohet inspiruar nga drama e vitit 1992, në të cilën me role paraqiten Houston dhe Kevin Costner.

Filmi origjinal fitoi mbi 400 milionë dollarë amerikan në Box office-n botëror, si dhe u konsiderua filmi me muzikën më të mirë të të gjitha kohërave, ku disa këngë të Hjuston kryesuan toplistat aso kohe.

Lawrence Kasdan nga kompania Kasdan Pictures dhe Dan Lin, si dhe Jonathan Eirich nga Rideback janë prodhuesit e filimit të ri.

Kasdan ishte skenarist dhe producent edhe i filmit origjinal.

Deri më tani nuk është bërë i ditur ekipi e aktorëve që do të paraqiten me role në filmin e ri.

Filmi i skenaristit Lopez, “The Inheritance” u dha premierë në Londër në vitin 2018, ku u vlerësua drama më e rëndësishme amerikane e shekullit. Më pas u shfaq në West End, e në Broadway në vjeshtën e vitit 2019. /21Media / KultPlus.com