Pamjet e një fenomeni të rrallë mbi qiellin e Kinës (VIDEO)

Një video virale është shfaqur në TikTok që tregon një fenomen të rrallë në qiellin mbi Kinë. Edhe pse në pamje të parë duket si një ylber, duket se nuk është ashtu siç argumentojnë vetë përdoruesit e rrjetit të përmendur.

Përkatësisht, video e skenës së përrallave ka marrë gati 190 milionë shikime dhe më shumë se 34 milionë pëlqime dhe njerëzit nuk reshtin së komentuari.

“Kjo është kaq e mrekullueshme, a është e mundur të jetë e vërtetë?”, “Kjo është vërtet e lezetshme”, lexojnë disa nga komentet nën video.

Për çfarë bëhet fjalë?

Është një fenomen magjik, një re e quajtur “Pileus”, që në latinisht do të thotë “kapelë”. Kjo re në formë kapele me ngjyrë ylberi është një fenomen i rrallë.

Reja e pazakontë formohet kur ajri i lagësht ngrihet me shpejtësi mbi majën e një reje kumulus, e cila më pas ftohet dhe kondensohet, duke formuar një formë kapaku të përbërë nga një numër i madh kristalesh akulli.

Megjithatë, kjo lloj reje shihet rrallë në ngjyrat e ylberit.

Ndodh vetëm në rast se të ashtuquajturat ylbertë, d.m.th. ngjyrosje e resë kur drita e diellit ose drita e hënës në një kënd të caktuar kalon nëpër një shtresë të hollë reje të përbërë nga pika të vogla uji ose kristale të imët akulli me përmasa të ngjashme.

Pastaj ka një zbërthim të dritës në ngjyra spektrale, dhe rezultati është një pamje që vërtet ju lë pa frymë./alsatm/KultPlus.com

OKB: Puna e detyruar e minoriteteve në Kinë mund të përbëjë “skllavëri”

Puna e detyruar që Kina po aplikon ndaj myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve të tjera në Ksinjiang, mund të përbëjë “skllavëri si krim kundër njerëzimit”, tha një ekspert i pavarur i Kombeve të Bashkuara.

Ujgurët dhe grupi etnik turkik kryesisht vijnë dhe janë të lidhur me kulturën e rajoneve të Azisë Qendrore dhe Lindore.

Trajtimi i tyre nga zyrtarët kinezë në rajonin e Ksinjiangut, ku ujgurët janë vendosur në kampe ndalimi, është cilësuar si gjenocid nga Shtetet e Bashkuara, përderisa OKB-ja ka akuzuar autoritetet kineze për arrestime të paligjshme dhe keqtrajtime të ujgurëve, përmes punës së detyrueshme.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, pothuajse 2 milionë ujgurë, kazakë dhe anëtarë të tjerë të grupeve etnike në Ksinjiang janë dërguar në qendra ndalimi në këtë rajon perëndimor kinez.

Kina mohon se këto ndërtesa janë kampe ndalimi, duke thënë se ato janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin, separatizmin dhe radikalizmin fetar.

Por, banorët që kanë arritur të ikin nga provinca kanë thënë se mijëra persona në këto ndërtesa i nënshtrohet “indoktrinimit politik”. Këto ndërtesa në Ksinjiang zyrtarisht njihen si kampe të riedukimit.

Raporti, i publikuar në orët e vona të 16 gushtit nga raportuesi i posaçëm i OKB-së mbi skllavërinë moderne, Tomoya Obokata, theksoi se janë dy “sisteme të shtetit” në Kinë ku po ndodh puna e detyrueshme.

Njëri është një sistem qendrash arsimore dhe trajnuese, ku minoritetet mbahen dhe janë subjekt i punës së detyrueshme. Ndërkaq, sistemi tjetër përfshin përpjekjet për të ulur varfërinë përmes transferimit të punëtorëve. Sipas këtij sistemi, punëtorët ruralë zhvendosen në “punë sekondare ose terciare”.

“Përderisa këto programe mund të krijojnë mundësi të punësimit për minoritetet dhe të rrisin të ardhurat e tyre… raportuesi i posaçëm konsideron se treguesit e punës së detyrueshme lënë të kuptohet se puna është e natyrës jovullnetare që prek komunitetet që janë prezantuar në shumë raste”, u tha në raport.

