Poezi nga nga Hakushū Kitahara
je si kënaqësi e puthjeve
të fundme, rrëshqitur regëtimave…
pikon prej Qiellit gjak i padukshëm
si nga ulërima e një bishe
të plagosur, që është duke vdekur…!
Pse dhemb kaq shumë , përse?
Ah’ ti ngjyrë e melodisë së muzgut,
ti shkëlqimi i heshtur.
kënaqësi e puthjeve … mërmërimë …
Ti puthje e dhunshme,
shtohesh në melodi mishtore,
zbehesh e merr fytyrë
prej bishe të lodhur!
Tashmë, më sodit përvjedhur
nga ana tjetër e dritares
së mjegulluar e më nëm hezituar.
Ti puthje, violë e çmëndur,
kërcyer mbi buzë.
E paskëtaj si të jem përplasur lakuriq mbi një mur arseniku më përvëlon i gjithë trupi,
ndërsa tutjetej si për zili
kërcen mahnitshëm Dielli
i purpurt i perëndimit.
Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com