Për 41 vite me radhë ka ruajtur me kujdesin dhe fanatizmin më të madh rrobat dhe sendet personale të shkrimtares disidente Musine Kokalari, e tashmë ato I dorëzoi pranë muzeut që pasardhësit i kanë ngritur për nder të saj.
Bibika Kokalari tregon disa prej çasteve nga takimet e pakta që mundi të kishte me intelektualen gjirokastrite, e cila u burgos dhe u internua për rreth 40 vite nga regjimi komunist, dersa ndërroi jetë e vetme në Rreshen.
Musine Kokalari nuk pranoi kurrë t’i bashkohej rradhëve të komunistëve, madje në gjyqin famëkeq kundër saj ajo mohoi kategorikisht të ishte mbështetëse e regjimit dhe idealeve të Enver Hoxhës, gjë e cila solli dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve të saj. Bibika thotë se jo pak herë i është kërkuar që sendet që mbante prej vitesh t’i dorëzonte pranë muzeut etnografik në Gjirokastër,por siç thotë ajo kjo nuk mund të ndodhte kurrë, pasi ky muze ndodhet në banesën e ish diktatorit Enver Hoxha.
Musine Kokalari kaloi 16 vjet burg dhe 22 të tjerë internim. Në 10 shkurt të vitit 2017 dosja e saj u hap e para për të hedhur dritë mbi ata që e survejuan dhe dënuan gjatë regjimit komunist./abcnews.al/KultPlus.com
Në qytetin e Gjirokastrës është çelur një qendër memoriale dedikuar jetës dhe aktivitetit të disidentes Musine Kokalari.
Muzeu i emërtuar “Muza ime” është vendosur në një prej banesave të familjes Kokalari në qytetin e gurtë. Çelja e tij u mundësua falë iniciativës të familjarëve të Musines dhe organizatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.
“Ky muze do të jetë për të gjithë dashamirësit e Musinesë, për ata që nuk e njohin dhe për ata që duan ta njohin, Musineja nuk është një figurë apo personalitet që na përket vetëm ne, lokalistëve apo kombëtare, por dimensionet e saj janë shumë të gjëra sesa Shqipëria”, tha Arjeta Kokalari, familjare e Musines.
“Krijojmë një hapësirë për Musine Kokalarin që është pjesë patjetër e trashgimisë sonë, e historisë së gjithë Shqipërisë por edhe një figurë e cila jep mesazhe kaq të forta që janë një inspirim dhe një frymëzim edhe sot”, tha Elena Namani, drejtoresh te “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.
Në mjediset e muzeut janë ekspozuar dëshmi, materiale dhe relike nga jeta dhe aktiviteti në fusha të ndryshme i Musine Kokalarit.
“Shpresoj që ky muze që ju shikoni të pasurohet edhe me materiale të tjera por ajo që është më e rëndësishmja është se këtu është shpirti i Musinesë, nuk është njësoj si muzetë e tjerë ku ciceronët flasin për objektet apo për sendet apo për personazhet, ky muze është vetë Musineja ajo që flet për veten e saj, për jetën e saj, në qoftëse ju do shikoni të gjitha muret janë mbushur me shënime, të cilat janë nxjerrë prej shënimeve të saj por që janë ende të vlefshme dhe bëjnë të reflektojë këdo”, tha Arjeta Kokalari, familjare e Musines.
Synohet që muzeu të shndërrohet në një qendër të organizimit të aktiviteteve dhe tërheqjes së turistëve në Gjirokastër.
“Do bashkëpunojmë për të mbështetur që kjo hapësirë të jetë një hapësirë dialogu, të jetë një hapësirë ku të rinjtë e Shqipërisë dhe jo vetëm të qytetit tonë ta njohin Musinenë, ta njohin atë me gjithë dimensionet e saj”, tha Elena Namani, drejtoresh te “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.
Musine Kokalari është një prej emrave të spikatur të disidencës antikomuniste në vendin tonë ndërsa veprimtaria e saj përfshin edhe përpjekjet për emancipimin e gruas, publicistikën, fushën studimore, etj./TemA/ KultPlus.com
“T’ isha një lule–lule are, e vogël dhe me erë. Të çelnja në pranverë dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë t’ime. T’isha një lule vjollce në mes të ferrave. Të qëndroja e fshehur, e pa dukur dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të dy të rinjëve. Prej frike, të larguar prej njerzis do t’më këputnin, do të dhurohesha te njeri–tjetri për shënjë kujtimi.”
