Deklaratat më të bukura të dashurisë nëpër filma

Deklaratat më të bukura të dashurisë janë ato që jetojnë në vetën e parë, por ne kemi përzgjedhur  ato që ne mendojmë se janë më të bukurat të filmave romantikë, që na bëjnë të ëndërrojmë për dashurinë.

Nëse keni dëshirë për t’u zhytur në romancën më të ëmbël, ose po kërkoni frymëzim për t’i  shprehur dikujt dashurinë, më poshtë janë deklaratat më të bukura të dashurisë në filma.

Filmi “When Harry Met Sally”

“Të dua kur je i ftohtë dhe jashtë është 30 gradë. Të dua kur të duhet një orë për të porositur një sanduiç. E dua rrudhën që të krijohet kur më shikon sikur jam i çmendur. Më pëlqen që pas një dite të kaluar me ty ende e nuhas aromën tënde në pulovrat e mia dhe jam i lumtur që je personi i fundit me të cilin bisedoj para se të fle gjumë në mbrëmje. Dhe kjo nuk është sepse ndihem vetëm, dhe nuk është sepse është Nata e Vitit të Ri”.

“The Notebook”

“Nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë shumë e lodhshme. Ne do të duhet të punojmë për të çdo ditë, por unë dua ta bëj sepse të dua. Dua gjithçka tënden. Përgjithmonë. Ti dhe unë. Çdo ditë”.

Dashuria nuk është shikimi i parë, muaji i parë apo takimi i parë; është jeta e përditshme dhe pushimet e vogla të çdo dite. Është e mundimshme. Por ja vlen. Dhe ndër deklaratat më të bukura të dashurisë kjo është sigurisht një nga më realistët.

“Bashkë me erën”

“Është telash: duhet të puthesh, dhe shpesh, dhe nga dikush që di ta bëjë”. Reth është i vetmi që mund ta shohë Roselën për atë që është “sepse”, ai i thotë asaj, “ne jemi të njëjtë, të dy fundërrina, egoistë dhe mendjemprehtë, por në gjendje t’i shohim gjërat në fytyrë dhe t’i thërrasim me emrin e tyre”.

Të paktën jini të sinqertë me veten dhe do të gjeni personin e duhur.

“Krenari dhe paragjykim”

“Nëse ndjenjat tuaja janë të njëjta, thuajeni tani. Dashuria dhe dëshirat e mia janë të pandryshuara. Por një fjalë e juaja do të më bëjë të hesht përgjithmonë. Nëse, nga ana tjetër, ndjenjat e tua kishin ndryshuar duhet të të them … Ti më ke magjepsur trupin dhe shpirtin dhe të dua, të dua, të dua dhe tani e tutje nuk dua të ndahem më nga ti.

Ah, Z. Darcy! Askush nuk mund të jetë aq i padurueshëm dhe i papërmbajtshëm sa prototipi i së bukurës dhe i mallkuar i krijuar nga Jane Austen.

“The Fault in Our Stars”

“Do të ishte një privilegj të më thyhej zemra nga ju.”

Mund të derdhni shumë lot, por ndonjëherë ia vlen ta provoni.

“Shekspiri i Dashuruar”

“Të dua Will, përtej poezisë”.

Kur premtimet shoqërohen me fakte, atëherë ju po përjetoni diçka të mrekullueshme.

“Submarine”

“Unë shkrepa një fotografi tonën, gjysmë të përqafuar. Kur të jem plakur dhe vetëm, do të kujtoj se kam mbajtur diçka vërtet të bukur”.

Si adoleshent gjithçka është vërtet e vështirë dhe e komplikuar, por ju jeni në gjendje të njihni dashurinë.

“Notting Hill”

“Unë jetoj në Notting Hill, ju jetoni në Beverly Hills, e gjithë bota e di kush jeni. Nëna ime e ka të vështirë të kujtojë emrin tim”, “Gjëja e famës nuk është një gjë e vërtetë, ju e dini, dhe mos harroni se unë jam gjithashtu një vajzë e thjeshtë, duke qëndruar para një djali dhe duke i kërkuar atij ta dua”.

Kushdo qoftë, mos harroni se ajo që ka rëndësi jeni ju të dy dhe pjesa tjetër është letër-muri.

“Moulin Rouge”

“Gjëja më e mirë që mund të mësosh është se si të duash dhe të të duan”. Ky është version i këngës së Nat King Cole “Nature Boy”, e riparë në film nga David Bowie dhe ribërë nga Massive Attack. Fraza është shtypur nga Christian, një poet pa para (Ewan McGregor) i dashuruar me Satinen e bukur (Nicole Kidman)./a2/ KultPlus.com

Një listë me filma që duhen parë gjatë ditëve të verës

Ditët e verës shpesh herë dijnë të jenë shumë të gjata, sidomos kur nuk keni plane e as ndonjë aktivitet tjetër për të kaluar kohën.

Shpesh, opsioni më i mirë është të shihni ndonjë film që edhe pse mund ta keni parë më parë, do t’ju kthejë në kohë duke ju dhënë shumë emocione që do të ju mbajnë të mbërthyer mbas ekranit.