Natyra dhe shtrirja e kompetencave mbi punëtorët – përfshirë vëzhgimet e ashpra dhe kushtet e rënda të jetesës dhe punës – mund të përbëjnë “skllavëri si krim kundër njerëzimit, dhe kjo gjë meriton një analizë të mëtejme të pavarur”, u tha në raport.

Obokata tha se sisteme të tilla të punës ekzistojnë edhe në Tibet, ku “përmes programeve, shumë punëtorë, kryesisht fermerë transferohen në punë që kërkojnë pak aftësi dhe paguhen pak”.

Në maj, shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, realizoi një vizitë gjashtëditore në Kinë. Gjatë kësaj vizite të rrallë, ajo po ashtu vizitoi Ksinjiangun.

Kjo vizitë e Bachelet ishte kritikuar nga Uashingtoni dhe grupet e të drejtave të njeriut dhe disa kritikë kanë kërkuar dorëheqjen e saj.

Bachelet pritet të publikojë raportin e detajuar rreth kësaj vizite, para se t’i mbarojë mandati në fund të muajit të ardhshëm. /REL / KultPlus.com

Ajri i ndotur në Prishtinë, gjendja e njëjtë si në Indi e Kinë

Ndotja e ajrit në kryeqytet është e njëjtë me atë të qyteteve të mëdha si Pekin, Mumbai dhe Nju Delhi. Sidomos në dimër, viset urbane përballen me episode të rënda të tymit dhe të mjegullës, të cilat janë të shkaktuara nga rritja e kërkesës për ngrohje, që kryesisht sigurohet nga djegia e karburanteve të ngurta.

Nivelet e tilla të ndotjes së ajrit janë të pasigurta për popullatën e Kosovës prej 1.9 milionë banorë dhe shkaktojnë pasoja të dëmshme shëndetësore.

Ndotja në Prishtinë konsiderohet se vjen nga automjetet, termocentralet në Obiliq dhe ngrohja e familjeve me dru e qymyr, raporton KP.

Pulmologë në vend disa herë kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi ose të vendosin maska kur të dalin jashtë, e kur cilësia e ajrit është e ndotur. / KultPlus.com

Zbulohet skeleti i dinozaurit që ka jetuar 180 milionë vjet më parë

Paleontologët kinezë zbuluan skeletin e një dinozauri në Lufeng, në jug-perëndim të Kinës.

Skeleti është rreth 70% i paprekur edhe pse mendohet se dinozauri ka jetuar rreth 180 milionë vjet më parë. Ai besohet të ketë qenë rreth 8 metra i gjatë.

“Një fosil kaq i plotë është një zbulim i rrallë në të gjithë botën”, u shpreh Wang Tao, kreu i Qendrës së Ruajtjes dhe Kërkimit të Fosileve të Dinozaurëve në Lufeng. Ai përshkroi fosilin si një thesar kombëtar.

Autoritetet po planifikojnë që të kryejnë gërmimet me emergjencë për të shpëtuar skeletin, pasi ai ndodhet në një vend me rrezik të madh erozioni të tokës./a2/KultPlus.com

Shkatërrohet ura prej xhami, turisti mbetet i varur në lartësinë 100 metra

Një turist rrezikoi jetën e tij kur panelet prej xhami të një ure të lartë 100 metra në Kinë u dëmtuan nga era e fortë. Ura me panele xhami është ndërtuar në malin Piyan në qytetin kinez të Longjing.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë turistin teksa mundohet të mbahet në parmakët e urës së shkatërruar nga era që arrinte një shpejtësi më shumë se 140 kilometra në orë.

Sipas Straits Times, një grup i emergjencës i erdhi menjëherë në ndihmë të riut pas ngjarjes duke e shpëtuar atë. Ai u dërgua më pas te një psikolog për shkak të traumës së pësuar.

Ura, e cila është kthyer në një atraksion turistik në Kinë, u mbyll menjëherë pas kësaj ngjarje./ KultPlus.com

Semafori i parë i deveve në botë

Zyrtarët në Kinën veriore kanë përuruar atë që ata e cilësojnë si semafori i parë në botë për devetë.

Sinjali rrugor hyri në veprim të dielën në një zonë të njohur për turistët pranë Dunhuang City, në provincën Gansu.

