Miq të dashur,
Po kthehem nga një udhëtim i gjatë nga Ballkani, kjo krahinë e Evropës që disa e quajnë të errët. I kam kaluar atje disa muaj dhe e ndiej veten tejet të lodhur nga ky rrugëtim. Nuk është aq udhëtimi që më lodhi, por më shumë hutimi në të cilin gjendesha gjatë qëndrimit tim, dhe takimet e mia me njerëzit e atjeshëm. Diçka e rëndë shqitej nga peizazhet që i kisha vizituar, kjo ngarkesë e pllakoste shpirtin tim dhe e ndieja veten të molisur, shkruan sot Koha Ditore.
Në fillim të këtij shekulli, sa kaluan pak më shumë se dhjetë vjet, u ndez Lufta e Parë Botërore pikërisht në Ballkan, në Sarajevë. E dhjetë vjet para se të përfundojë ky shekull, vorbulla e luftës e shkatërroi një pjesë të këtij gjysmë-ishulli. Shumë dokumente dëshmojnë për atë që ndodhi. Disa vite ua kushtova përgatitjeve për këtë udhëtim: lexova studime të shumta për historinë e shekullit XX të Ballkanit, kronika, hulumtime dhe raporte të misioneve të ndryshme.
Nga drejtori i bibliotekës së qytetit tonë kërkova të na sjellin shumë vëllime nga Evropa. Ajo që zgjoi kërshërinë time për ngjarjet dramatike në këtë rajon, aq të largët e aq pak të njohur prej nesh, është njëfarë kontrasti midis, në njërën anë, idesë që kisha pasur mbi të kaluarën e një pjese të Ballkanit, Greqisë antike…/Muhamedin Kullashi