Musine Kokalari u lind më 10 shkurt të vitit 1917 në Adanë të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Më 1980, Musine Kokalari u diagnostikua me kancer të gjirit dhe ashtu e sëmurë u refuzua e u la pa u kuruar nga trupat spitalore. Moskurimi i sëmundjes, dhimbjet dhe vuajtjet e shumta të kaluara nën përndjekjen komuniste i shkaktuan vdekjen në gusht të vitit 1983. Musine Kokalari përfaqëson disidenten e parë shqiptare. Vdiq e vetme dhe u varros vetëm nga varrmihësit. / KultPlus.com
Sot janë bërë 40 vite nga vdekja e shkrimares dhe veprimtares shqiptare Musine Kokalari, shkruan KultPlus.
Musine Kokalari ka lindur nëAdanë, 10 shkurt 1917 ka qenë një veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare e shekullit të XX. Së bashku me Selfixhe Ciun dhe Jolanda Kodrën ka qenë ndër shkrimtaret e para në Shqipëri.
U lind në gjirin e një familjeje gjirokastrite, e bija e Reshat dhe Hanushe Kokalarit dhe motra e Muntazit, Vejsimit dhe Hamitit.
Më 1937 mbaroi Instituti Femëror “Nana Mbretneshë“ dhe më pas vijoi studimet në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941 me një temë diplome për Naim Frashërin.
Së bashku me Mit’hat Aranitin dhe miq të tjerë, themeloi më 1943 Partinë Social-Demokrate. Më 12 nëntor 1944 iu pushkatuan pa gjyq, vëllezërit Muntaz e Vejsim Kokalari.
Pas Luftës së Dytë Botërore u ftua nga Sejfulla Malëshova që të merrte pjesë në Lidhjen e Shkrimtarëve. E përndjekur nga pushkatimi i vëllezërve dhe duke qenë themeluese e partisë Social-Demokrate dhe organit të shtypit Zëri i lirisë, u arrestua më 17 janar 1946 dhe e mbajtën 17 ditë në burg. Më 2 korrik të po atij viti, u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit.
Pak përpara arrestit i dërgoi një letër Aleatëve, të cilët ende ishin në Tiranë. Në letrën e saj kërkonte zgjedhje të lira dhe lirinë e shprehjes. Në gjykatë, Kokalari mbajti këtë qëndrim:
“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund t’i persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!“
Më 1964, pas 18 viteve burgim në Burgun e Burrelit, e izoluar dhe nën vëzhgim, kaloi 19 vitet e tjera të jetës së saj e internuar në Rrëshen. Musineja punoi fshesare dhe 11 vjet në ndërmarrjen e Ndërtimit në Rrëshen, mes tullave, llaçit dhe betonit. Kur i mbaroi internimi më 1979 i thanë të shkonte në Gjirokastër, por pasi nuk e lejuan të shkonte në Tiranë, nuk pranoi të lëvizte nga Rrësheni. Ndërroi jetë më 13 gusht 1983.
Më 1991 familjarët e saj e zhvarrosën, tani e ka varrin në Shish-Tufinë.
Vepra e saj e parë, “Siç më thotë nënua plakë” botuar në të përjavshmen politike e letrare “Bota e re”, më korrik të vitit 1940, ishte në fakt një hartim i bërë në klasat e larta të Institutit Femnor. Pasi u botua u përcoll nga një kritikë prej Lasgush Poradecit më 30 të atij muaji.
Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”. Në janar të vitit 1945, doli nga shtypi libri i tretë i Musine Kokalarit “…sa u tunt jeta”.
Musine Kokalari ishte një nga 30 shkrimtarët e parë të burgosur që u regjistruan në vitin 1960 nga Komuniteti i Treshit (pararendës i Klubit PEN).
Në 1993, Kokalari u shpall pas vdekjes “Martir i Demokracisë” nga Presidenti Sali Berisha. Në vitin 2008 i jepet nga Presidenti në detyrë Bamir Topi tiulli i lartë “Nderi i Kombit”. Emrin e saj e mban një shkollë në Tiranë, Qendra Kulturore në Gjirokastër, një rrugë në Rrëshen, një rrugë në Prishtinë, një bibliotekë lagjeje në Tiranë./KultPlus.com