Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, sonte ka zhvilluar një aksion simbolik me grafite në muret e qytetit të Gjilanit, me shkrime feministe që e kundërshtojnë dhunën e shumëfishtë̈ ndaj vajzave dhe grave në Gjilan, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka shkruar se përmes denoncimit të patriarkalitetit si sistem i cili i dhunon vajzat dhe gratë, janë dhënë mesazhe se rezistenca e përbashkët do të vazhdojë.
“Përmes denoncimit të patriarkalitetit si sistem i cili i dhunon vajzat dhe gratë përmes dominimit burrëror dhe mirëmbajtjes së strukturave shtypëse, aktivistet gjilanase dhe Kolektivi dhanë mesazhe që rezistenca e përbashkët do të vazhdojë, deri sa të ketë siguri dhe drejtësi për të gjitha vajzat dhe gratë”, thuhet ndër të tjera në postimin e tyre.
Kujtojmë se aktivitete të tilla janë mbajtur edhe në qytetin e Deçanit, Mitrovicës dhe Lipjanit. / KultPlus.com
Sonte, muret e Gjilanit u mbushën me shkrime feministe që e kundërshtojnë dhunën e shumëfishtë ndaj vajzave dhe…
Posted by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist on Wednesday, June 16, 2021