Në një maratonë gjykimi e rigjykimi, vrasësi i tyre, Pjetër Nrecaj përfundimisht u dënua me vetëm 24 vite e gjysmë për vrasjen me paramendim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, pra përafërsisht nga 12 vite për një jetë të marrë.
Kjo është thirrje e ftesë tunduese për të gjithë dhunuesit e kriminelët që në baza ditore ushtrojnë dhunë ndaj familjareve të tyre, shpeshherë me paramendim edhe vrasjen.
Pra, kaq vlerë kanë jetët e vajzave e grave në Kosovë, për një fjalë të padëgjuar, për një shërbim të pakryer, për një kundërshtim, për një fjalë, për një frymëmarrje, ato vriten, e vrasësit e tyre thuajse falen.
Mos qofsh vajzë e grua në Kosovë, sepse drejtësia mban anën e vrasësve.
Ps: qëllimshëm fytyrë e asnjërës viktimë nuk është fshehur. Këto dy fytyra nuk duhet t’i harrojmë kurrë, e përpara duhet t’u dalin edhe atyre që dhanë këtë vendim qesharak. /albfem/ KultPlus.com