6 dhjetori, Dita e Shën Nikollës, shënon momentin magjik të ndezjes së pemës së Krishtlindjeve, një fillim i gëzueshëm i sezonit festiv.
Me këtë rast, DRTK Gjirokastër ndau një foto nga Kisha e Shën Kollit në Dhuvjan, duke uruar besimtarët e krishterë, por veçanërisht për të dhënë lajmin e mirë se Cultural Heritage Without Borders Albania, së shpejti do të fillojë restaurimin e çatisë historike të kësaj kishe, një projekt i mbështetur bujarisht nga Gerda Henkel Foundation.
E themeluar në Suedi, në 1995, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) filloi bashkëpunimin e saj në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe më pas u zgjerua në Kosovë e Shqipëri.
Lëvizja në qytetin e Gjirokastrës u bë në vitin 2006. Ky aktivitet u pasua nga Kampi i Parë Rajonal i Restaurimit, i cili u zhvillua në Shtator 2007 në bashkëpunim me OJQ-në shqiptare Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO) dhe Shoqatën Suedeze për Ruajtjen e Ndërtesave./atsh/KultPlus.com