Artikulli “Meet the Young Creatives of Kosovo” është një artikull në formatin pyetje dhe përgjigje i cili përqëndrohet rreth gjashtë njerëzve të rinjë të cilët punojnë dhe krijojnë në Kosovë.
Këta persona e japin një pasqyre të punës së tyre por gjithashtu ndriçojnë disa probleme të cilat vijnë duke lindur dhe jetuar në një vend si Kosova.
Artikulli filloj si pjese e gjashtë intervistave të cilat ishin të shoqëruara me portrete të secilit prej këtyre personave të bëra nga Klara Gordon. Pas intervistave, përmbledhjen dhe shkrimin e artikullit e kreu Donat Vatoci. Qendra e kësaj pune ishte fillimisht problemi mbi vizat por shpejtë doli nga kjo kllapë. Ka tema tjera më “tabu” të cilat diskutohen përbrenda artikullit, si p.sh shfaqjet drag. Tema të cilat janë komplet jashtë diskutimit publik.
Kjo punë është paraqitur në Vice i-D, një nga revistat më të mëdha në botë, dy vjet pasiqë simotra e tyre “Vice” raportoi mbi “gazin lotsjellës në parlament”. Ka një kontrast shumë të madh ndërmjet mesazheve. Në njërën anë kemi një imazh të tmerrshëm politik i cili lexohet nga miliona, miliona njerëz dhe në anën tjeter kemi një artikull i cili flet mbi të rinjtë Kosovar, i cili lexohet nga miliona njerëz dhe ndihmon që të kuptojmë më shumë përreth Kosoves përpos imazhit të saj politik.
‘Qëllimi ka qenë që të japim një kand të ngushtë mbi çka do thotë që të jetosh në Kosovë dhe si artet jan një mund dhe luftë. Këta njerëz reflektojnë mbi probleme të përbashkëta. Problem të cilat shumica e Kosovarëve ndajmë. Ne kemi dashur që të ndajme këto mendime dhe t’iu ndajmë botës se si jetojnë disa të rinjë në Kosovë.’, thuhet në komunikatën për media. / KultPlus.com