Regjisori Kiço Londo do të sjellë në Teatrin e Durrësit, “Aleksandër Moisiu” shfaqjen “Elektra”, e cila është një produksion i Teatrit Shëtitës Çajupi. Trupa e aktorëve premton të sjelle një magji të konsiderushme dhe elektrizuese, siç thuhet në një postim të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Shfaqja do të lëvizë nëpër rrugën Egnatia që lidhte Romën me Lindjen. Do të fillojë me Durrësin si porta hyrëse e rrugës Egnatia dhe do të mbarojë me Kostandinopojën në Selanik e Athinë.
Në rolet kryesore interpretojnë: Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engjëll Hoxha etj. Shfaqja do të shënojë premierën në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, në datat 2, 3, 4 shkurt.
“Elektra” e teatrit Shëtitës “Çajupi” është një shfaqje sipas tekstit të Sofokliut. Ajo na tregon historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj. Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja eksploron pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e faljes. Shfaqja është një tërbim emocional dhe fizik. Moderniteti vjen jo nga teknologjia e lartë, por nga primitiviteti ekstrem dhe ambicioz./atsh/KultPlus.com