“Klithma” e Edvard Munch, vepra që përfaqëson vetminë e njeriut modern

Edvard Munch, piktori që i parapriu ekspresionizmitmë shumë se çdokush tjetër, lindi më 12 dhjetor 1863 dhe vdiq më 23 janar 1944. Nëse ka një vepër që përfaqëson modernitetin, ajo është tabloja “Klithma”. Kritiku i mirënjohur i artit Luka Nannipieri , autor i librave “Rafaelo” dhe “Kryeveprat e vjedhura ”, na tregon se çfarë fshihet pas asaj britme zemër–thyese.

Pse “Klithma” konsiderohet një vepër e përjetshme

Nëse moderniteti është përfaqësuar në art, në këtëvepër ai arrin nivelin sipëror. Arti e ka përshkruar shumë herë dëshpërimin dhe ankthin. Në fakt, ai i ka përshkruar ato më shpesh sesa dashurinë dhe vëllazërimin. “Klithma” është shumë moderne, sepse atë njeri me gojën e tij të shqyer nuk ka kush ta shpëtojë, nuk ka Zot. 

Njeriu bërtet i vetmuar, klith pa pasur mundësi për shpëtim, dhimbja e tij rrethohet nga heshtja. Dhe pastaj kujt po i bërtet? Askush, askush nuk e dëgjon atë. Dy kalimtarët largohenkrejtësisht indiferentë. 

Peizazhi përreth është thuajse çnjerëzor, qielli është i kuq si prej gjaku, gjiri i detit pas tij dallgëzon në mënyrë të frikshme, ura dhe parmakët  e saj e presin tablonë si një teh thike, dhe protagonisti, i stilizuar me një fytyrë me një ngjyrë të verdhë të zbehtë, me një shprehje të tronditur, goja e tij hapet jashtë normales drejt nesh, por ne nuk mund ta shpëtojmë.

Pra duket se me këtë vepër Munch shuan çdo shpresë për shpëtim. Është një klithmë e padëgjuar. Fytyra e burrit është e deformuar. E zmadhuar ështëjo vetëm goja, por edhe sytë, vetë forma e fytyrës duket sikur nuk ka më tipare njerëzore. Ajo duket si një kafkë. Trupi valëzon sikur të ishte një flakë qëlëkundet me forcë nga era. 

Çfarë na mëson “Klithma” e Munch

Në versionin e saj të referencës, kjo vepër daton nëvitin 1893, edhe pse artisti ka bërë disa variacione me vajra, tempera dhe pastel në karton, dhe litografi në bardh e zi. Një vit më herët, artisti shënoi në ditarin e tij gjenezën psikologjike të veprës:”Isha duke ecur përgjatë rrugës me dy miq të mi. Pastaj dielli perëndoi. Papritur qielli u bë i kuq si gjaku, dhe ndjeva një dridhje të shkaktuar nga ankthi. 

Një dhimbje të fortë në gjoks. Ngriva i gjithi dhe u mbështeta në parmakët e urës, sepse u ndjeva shumë i drobitur. Mbi fjordin ngjyrë blu të errët dhe mbi qytet reflektohej e kuqja e përgjakur e atij qielli. Miqtë e mi vazhduan të ecnin, dhe më lanë aty duke u dridhur nga frika. Dhe në atë moment, unë dëgjova një klithmë të madhe e të pakufishme që e përshkonte gjithë natyrën”.

Një nga versionet e kësaj vepre doli në ankand në Nju Jork në vitin 2012. Ajo u shit për 119.9 milionë dollarë. Versionet e kësaj vepre janë vjedhur disa herë. Nga muzeu“Nasjonalgalleriet” në Oslo tëNorvegjisë më 12 shkurt 1994 dhe nga muzeu “Munchmuseet”, 10 vjet më vonë, më 22 gusht 2004. Për fat të mirë, ato u gjetën përsëri. 

Por vjedhjet na tregojnë se sa shumë dashuria –edhe pse e sëmurë dhe kriminale – e çon përpara mitologjinë e kësaj pikture të patejkalueshme nga koha./bota.al/ KultPlus.com

Filmi ‘Klithma’ i Korab Lecajt shpërblehet në Mumbai të Indisë

Filmi i shkurtër artistik “Klithma” në regji të Korab Lecajt, është shpërblyer për montazhin më të mirë në edicionin e shtatë në Indian Cine Film Festival 2019, që mbahet tradicionalisht në Mumbai të Indisë.

 Lajmin e ka bërë të ditur për KultPlus regjisori Lecaj, i cili ka potencuar se ‘’Klithma’’ ka qenë në garë me qindra filma nga vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu filma nga Franca, Spanja, India, Brazili, SHBA-të, Gjermania, Izraeli etj.

“Jam shumë i lumtur që filmi ynë ka arritur të shpërblehet në një festival, ku kanë garuar filma nga vende që kanë kinematografi shumë të zhvilluar”, ka deklaruar Lecaj.

Ai ka thënë se, rëndësi të madhe ka edhe shfaqja e temës së filmit në këtë festival, duke pasur parasysh se filmi flet për burrat e dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë.

“Është shumë me rëndësi që këtë temë, e kanë parë artistë nga vende të ndryshme të botës. E kanë parë të vërtetën që ka ndodhur në luftën e Kosovës, ka deklaruar Lecaj.


Ndryshe filmi “Klithma”, producent i të cilit është Besar Zahiti, është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Montazhin e filmit e ka bërë Shkodran Hajdini, kurse në rolet kryesore luajnë Hazir Haziri, Arbnesha Grabovci-Nixha, Alban Zogaj, Arjola Demiri, Rajmonda Ahmetaj, Kaltrinë Zeneli etj. /KultPlus.com

‘Klithma’ nis xhirimet (FOTO)

‘Klithma’ me skenar të Korab Lecaj e Hazir Hazirit e regji të Korab Lecajt, ka nis sot xhirimet, shkruan KultPlus.

