​Reporteri britanik: Pamjet nga Khersoni i çliruar ma kujtojnë Kosovën e vitit ’99

Pamjet e Khersonit, qytetit të Ukrainës i cili arriti të çlirohet nga forcat ruse pas më shumë se tetë muaj lufte, i kanë rikthyer në kujtesë, ish-gazetarit britanik, Brendan Paddy, Kosovën e vitit 1999.

Në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, ai ka shpërndarë disa pamje ku shihet një gazetar i “Sky News” që merr përqafime nga banorët ukrainas, teksa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar.

“Kjo më jep mua kujtimet e arritjes në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy. / KultPlus.com

Pas suksesit në Kherson, Kiev zotohet të vazhdojë dëbimin e Rusinë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u zotua se do të vazhdojë t’i shtyjë forcat ruse jashtë vendit të tij, pasi ato u tërhoqën nga Kherson.

Tërheqja ruse nga Khersoni shënoi një moment historik triumfues në për Ukrainën kundër pushtimit të Moskës pothuajse nëntë muaj më pare, raporton Associated Press.

“Do të shohim shumë të tjera përshëndetje të tilla” të ushtarëve ukrainas që çlirojnë territorin e kontrolluar nga Rusia”, tha Zelenskyy, “ne nuk harrojmë askënd ne nuk do të lëmë askënd.”

Ai u zotua para njerëzve në qytetet dhe fshatrat e Ukrainës që janë ende nën okupim.

Rimarrja e Khersonit nga Ukraina ishte një pengesë e rëndësishme për Kremlinin dhe e fundit në fushën e betejës. Ajo erdhi rreth gjashtë javë pasi presidenti rus Vladimir Putin aneksoi rajonin Kherson dhe tre provinca të tjera në Ukrainën jugore dhe lindore – në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar – dhe i shpalli ato territor rus. / KultPlus.com