Media shtetërore e vendit shkruan se xhirot në deve janë një nga atraksionet më të mëdha për turistët në zonë.

Por vizitorët tani do të jenë të sigurt nga përplasjet e deveve, falë sinjalit të ri të trafikut, i cili bëhet jeshil për t’i lënë kafshët të kalojnë dhe të kuqe për t’i ndaluar ato./a2/ KultPlus.com

Arkeologët zbulojnë maskë floriri 3,000-vjeçare në Kinë

Mbetjet e një maske prej flori janë gjetur në një depo të madhe midis objekteve 3,000-vjeçare në një vend arkeologjik në provincën Sichuan të Kinës.

Me peshë rreth 280 gram dhe e vlerësuar të jetë bërë në 84% nga ari, maska ​​ceremoniale është një nga mbi 500 sendet e zbuluara nga gjashtë “gropa flijimi” të sapozbuluara, sipas Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të vendit.

Disa ekspertë thonë se artikujt mund të hedhin dritë më shumë mbi shtetin antik Shu, një mbretëri që sundoi në pellgun perëndimor të Sichuan derisa u pushtua në 316 para Krishtit.

Përveç maskës së artë, arkeologët zbuluan objekte të bëra me bronz dhe ar si dhe nga fildishi e kockaë.

Të gjashtë gropa, nga të cilat më e madhja ka një gjurmë prej 19 metrash katrorë,  kishin dhe një kuti prej druri ende të pahapur dhe një enë bronzi me model në formë bufi.

Më shumë se 50,000 objekte të lashta janë gjetur në Sanxingdui që nga vitet 1920, kur një fermer lokal aksidentalisht hasi në një numër relikesh në vend. Një përparim i madh ndodhi në vitin 1986, me zbulimin e dy gropave ceremonialë që përmbanin mbi 1.000 sende, duke përfshirë maska ​​bronzi të përpunuara dhe të ruajtura mirë./ KultPlus.com

Portretet e rralla të shekullit të 19-të tregojnë Kinën në ‘agimin’ e fotografisë

Para shpikjes së fotografisë, imagjinata perëndimore për Kinën bazohej vetëm në pikturat, shkrimet e udhëtimeve dhe tregimeve nga një vend i largët.

Por prej viteve 1850, disa pionierë të fotografisë perëndimore ishin aty për të sjellë panoramat, qytetet dhe njerëzit, duke habitur audiencat dhe nxitur lindjen e lëvizjes vendase të fotografisë.

Mes të parëve ishin Felice Beato, i cili erdhi në Kinë në 1850 pë të dokumentuar bëmat anglo-franceze të Luftës së Dytë të Opiumit, dhe fotografi skocez John Thompson, i cili udhëtoi përgjatë lumit Min duke sjellë për herë të parë në Perëndim pamje nga brendësia e mistershme e xhunglës kineze.

Në galerine e meposhtme gjenden vetëm disa nga koleksioni prej 15,000 fotosh të mbledhura nga koleksionisti i New York, Stephan Loewentheil.

Loewentheil ka shpenzuar rreth tre dekada duke mbledhur foto nga ankandet dhe koleksionet, nga brenda e jashtë Kinës, duke krijuar atë që njihet si koleksioni privat më i madh në botë i fotografisë së hershme nga Kina.

Në 2018, ai prezantoi 120 skica për herë të parë në shfaqje në Pekin./ KultPlus.com

Qeni endacak qan kur një grua e panjohur e ushqen (VIDEO)

Video e një qeni endacak në Kinë është bërë virale në të gjithë botën. Një grua e ka ushqyer qenin me salçiçe dhe në momentin që ajo po ia jepte, qeni është lotuar.

Të gjithë shikuesit e kësaj video kërkojnë që këtij qeni t’i ofrohet një shtëpi dhe dashuri, pasi i ka prekur të gjithë.

Qeni endacak ndodhej në një park në qytetin e Jinzhong, Kinë, dhe pamjet tregojnë se ai qëndronte në këmbët e pasme dhe me putrat e përparme kërkonte ushqim.