Ky film i metrazhit të shkurtër do të trajtoj temën më të ndjeshme të shoqërisë kosovare të pasluftës, e cila nuk është trajtuar deri më sot në një film. Përmes ‘Klithmës’ vjen dhunimi seksual i meshkujve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për nisjen e xhirimeve nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka njoftuar vetë regjisori Lecaj.

“Dita e pare e xhirimeve te filmit “Klithma”, prodhim i shtepise filmike “Land Film”, me producent Besar Zahitin, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosoves. Ekipit te filmit tim, ju them, ju dua. Na shkoft mbare deri ne fund!
#day1 #Klithma #shooting”, ka shkruar Lecaj.

Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Hazir Haziri, Arjola Demiri, Arbnesha Grabovci-Nixha, Alban Zogaj, Kaltrina Zeneli dhe Rajmona Ahmetaj. Filmi pritet të përfundoj në nëntor të këtij viti./ KultPlus.com

Përmes ‘Klithma’ vjen rrëfimi i dhunimit të meshkujve gjatë luftës në Kosovë

Sarandë Selimi

‘Klithma’ me skenar të Korab Lecaj e Hazir Hazirit e regji të Korab Lecajt është ndër projektet që është mbështetur së fundmi nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Kësisoj ky film i metrazhit të shkurtër tashmë ka dhënë sinjalet e para për nisjen e xhirimeve që do të bëhen gjatë muajit tetor.

‘Klithma’ do të trajtoj temën më të ndjeshme të shoqërisë kosovare të pasluftës, e cila nuk është trajtuar deri më sot në një film. Përmes ‘Klithmës’ vjen dhunimi seksual i meshkujve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një rrëfim për KultPlus, regjisori i ‘Klithma’, Korab Lecaj, shpalosi detaje interesante për këtë projekt që rezulton i pari me këtë temë shumë të ndjeshme. Lecaj, foli për rrëfimin e filmit, aktorët, xhirimet, premierën e poashtu foli edhe për të veçantën e ekipit të filmit.

“Për përrallën e filmit mund të them shumë shkurt. Filmi “Klithma”, trajton temën më të ndjeshme të shoqërisë kosovare të paluftës, që është, dhunimi seksual i meshkujve shqiptar, gjatë luftës në Kosovë. Kush janë personazhet? Si e mbajnë të fshehur dhe kur ata e bëjnë publike plagën e tyre fizike dhe shpirtërore, kjo mbetet të shihet në film. Mbi të gjitha mund të them se, filmi është i inspiruar nga ngjarje të vërteta”, nisi kështu rrëfimin për KultPlus, Korab Lecaj, i cili vazhdoi tutje të flasë për kastën e aktorëve duke shpalosur edhe personazhet e ‘Klithma’.

“Në film janë gjashtë personazhe: dy role kryesore, burri dhe gruaja, të cilët do të interpretohen nga Hazir Haziri dhe Arjola Demiri, dy role dytësore gruaja e komshinjve që do të interpretohet nga Arbnesha Grabovci – Nixha dhe roli i Ramadanit që do të interpretohet nga aktori Alban Zogaj, poashtu edhe dy role episodike, gruaja e Ramadanit që do të interpretohet nga Kaltrina Zeneli si dhe gruaja e komshinjve të Ramadanit që do të interpretohet nga Rajmonda Ahmetaj. Do të ketë të angazhuar edhe disa etatistë”, pohoi Lecaj, duke thënë që xhirimet do të realizohen gjatë muajit tetor dhe do të zgjasin shtatë ditë.

Ndërkohë, regjisori Lecaj, tregoi për veçantin që do të ketë ky projekt. Ai për KultPlus, tregoi se në fillim të tetorit në Prishtinë nga Bosnja do të vjen drejtori i fotografisë, së bashku me ekipin e tij, Almir Xhikoli. “Almiri është njëri prej drejtorëve në të mirë të fotografisë nga Bosnja, i cili ka xhiruar dhjetëra filma të gjatë artistikë me regjisorë të njohur. Pra, ne kemi nderin pjesë të ekipit të filmit “Klithma”, ta kemi këtë artist”, theksoi ai.

Korab Lecaj si ko-skenarist dhe regjisor i këtij projekti, tha se për të personalisht është sfidë goxha e madhe, së pari tema e filmit që sipas tij është shumë e ndjeshme, pastaj barra artistike që e ka karshi kësaj teme. “Sfidues për mua e bën këtë projekt edhe fakti se ky është filmi i parë që e realizoj me para të taksapaguesve, që do të thotë projekt i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës”, tha tutje Lecaj.

Krejt në fund, Korab Lecaj shpalosi edhe muajin se kur pritet të dalë me premierë ky film.

“Filmi “Klithma”, në fund të nëntorit 2017 do të jetë i gatshëm, fillimisht për festivale ndërkombëtare të filmit, sepse synimi i ynë si ekip është që premierë botërore filmin ta japim në ndonjë festival të kategorisë A. Se si do të rrjedh ky proces, prite të shihet. Sigurisht për ne festivalet ndërkombëtarë janë të rëndësishme jo vetëm për faktin artistik, por edhe për temën e filmit, sepse synim yni është t’i tregojmë botës se çfarë kanë bërë serbët kundër shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1999”, përfundoi Lecaj.

Ky film është prodhim i shtëpisë ‘Land Film’s’, ndërsa producent i tij është Besar Zahiti./ KultPlus.com