Vendet më të preferuara për t’u vizituar në vitin 2022

Për shkak të pandemisë, vitet e fundit pjesa e vizitave nëpër vende të ndryshme të botës ka qenë si “zgjidhje” për të qetësuar vetën dhe familjen nga jeta e përditshme.

Edhe pse për të vizituar një vend të huaj, qytetarëve të Kosovës u duhet të kalojnë midis shumë procedruave, por pavarësisht një gjë e tillë realizohet.

Disa prej destinacioneve më të mira që mund t’i vizitoni në këtë vit janë si vijojnë:

Ishulli Barduba në Karaibe

Barduba, një ishull i vogël është i bekuar me kilometra të tërë rëre të bardhë dhe rozë dhe ishte një nga vendet e preferuara për pushime të Princeshës Diana.

Ishujt Bissagos në Guinea

I përbërë nga 88 ishuj, nga të cilët vetëm 23 janë të banuar, ky arkipelag magjik i vendosur rreth 48 kilometra larg bregut të Guinesë në Afrikën perëndimore është unik. Turistët që i vizitojnë do të shpërblehen me parqe të gjera natyrore dhe ujëra të qeta blu.

Cepi Breton, Nova Scoti

I lidhur me kontinentin kanadez nga një rrugë e gjatë, ishulli Cape Breton është i famshëm për pamjet e tij piktoreske dhe vendet historike.

Collaborative Environmental Planning Initiative | Bras d'Or Lakes CEPI

Kili

Një rrip i gjatë e i hollë midis Oqeanit paqësor dhe maleve të Andeve, Kili është lider botëror në ekoturizëm dhe një parajsë e aventurave në natyrë.

Kolombo, Sri Lanka

Në Kolombo destinacionet për t’u vizituar nuk janë të pakta. Shtëpia e të ndjerë Geoffrey Bawa është tashmë një minimuze, ndërsa ishulli ka edhe plazhe të mrekullueshme e ferma të mëdha çaji.

Dijon, Francë

Dijon një nga ‘kryeqytetet’ gastronomike të Francës, një përzierje e lavdishme e shtëpive me korniza druri, pallateve madhështore të shekullit të 18-të.

Disko Bey, Greenlandë

Balenat, ajsbergët kolosalë, një akullnajë që lëviz me shpejtësi përcaktojnë Gjirin Disko, në bregun perëndimor të Grenlandës. Qyteti me shtëpitë e tij shumëngjyrëshe, përbën një bazë të shkëlqyeshme për eksplorim. Ky fjord është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pjesërisht për shkak të shkëlqimit të tij mahnitës dhe pjesërisht për shkak të studimeve shkencore që janë zhvilluar këtu gjatë 250 viteve të fundit, të cilat i ndihmuan shkencëtarët të kuptojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Disko Bay Explorer with Uummannaq - Secret Atlas

Parqet Kombëtare Gabon në Afrikën Qendrore

Pellgu i Kongos, nganjëherë i quajtur “mushkëria e Afrikës”, është pylli i dytë më i madh i shiut në botë. Më shumë se 10% e Gabonit, në vijën bregdetare të Atlantikut të Afrikës Qendrore, i është dhënë 13 parqeve të tij kombëtare.

Jordani

Disa vjet më parë, qyteti antik spektakolar i Petrës i gdhendur në shkëmb i Jordanisë ishte në rrezik të bëhej viktimë e suksesit të tij, pasi industria e turizmit kërcënoi strukturat e saj delikate. Vizitorët me siguri do të kthehen në këtë perlë, por ka mundësi për të eksploruar Jordanin në mënyrë nga më të ndryshme. Thesare të tjera arkeologjike, si rrënojat e Jerash dhe Umm Kais, meritojnë të shihen.

Lahti, Finlandë

Finlanda renditet rregullisht si vendi më i lumtur në botë, dhe ka shumë për të qenë të gëzuar kur bëhet fjalë për qytetin e bukur buzë liqenit të Lahtit. I ndodhur 100 kilometra në verilindje të Helsinkit, ky destinacion është i gjelbër në çdo kuptim. Qyteti i tetë më i madh i Finlandës është i mbushur me pyje, parqe dhe rezervate të bukura me shtigje të pabesueshme ecjeje dhe pika vëzhgimi.

Munga-Thirri-Simpson Desert, Australi

Për ata që kanë dashur gjithmonë të përjetojnë një sfidë një herë në jetë, në Outback të Australisë, parku kombëtar më i ri, dhe tani më i madhi, i pret. Parku Kombëtar i Shkretëtirës Munga-Thirri-Simpson i Australisë Jugore mbulon 36,000 kilometra katrorë dhe përfshin pjesë të shkretëtirës së famshme Simpson, e cila shtrihet në shtetin e Queensland dhe në Territorin Verior. Ai u shpall park kombëtar në nëntor 2021. E vetmja mënyrë për të eksploruar Parkun Kombëtar të Shkretëtirës Munga-Thirri-Simpson është me një automjet me katër rrota, i hapur, i domosdoshëm për të hyrë në rrjetin e gjerë të liqeneve playa, dunat e kuqe mahnitëse dhe kullotat e mbushura me zogj. Netët kalohen duke kampuar nën yje./KultPlus.com