E njëjta grua shkon sërish të nesërmen në park dhe qeni e njeh. Ai vrapon drejt saj për ta përshëndetur duke tundur bishtin. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=03om7p7dknc&feature=emb_title

Zbulohet një varr i lashtë mbretëror kinez

Arkeologët kinezë kanë zbuluar një varr antik që daton nga Periudha e Pranverës dhe Vjeshtës (770-476 para Krishtit) në varrezat Xuyang në Luoyang, në provincën qendrore kineze të Henan.

Është vlerësuar se varri i përkiste një fisniku ose mbreti nga popullata Luhun Rong, një grup etnik, i cili migroi nga veriperëndimi dhe u vendos në Kinën Qendrore gjatë asaj kohe.

Wu Yeheng, i cili drejton këtë zonë arkeologjike, tha se në varrin e ruajtur mirë, arkeologët gjetën zile, stoli, lodra dhe unaza, të rrethuar nga skelete kuajsh dhe qerresh.

Varri përmban gjithashtu traditat shtëpitë e varrimit të njerëzve Rong dhe kulturën e tyre, që ndjekin rrjedhën e mesme dhe të poshtme të Lumit të Verdhë./atsh/ KultPlus.com

Kina ndërton ashensorin më të lartë në botë, 300 metra ‘fluturim’ në natyrë

I ngritur më shumë se 300 metra lart në faqen e shkëmbit që frymëzoi peizazhin e filmit ‘Avatar’, ashensori më i lartë në botë në natyrë u bën turistëve të guximshëm të mbajnë frymën, transmeton Shqip.

Tre ashensorët në Parkun Pyjor Zhangjiajie të Kinës qendrore ngjiten në shkëmb në vetëm 88 sekonda, një ngritje e shpejtë ndërsa turizmi i brendshëm po rimëkëmbet ngadalë në Kinë, pasi koronavirusi detyroi masa të rrepta udhëtimi dhe bllokime më parë këtë vit.

Ky ashensor sjell turistët në majë të faqes së gurit ranor që frymëzoi hënën e xhunglës së trilluar të Pandorës të hitit të madh të kinematografisë nga James Cameron në 2009. / KultPlus.com

Porcelan delikat zbulohet në varrezat e moçme kineze

Arkeologët kanë njoftuar se kanë gjetur më shumë se 100 objekte delikate e të ruajtura të porcelanit në një varrezë familjare 900 vjet të vjetër në provincën veriperëndimore të Kinës, Shaanxi, shkruan Xinhua.

Më shumë se 60 copëza artefaktesh, përfshirë gota çaji e vere, enë kuzhine e aso sakrificash, janë identifikuar si porcelan Yaozhou, që është i njohur si një prej gjashtë qeramikave më të njohura të Dinastisë Song (960-1279), është thënë në konferencën për shtyp të mbajtur nga Instituti Arkeologjik i Shaanxit. Prodhimi i tyre mund të datohet në vitin 1123.

Dy prej pesë varrezave janë plaçkitur më 2010, dhe copëza porcelani janë gjetur në tri varrezat e tjera. Ato besohet se i përkisnin një familjeje me mbiemrin Meng në Dinastinë veriore Song (960-1127). Të ndodhura në rrethin Chang’an të Xi’anit, kryeqytet i Shaanxit, varrezat janë hulumtuar nga arkeologët gjatë muajve qershor e tetor.

“Këto varreza janë rilokuar nga vende të tjera dhe të ndërtuara enkas për anëtarët e familjes që vdiqën në moshë të re”, ka thënë arkeologu Miao Yifei, duke shtuar se pronarët e varrezës ishin 30 vjeç apo edhe më të rinj se kaq.

Zbulimi i kësaj varreze familjare dhe porcelani i gjetur aty do të jenë referencë për studimet e ardhshme të sistemeve të varrimit dhe objekteve funerale gjatë Dinastisë veriore Song, dhe mund të jenë të rëndësishme edhe për kërkimet mbi qeramikën në Kinë, ka thënë Wang Xiaomeng, zëvendësdrejtor i Institutit.

