Ministri Çeku priti në takim disa nga alpinistet që u ngjitën në njërën ndër majat më të larta të Alpeve

Ministri Hajrulla Çeku priti në takim disa nga alpinistet që u ngjitën në njërën ndër majat më të larta të Alpeve, majën Mont Blanc në Francë.

Arbenita Pajaziti, Elvira Ibrahimi-Hoti dhe Shpresa Ismaili, tri vajza që kanë pasion hiking ishin pjesë e ekspeditës pesë ditore që u organizua nga klubi Alpin “Prishtina”.

Në takim diskutuan për eksperiencën e tyre në këtë ekspeditë, për rëndësinë e promovimit dhe vetëdijësimit të njerëzve për benefitet e aktivitetit fizik dhe sportiv.

Ministri Çeku i përgëzoi për suksesin e tyre ndërsa i njoftoi edhe me programet e ministrisë për masivizimin e sportit në vend.

Në ekspeditën për ngjitjen në majen e dytë më të lartë në Evropë ishin pjesëmarrës 28 persona, ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte një prej mbështetësve të këtij aktiviteti. / KultPlus.com