Projekti “Kinemaja shëtitëse”, pas një turneu në qytete të ndryshme të vendit, zbarkoi në Sarandë, mbrëmjen e 15 gushtit, për të qëndruar aty për 3 netë rresht.
“Open Cinema 2022” është formati që i jep dritë ekranit të madh të kinemasë, duke zbritur këtë sezon veror me një show kinematografik, në sheshet e qyteteve shqiptare, me filma të fundit nga kinemaja jonë dhe ajo botërore.
Projekti ka bërë bashkë filmin dhe muzikën e mirë, me këngëtarë të njohur nga vendi.
Në ekranin e madh, është projektuar edhe një dokumentar i xhiruar në Sarandën e para viteve `90.
Ky aktivitet që ka për qëllim promovimin e kinemasë dhe të realizuesve të saj dhe realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe të bashkive të qyteteve në të cilat organizohet./atsh/ KultPlus.com