Furra e Yaozhout ishte ndërtuar në Dinastinë Tang (618-907). Si një prej furrave më të njohura në Kinën veriore, ajo arriti kulmin gjatë Dinastisë Song./ KultPlus.com

Më shumë se 60 copëza artefaktesh, përfshirë gota çaji e vere, enë kuzhine e aso sakrificash, janë identifikuar si porcelan Yaozhou, që është i njohur si një prej gjashtë qeramikave më të njohura të Dinastisë Song (960-1279)

“Piktura abstrakte” nga fushat me speca në Kinë

Pamje mbresëlënëse vijnë nga Kina, ku dhjetëra fermerë kanë nisur sezonin e mbledhjes së specit djegës të kuq, i cili më pas do të thahet për t’u shpërndarë në të gjithë botën.

Fotot e bëra nga lart të krijojnë idenë e një pikture abstrakte, por në fakt bëhet fjalë për miliona speca djegës të mbledhura në grumbuj që kanë pushtuar fushat në provincën ujgure Xinjiang.

Fermerët kinezë i kanë mbjellë specat djegës pas mbledhjes së hudhrave në maj, erëza që përdoren masivisht në kuzhinën vendase. \ A2News / KultPlus.com

Në Kinë zbulohen rrënoja të pallatit perandorak Tang në Xi’an

Një sërë rrënojash të ruajtura mirë arkeologjike, që i përkasin një ndërtese me tarraca që daton nga dinastia Tang, që ka sunduar Kinën nga viti 618 deri më 907-n, janë zbuluar në provincën veriperëndimore të Kinës Shaanxi.

Të njohura si Pavijoni Chaoyuan, mbetjet përbëjnë një grup strukturash që i përkasin Pallatit antik Huaqing, një nga rezidencat kryesore perandorake të vendosura në Malin Lishan të Xi’an, kryeqendra e Shaanxi.

Sipas Institutit të Provincës lokale të Arkeologjisë, i cili ka kryer gërmime në vend që nga viti 2018, zbulimi nxori paraqitjen e ndërtesës, elementët përbërës dhe metodat e ndërtimit.

“Gërmimet arkeologjike kanë konfirmuar se ky është pallati i vetëm me tarraca që daton nga dinastia Tang e zbuluar ndonjëherë dhe se ishte ndërtuar me teknikat më të mira të ndërtimit të njohura në atë kohë”, shpjegoi Xing Fulai, një studiues në Institut./ KultPlus.com

Disney kritikohet për xhirimin e filmit në provincën e Xinjiangut në Kinë

Disney është kritikuar për xhirimin e filmit të ri Mulan në pjesë të Kinës ku qeveria është e akuzuar për shkelje serioze të të drejtave të njeriut, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Filmi tashmë është bërë target i bojkotit pasi aktorja kryesore mbështeti shtypjen e protestuesve të Hong Kongut.

Disney nuk ka komentuar lidhur me vendndodhjen e xhirimeve.

Kina tha se ndalimi i kampeve në Xinjiang është i domosdoshëm për të dëshmuar sigurinë.

Filmi aksion, i cili është një nga realizimet më të mëdha të vitit, është ribërje e filmit të animuar të vitit 1998, ngjarje e një vajze të re e cila merr vendin e babait në ushtri.

Por mbështetësit e disa vendeve aziatike kanë thirrur për bojkot pasi aktorja me prejardhje kineze Liu Yifei ka bërë disa komente duke mbështetur policinë e Hong Kongut e cila është akuzuar për dhunë kundrejt protestuesve në muajt e fundit./ KultPlus.com

Një tavolinë e çuditshme zbulohet në Murin e Madh kinez

Një tavolinë prej guri që daton nga mbretërimi i perandorit Wanli (1572-1630), i dinastisë Ming, u zbulua në majë të një kulle të Murit të Madh në veri të Kinës.

Kjo tavolinë me përmasa 102x62x13 centimetra, u gjet nga një kujdestar, ndërsa po patrullonte seksionin ”Xuliukou” të Murit të Madh, në qytetin Qian’an, provinca Hebei.

Me një mbishkrim prej 300 emra personash, tabela raportonte edhe emrat dhe titujt e 15 zyrtarëve të dinastisë Ming (1368-1644).

Guo Lifei, zëvendëskurator i muzeut në Qian’an, shpjegoi se zyrtarët, emrat e të cilëve shkruhen në tavolinë, ishin gjeneralët më të rëndësishëm që ndihmuan në ndërtimin e kësaj pjese të Murit të Madh dhe ata që e mbrojtën atë në periudhën pasuese.

“Sipas mbishkrimit, tavolina është bërë në vitin 1584”, tha Guo.

