Skitarja Kiana Kryeziu do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin, shkruan KultPlus.
“Krenarë pa fund.
Skitarja Kiana Kryeziu bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Ajo ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022.
Shumë urime Kianës dhe gjithë komunitetit të skitarisë.”- thuhet në njoftimin e MKRS-së./KultPlus.com