Tashmë shumë shpesh jemi mësuar të shohim artisten me famë botërore, Bebe Rexha, në shumë kampanja të brendeve të njohura botëore. Së fundi, ajo ka qenë pjesë e një reklame të re për radion tejet të famshme, ”SiriusXM”, një radio kjo nën udhëheqjen e artistit Kevin Hart, përcjell KultPlus.
“SiriusXM” në reklamën e re promovon mënyrën se si radio gjendet në çdo pajisje teknologjike dhe jo vetëm në radio.
Në video-reklamë, Rexha shihet teksa shkon te Kevin, i cili është duke kryer seancën e tij të kardios, ndërsa në lap-top mund të shihet duke dëgjuar radion. Dhe në atë moment, Bebe Rexha i drejtohet prezantuesit të famshëm duke i thënë: Kevin, ti mund të përdorësh telefonin tënd.
https://www.youtube.com/watch?v=ocwXCEWCGSA&t=18s&ab_channel=SiriusXMBebe Rexha e ka ndarë këtë video me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke potencuar se ndjehet mjaft e kënaqur që është pjesë e kësaj reklame. / KultPlus.com