“Ajo mund të sigurojë referenca për studime mbi kulturën e Murit të Madh dhe sistemin hierarkik të dinastisë Ming”, shtoi ai.

Muri i Madh është një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është i përbërë nga disa mure të ndërlidhura.

Pjesë të Murit të Madh janë dëmtuar ose shembur dhe kanë nevojë urgjente për restaurim. /atsh/ KultPlus.com

Pas rikthimit në shkollë, fëmijët e Hangzhou të Kinës kanë vendosur kapela për distancim social

Për t’iu ndihmuar fëmijëve ta kenë parasysh rëndësinë e distancimit social gjatë pandemisë së koronavirusit, një shkollë në Hangzhou të Kinës iu ka përgatitur disa kapela të veçanta për nxënësit në klasë.

Këto kapela janë dizajnuar dhe përgatitur prej vetë nxënësve (mbase me pak ndihmë prej prindërve të tyre) me t’u kthyer në shkollë, gjatë kësaj jave, shkruan shanghaist.

ë përgatitura nga letra e trashë dhe materialet tjera, këto kapela krijojnë një zonë mbrojtëse njëmetërshe për filloristët e klasave të para, deri në të tretat.

Kapelat në të vërtetë kanë njëfarë ngjashmërie me kapelat e zyrtarëve të dinastisë Song.

Të dizajnuara prej themeluesit të dinastisë Song, perandorit Taizu, edhe ato kapela historike ishin të veçanta pasi synonin t’i pengonin pëshpëritjet e zyrtarëve gjatë tubimeve. Koha.net / KultPlus.com

Rihapet kinemaja e parë në Kinë që nga shpërthimi i koronavirusit

Pas dy muajve izolim, Kina tashmë e ka rihapur kinemanë e parë, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Kinemaja “Zhongying Golden Palm” në Urumqi, i ka hapur dyert për publikun në fillim të kësaj jave. Kinemaja kishte qëndruar e mbyllur nga 26 janari, transmeton Koha.

Në uebfaqen e tyre zyrtare, kinemaja i ka informuar adhuruesit e filmit se planifikojnë t’i shfaqin katër filma kinez në 22 orare të ndryshme. Megjithatë, në ditën e parë të hapjes nuk pati fare vizitorë.

“Ne nuk mund të qëndrojmë të mbyllur përgjithmonë. Krejt çka mund të bëjmë, është të bashkëpunojmë me njoftimet dhe rregullat e shtetit dhe ta testojmë situatën me kujdes. Po ashtu, në fillim do të shohim se si po reagon publiku ndaj rihapjes së kinemasë. Nëse nuk do të ketë filma të ri të cilët mund t’i shfaqim, atëherë nuk ka ndonjë ndryshim nëse e mbajmë kinemanë të hapur apo jo. Për momentin i posedojmë vetëm këta pak filma, dhe duhet të presim për ta parë nëse situata do të ndryshojë dhe do të lansohen projekte të reja,” citohet të ketë thënë udhëheqësi i kësaj kinemaje për “Sohu Entertainment”.

Një numër i madh i filmave dhe projekteve televizive i kanë shtyrë datat e lansimit për shkak të pandemisë së koronavorusit, në mesin e së cilëve: “No Time To Die”, “Fast and the Furious 9”, “A Quiet Place 2”, “Mulan”, “Black Widow”, “The NeW Mutants”, “Antlers”, “Peter Rabbit 2: The Runaway”, “The Lovebirds”, “Blue Story”, “The Artist’s wife”, “The Truth”, “Antabellum”, “Spiral: From the Book of Saw”, “Run”, “The Personal History of David Copperfield” dhe “The Woman in the Window”. / KultPlus.com

Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Mastersit të Kinës

Medalistja e bronztë botërore në xhudo, Distria Krasniqi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj.


Ajo u kualifikua në finale (-48 kg) të njërës prej garave më të forta në xhudo, Mastersit të Qingdaos së Kinës.

Xhudistja kaloi rrethin e parë pa luftë, më pas mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit.

Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë, ndërsa në finale do të përballet me një tjetër mongoleze, Narantsetseg Ganbaatar. Blloku final fillon pas një ore.