Munga-Thirri-Simpson desert declared Australia's biggest national park  after 10-year campaign | South Australia | The Guardian

Në Kili, atje ku rrugët emërtohen shqip

Duke lexuar një shkrimtar kilian, një poet të cilin po e lexoja në spanjisht, në një moment gjatë rrëfimit poetik më mbetën sytë te emri i një rruge që kishte vargëzuar poeti, emri i rrugës ishte… “Rruga e Dibrës”?!… U befasova sepse bëhej fjalë për një qytet në jug të Kilit me emrin Hualpën?!… Qytet nga vinte poeti I cili kishte lindur aty…

Kuptohet plot kureshtje u futa në Google dhe kërkova më shumë për këtë rrugë me këtë emër kur për befasinë time mësova se aty në atë qytet në Kili jo vetëm që kishte një rrugë me emrin “Rruga e Dibrës” por kishte edhe disa rrugë të tjera me emra qytetesh shqiptare!?… Në gjuhën spanjisht kishte “Rruga Durrësi”, “Rruga Berat”, “Rruga Elbasan”, ”Rruga Shkodra”, “Rruga Tirana”, (Google diku e jepte gabim “Triana” por në vazhdim po të ndiqet rruga, më poshtë në hartë del e qartë, “Tirana”)”, “Rruga Vlora”, (Valona)”…

Kërshëria më shtyu të kërkoj me gjatë dhe nga kërkimet mësova se Hualpen është një qytet në jug të Kilit, është pjesë e Provincës Concepción, Regjionit të Bio Bio… Emrat e rrugëve të atij qyteti janë vëne ashtu sepse të parët ata që themeluan qytetin kishin qenë emigrantë që kanë ardhur nga disa shtete europiane dhe emrat i kane vendosur sipas vendeve të tyre të origjinës, nga kishin ardhur emigrantët!… Sipas historikut të qytetit emigrantët thuhet se kishin anglezë, skocezë, francezë, çekë dhe jugosllavë… Në faqen online të bashkisë thuhet se emigrantët nga Jugosllavia kishin qenë: “Kryesisht kroatë”?!… Dhe paskan zgjedhur emra qytetesh shqiptare?!… Si janë zgjedhur emrat e qyteteve shqiptare, për emra rrugësh në Hualpen Kili!? Një mister që meriton vemendje studiuesish të mirëfilltë, besoj!

Eh, ne shqiptarët e shkretë! Do kalojnë vite e vite derisa në të mbledhim historinë tonë shqiptare të shkapërdarë copa-copa në të katër anët e globit!… Edhe pse nuk përmenden shqiptarët si komunitet aty në themelimin e qytetit emrat e qyteteve shqiptare flasin vetë duke sheshuar çdo dyshim!?
Emra shqiptarë të rrugëve nëpër perëndim ka plot në fakt, na janë përmendur këto fakte nga i madhi Faik Konica, i cili gjatë viteve që jetoi në Bruksel ngulmoi të gjente shtëpi në “Rue d’Albanie” (”Rruga e Shqipërisë”) që gjendet edhe sot e kësaj dite në kryeqytetin evropian… Dihet miqësia që ka pasur Konica me poetin e madh freng, Gijom Apolonieri dhe njëherë kur po lexoja biografinë e Francis Steegmuller, që është studiuesi më i njohur i poetit të madh francez Gijom Apolonierit, (Guillaume Apollinaire 26 gusht 1880 – 9 nëntor 1918)… ndesha në një dëshmi mjaft inetresante lidhur me Konicën dhe rrugën me emrin Shqipëria…Në faqen 92 të librit shkruhej :”Megjithatë ashtu si kuptohej liria në Bruksel, nuk e kënaqte atë, (Konicën, shën.im), më shumë se Parisi. Një ditë ai u fut në telashe me një polic që e ndaloi në rrugë:

-”Kombesia juaj?”-e pyeti polici…
-”Shqiptare!”…
-”Adresa?”…
-”Rruga Shqipëria!”…
-Profesioni juaj?”…
“Botues i gazetes “Shqiperia”, (“Albania!”)…
“Në do ta dish, unë me të vërtetë nuk ju besoj juve!”-i tha polici dhe kështu patrioti shqiptar e kaloi natën në stacionin policor’… Fragment nga faqja 92 e librit studimor, “Apollinaire; Poet Among The Painters”… “Apoloniere; Poeti mes piktorëve” e autorit Francis Steegmuller…

Dëshmi të tjera për emra rrugësh nëpër perëndim kemi plot, ”Rue d’Albanie” në disa qytete në Francë, ”, po ashtu ne Quebec, (Kuebek) Kanada, ka në Afrikën e Jugut në Malmesbury, Cape Town e deri në Filipinet e largëta!?… Po ashtu në USA në disa qytete ka rrugë ose avenue të emertuara “Albania”, ”Albania Street’ ose “Albania Avenue”, më e famshmja është një në Orlando në destinacionin turistik numër një në botë, siç është Disney World! Në Itali në disa qytete ka emra shqiptarë të rrugëve, në Romë ka edhe “Piazza Albania”…Në Angli në Londër ka rrugë me ermrin Shkodër, ”Scutari Road”…

Të gjitha këto të dhëna meritojnë vëmendjen e studiuesve…, shkruan kjo gazetë.

Përgatiti: Ilir Seci. / KultPlus.com