Listën e filmave më poshtë, sigurisht që e keni hasur shumë shpesh. Janë disa nga filmat më të njohur të kinematografisë amerikane të cilët duhet parë më patjetër. /buzzfeed/ KultPlus.com

1. Devil Wears Prada

Një listë me filma që janë fiks për t'u parë

2.Pride and Prejudice (2005)

Një listë me filma që janë fiks për t'u parë

3. Before We Go

Një listë me filma që janë fiks për t'u parë

4. Little Women (2019)

Një listë me filma që janë fiks për t'u parë

5. Like, Crazy

Një listë me filma që janë fiks për t'u parë

6. 10 Things I Hate About You

Një listë me filma që janë fiks për t'u parë

7. You’ve Got Mail

Një listë me filma që janë fiks për t'u parë

8.When Harry Met Sally

Një listë me filma që janë fiks për t'u parë

9. Definitely, Maybe

Një listë me filma që janë fiks për t'u parë

10. Love, Rosie

Një listë me filma që janë fiks për t'u parë

Stereotipet që shfaqen në filmat amerikanë, por që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën

Filmat tashmë kanë pushtuar botën dhe nuk ka njeri që nuk e ka pa një të tillë në jetë.

Një temë interesante është ngritur në Reddit në lidhje me stereotipet që ne shohim çdo ditë në filmat amerikanë dhe komentet vazhdojnë të vijnë, transmeton KultPlus.

Përdoruesit nga vende të ndryshme zbulojnë pamjen reale të jetës së përditshme në vendet e tyre dhe nuk ngjan aspak me ato që na kanë mësuar filmat!

Ne kemi veçuar 12 stereotipat më interesante që shfaqin realitetin e vërtetë. / KultPlus.com

Tetë filma për të parë gjatë 4 korrikut

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 245 vjetorin e pavarësisë.

Fox News ka publikuar disa nga filmat më të pëlqyer e që lidhen me historinë e Amerikës, të cilët KultPlus i sjell më poshtë.

Lista më poshtë ka titujt me detaje të shkurta mbi përmbajtjen e tyre.

“The Patriot”

“Patrioti” është një histori rreth një babai që merr armët me ushtrinë amerikane për t’u hakmarrë ndaj atyre që i bënë keq.

“The Sandlot”

Bejsbolli njihet si njëri ndër sportet e preferuara të Amerikanëve.

Në këtë komedi, një ekip djemsh kalojnë disa aventura komike kur një çudi ndodh tek një fëmijë i vogël në lidhje me këtë sport.

“Jaws”

I njohur si një film tipik amerikan, “Jaws” gjeti një vend në historinë kinematografike si një nga filmat e parë të prodhuar ndonjëherë.

Ky film tregon për një sherif lokal që bashkohet me ekspertë të detarisë për të kapur një peshkaqen monstruoz.

“Hamilton”

Një nga hitet më të mëdha të Broadway në vite, “Hamilton” tregon historinë e etërve themelues të Amerikës

“Hamilton” nuk është një film tradicional, pasi është një regjistrim i drejtpërdrejtë i një performance nga kasti origjinal i Broadway.

“National Treasure”

Megjithëse më i rëndë për përmbajtjen imagjinare, “Thesari Kombëtar” dhe vazhdimi i tij “Libri i Sekreteve” – ​​tregon shumë për historinë Amerikane duke përdorur imagjinatën.

“Independence Day”

Ndërsa nuk ka të bëjë me historinë amerikane filmi”Dita e Pavarësisë” ka protagonistë aktorin Will Smith ku në film ai dhe shokët e tij të bashkohen për të luftuar kundër alienëve.

“Lincoln”

Konsiderohet si një nga filmat më të mirë të vitit 2012, Steven Spielberg, në këtë film Daniel Day Lewis ikona e filmit luan rolin e Abraham Lincoln.

“Captain America: The First Avenger”

Ekskluziviteti i Marvelit “Avengers” është bërë shpejt një nga më të mëdhenjtë në historinë e filmit, me “Avengers: Endgame” përkohësisht duke marrë vendin e parë në listën e filmave me fitimin më të lartë të të gjitha kohërave.

Tarantino dhe Burton do të nderohen për arritje jetësore nga Festivali i filmit në Romë

Quentin Tarantino do të nderohet me çmim special për arritje jetësore, në edicionin e sivjetmë të Festivalit të filmit në Romë.

Regjisori i njohur hollywoodian do të jetë i pranishëm në festivalin i cili mbahet nga 14-24 tetor, dhe pritet të marrë pjesë në një takim për së afërmi me publikun lokal, ku do të kenë mundësi t’i parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje nga Tarantino, transmeton KultPlus.

“Në një periudhë të jetës sime e shikoja secilin film Italian. Dhe një pjesë të madhe të karrierës sime e kam kaluar duke i realizuar versionet e mia të këtyre filmave. Prandaj, ta pranoj një shpërblim për arritje jetësore nga Festival i filmit në Romë, është një ndjenjë fantastike për mua”, ka deklaruar Tarantino përmes një komunikate për “The Hollywood Reporter”.

Edicioni i 16-të i Festivalit të Filmi në Romë po ashtu do ta nderojë regjisorin, Tim Burton, me shpërblim për arritje jetësore. Regjisori më së miri njihet për filma të tillë si “Edward Scissorhands” dhe “Batman”.

Në një deklaratë për media të lëshuar nga organizatorët e festivalit, Burton u vlerësua si një prej regjisorëve më origjinal në industrinë e filmit në Amerikë, puna e së cilit mund të identifikohet qysh në shikim të parë.

Burton po ashtu do të jetë i pranishëm në ceremoni për ta pranuar çmimin e tij, transmeton tutje KultPlus.

“Ta pranosh këtë nderim nga Festivali i filmit në Romë është diçka shumë e veçantë për mua. Fellini, Mario Bava, Dario Argento, që t gjithë këta kanë qenë inspirues të mëdhenj në jetën time, dhe të nderohem me çmim në Romë, vendi të cilin e dua shumë dhe një qytet ku ndihesh sikur je protagonist i filmit tënd personal, është mjaft emocionale për mua”, ka deklaruar regjisori.

Programi i plotë i Festivalit të filmit në Romë do të bëhet publik më 6 tetor. / KultPlus.com