Sot garoi edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, por që kampionia dhe nënkampionia e Evropës u ndalë në luftën e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut. / KultPlus.com

Letërsia online e Kinës parapëlqen më shumë temat realiste

Deri 65 për qind e veprave letrare online ishin mbi temat realiste, një rritje prej 24 për qind në vit, bën të ditur një raport mbi zhvillimin e letërsisë kineze online.

Në vitin 2018 7.95 milionë vepra letrare ishin ngarkuar për herë të parë, duke e rritur numrin e përgjithshëm në mbi 24 milionë, rreth 48 për qind më shumë sesa në vitin 2017, thekson raporti i dhënë nga “Digital Publishing Association”, që është mbështetur në shqyrtimin e 83 platformave të leximit në internet.

Temat fantastike ishin dikur të pëlqyera nga lexuesit e letërsisë online, që në Kinë u referohen fiksioneve fillimisht të lëshuara në platforma online si uebfaqet apo aplikacionet mobile, ku lexuesit mund t’iu qasen pa pagesë vetëm kapitujve të parë e pastaj iu duhet të paguajnë për pjesën tjetër, transmeton “Koha Ditore”. Vepra popullore mund të kenë rastin të publikohen.

“Rritja e veprave realiste duhet t’i atribuohet inkurajimit të perspektivës së njerëzve për vepra artistike”, ka thënë Wang Yefei, drejtues i shtypit dhe administratës së publikimit në Beijing.

“Letërsia online ka hyrë nga një trevë anësore në skenën kryesore dhe duhet t’i përshtatet me kohë tregut kryesor”, ka thënë Wang gjatë një seminari në China Online Literature, që u hap të premten.

Temat realiste mpiksin vitalitet në letërsinë online dhe zgjerojnë horizontin e tyre, ka thënë Xiao Jinghong, zëvendësdrejtor i Institutit të Letërsisë së Internetit pranë Shoqatës së Shkrimtarëve Kinezë.

“Shpresojmë që letërsia online do të jetë më e larmishme dhe shkrimtarët mund të zhytën më shumë në jetën reale”, ka thënë Zhang Rong, zëvendëspresident i China Reading, botuesi më i madh online në vend.

Sipas raportit, Kina ka 430 milionë lexues të letërsisë online, deri në 14 për qind në vit./Xinhua / KultPlus.com

Imazhet e ndaluara të internetit në Kinë

Asgjë nuk e pasqyron fuqinë e qëndrueshme të fotografisë ikonike “Tank Man” sa përpjekjet e marra për ta censuruar atë në internet në Kinë.

Praktikisht çdo imazh si ai i një njeriu përpara një linje tankesh në Sheshin Tiananmen rrezikon fshirjen nga rrjeti i monitoruar, rekreacionet që tregojnë një linjë librash që i afrohen një pakete cigaresh, një mjellmë përpara një kamioni që vjen dhe një karkalec përpara një gome janë hequr të gjitha.

Sipas Weiboscope – një projekt për monitorimin e mediave sociale në Universitetin e Hong Kongut – e cila i bën jehonë Njeriut të Tankut, kaloi në filtrin e censurimit.

Pas Firewall-it të Madh të Kinës – i cili është më shumë si një pengesë vazhdimisht në ndryshim e dinamikë – masakra e Sheshit Tiananmen nuk ndodhi, protestat në vazhdim të projektligjit për ekstradimin e Hong Kongut janë nxitur nga vendet perëndimore dhe Winnie Pooh nuk ekziston.

Kjo klimë e kontrolluar rreptësisht mediatike ka shkaktuar taktika novatare të shmangies. Ndërsa fjalët kyçe të kërkueshme në tekst të thjeshtë përballen me fshirjen e automatizuar, imazhet dixhitale kërkojnë një monitorim më të nuancuar.

Artikujt e lajmeve nga faqet e internetit të ndaluara, si New York Times, shfaqen në pamjet me kokë poshtë në Weibo, një sit social i ngjashëm me Twitter (i cili është i bllokuar në Kinë). Të tjerë përdorin gjithashtu imazhe të objekteve të zakonshëm dhe karaktereve vizatimorë si simbole në një leksik vizual gjithnjë në rritje për të shmangur censurimin.

Hapet në Kinë ekspozita më e madhe me veprat e Pikasos

”Pikaso, Lindja e një gjeniu” titullohet ekspozita më e madhe e hapur ndonjëherë në Kinë, e cila përmban më shumë se 100 vepra, pjesa më e madhe e tyre të viteve të hershme të krijimtarisë të artistit.

”Mbi një qind vepra, pikturë, skulpturë, vizatime… do të shoqërohen me një mori fotografish që tregojnë momente të Pikasos nga rinia në Barcelonë ose në Paris. Ekspozita ka mbledhur pjesën më të mirë të Muzeut kombëtar Paris’’, deklaroi për median drejtuesi i muzeut, Laurent Le Bon.

Muzeu parisien i transportoi veprat në shtatë avionë të ndryshëm…një kërkesë e agjencive të sigurimit për të mbuluar udhëtimin. Vlera e përgjithshme e siguracionit tejkalon 800 milionë euro.

Ekspozita e parë e Pikasos në Kinë daton në 1983, me rastin e një vizite në Pekin, të presidentit francez në atë periudhë, François Mitterrand. Vetëm 33 vepra të artistit u ekspozuan në atë kohë.

Periudha blu e artistit spanjoll, nga 1901 deri në 1904, që fokusohet kryesisht tek të varfërit dhe të margjinalizuarit, si për shembull prostitutat dhe pijanecët, shfaqet në vepra të përzgjedhura.

Këtë herë, ekspozita është e fokusuar në veprat e tridhjetë viteve të para të krijimtarisë së tij, me qëllimin për të treguar mënyrën e evoluimit të gjeniut Pablo Pikaso (1881-1973)./ /v.b/

Posterët që pasqyrojnë marrëdhëniet Shqipëri- Kinë

Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë i referohet marrëdhënieve historike dhe të tanishme mes Shqipërisë dhe Kinës. Dy shtetet bënë marrëdhënie diplomatike më 23 nëntor 1949.

Nga vitet 1960 e më pas, Republika Popullore e Shqipërisë nën Enver Hoxhën, solli një rezolutë vjetore në Asamblenë e Përgjithshme për të transferuar selinë e Kinës në OKB nga Republika e Kinës në Republikën Popullore të Kinës. Më 25 tetor 1971, Rezoluta 2758, e sponsorizuar nga Shqipëria, u miratua nga Asambleja e Përgjithshme, duke tërhequr njohjen e Republikës së Kinës si qeveri legjitime të Kinës dhe duke njohur Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme legjitime të Kinës.

KultPlus ju sjellë disa posterë që pasqyrojnë miqësinë e Shqipërisë me Kinën.


Televizioni më i madh në Kinë, reportazh për Shqipërinë: Heqja e vizave, shumëfishoi numrin e turistëve

Rritja e numrit të turistëve kinezë në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e televizionit më të madh në Kinë, CGTN, i cili përgatiti një reportazh për Shqipërinë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka dhënë një intervistë për këtë televizion, nga ku ka theksuar se Shqipëria po punon për krijimin e një paketë të re me një ofertë të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë.

“Ne jemi duke punuar shumë fort që të krijojmë një paketë të re me një ofertë të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë dhe po promovojmë agroturizmin më shumë se çdo gjë tjetër në vendin tonë”- tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në intervistën dhënë për televizionin CGTN.

Më tej, ai vuri në dukje se “Shqipëria po përpiqet të përfitojë nëpërmjet trashëgimisë së saj kulturore dhe kuzhinës për të tërhequr turistë. Nën rrugët e Tiranës, në qendër të qytetit është një labirint i bunkerëve nëntokësorë që tani është e hapur për turistët”- thekson televizioni kinez.

Televizioni kinez rendit gjithashtu atraksionet më të mëdha turistike në vendin tonë. Vendi i parë më i vizituar nga turistët kineze është Bunk’art, muzeu i komunizmit në Shqipëri kjo për shkak edhe të lidhjeve historike.

Qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave turistët nga Kina për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018. Heqja e vizave me Kinën për 8 muaj në vit nga qeveria shqiptare ka dhënë rezultatet e para. Numri i turistëve nga Kina drejt Shqipërisë është shumëfishuar krahasuar me një vit më parë. Falë heqjes së vizave, Kina u rendit me shpejtësi në 5 vendet me më shumë vizitorë në Shqipëri./ata