Se ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës nuk mund të kalojë pa ndonjë incident, u dëshmua në fillim të këtij viti kur Dardanët ishin mysafirë në Sevillë.
Gjegjësisht, në atë kohë, mediat spanjolle e quanin Kosovën “territor ” dhe e shkruanin me shkronja të vogla në televizionin kombëtar, me spanjollët që kërcënuan të mos e shfaqnin flamurin dhe himnin. Dy ekipet do të takohen përsëri sot (e mërkure), këtë herë në Prishtinë.
Edhe pse politika nuk duhet të ndërhyjë në futboll, prej kohësh është bërë e qartë se nuk është kështu. Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet. Jo sepse ata kanë një marrëdhënie vëllazërore me serbët, por sepse ata kanë një situatë të ngjashme (me Kataloninë) në ‘oborrin e shtëpisë së tyre’, kështu që është e qartë pse ata e trajtojnë vendin që shpalli pavarësinë në vitin 2008 në këtë mënyrë, me mediumin gjerman Suddeutsche Zeitung dhe ai kroat 24 Sata që raportuan për një tjetër incident të pakëndshëm në konferencën e mbajtur mbrëmë.
Kujtojmë, në Spanjë, gazetarët refuzuan të thonë “Kosovë”, gjë që zemëroi strategun zviceran në stolin e Kosovës, Bernard Challandes . Spanja më pas festoi në shtëpi 3-1. Spanjollët kaluan në epërsi përmes Dani Olmos, i ndjekur nga Ferran Torres, Besar Halimi shënoi super gol për 2-1, dhe rezultati përfundimtar u vendos nga Gerard Moreno.
Spanjollët tani përsëri refuzuan të shqiptojnë emrin e Kosovës, por jo gazetarët, kësaj radhe futbollistët! Përkatësisht, futbollisti i Paris Saint-Germain, i huazuar në Sporting Lisbon, Pablo Sarabia, që iu drejtua kundërshtarëve të tij të tanishëm disa herë me “ekipin vendas “, gjë që zemëroi përfaqësuesit e mediave tona.
“Pse nuk thoni Kosovë, pse thoni ekipin vendas” – e pyeti gazetari, të cilit spanjolli iu përgjigj shkurt: “Nuk e kuptoj pyetjen”.
Gazetari shpejt e përsëriti pyetjen, por theksoi se pyetja vlen edhe për zëdhënësin e kombëtares spanjolle, i cili u përgjigj se atij nuk mund t’i bëheshin pyetje, por vetëm futbollistë, gjë që i dha fund situatës së vështirë, kështu që konferenca për shtyp vazhdoi./KultPlus.com
🥶 @Pablosarabia92 protagoniza el momento más tenso de la rueda de prensa
🗣️ Un periodista local le echa en cara no pronunciar la palabra “Kosovo” y referirse a su rival como “equipo local”
Erëleta Memeti pati një paraqitje fantastike me Kombëtaren e Kosovës, e cila mposhti Estoninë me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
21 vjeçarja pati një paraqitje shumë të mirë sonte. Ajo erdhi nga Gjermania pavarësisht situatës me COVID-19.
Erëleta që luan për Freiburgun në Gjermani pas ndeshjes ka thënë se ka ardhur në Kosovë për ta ndihmuar vendin e saj, ashtu siç kishin bërë në të kaluarën daja dhe xhaxhai i saj.
Pavarësisht se kishim mungesa të shumta, sonte e dëshmuam që kur jemi të bashkuar mund të arrijmë suksese. Vashat që luajnë këtu në Kosovë kanë treguar që dijnë të luajnë futboll dhe së bashku arritëm këtë fitore, e cila mendoj se ishte e merituar.
“Ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë “COVID-19″, por unë kam ardhur t’i ndihmoj Kosovës në këtë situatë të vështirë, ashtu siç kanë bërë edhe xhaxhi dhe daja im në luftë. Ne jemi këtu për t’ ndihmuar Kosovës”, deklaroi Erëleta Memeti për RTK, përcjellë KultPlus.
Memeti është njëra ndër futbollistet që gjithmonë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës, në çdo moment që është ftuar. / KultPlus.com
Sot u zhvillua ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Estonisë, ndeshje kjo e cila vlen për kualifikimet Euro 2021.
Gazetari Shkëlqim Xhaqkaj ka treguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se vendet e rezervuara për gazetarët e sportit në këtë ndeshje, ishin të zbrasta. Dukuri kjo e cila sipas Xhaqkajt ka ndodhur si pasojë e mos interesimit të gazetarëve të tjerë për të përcjellur e raportuar këtë ngjarje që zinte vend në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
”Nga mediat lokale, përveç RTK-së që edhe janë transmetues të kësaj ndeshje, për percjellje të kësaj ndeshje jemi unë dhe kolegu Lorik Jashanica nga Gazeta Blic.
Vashat e Kosovës meritojnë më shumë përkrahje, jo vetëm Kombëtarja A, te djemtë për të cilët ka interesim të jashtëzakonshëm nga gazetarët e sportit”, shkruan tutje Xhaqkaj. / KultPlus.com
Ndeshja e shumë pritur në mes të Kosovës dhe Anglisë ka kohë që është duke u përfolur nga fansat e këtyre dy ekipeve dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.
Gazeta ”Sun Sport”, ka shkruar për Kosovë, duke thënë se në Kosovë, po bëjnë gjithcka për ta pritur ekipin nga Anglia në mënyrën më të mirë të mundshme.
Aty përmenden edhe banerat me mbishkrimin ”Mirësevjen bro”, tek të cilat bashkangjitur është fotografia e futbollistit të njohur Sterling. / KultPlus.com
Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura, t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta e të shpërthej do si vullkan: – më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë. Unë biri yt. / KultPlus.com
Një iniciativë e re e marrë nga një grup i grave dhe vajzave të Prishtinës, bëri që sot të formohet një grup i ri i tifozeve për ekipin e futbollit të Kombëtares së Kosovës. Lojërat në vazhdim do të kenë edhe një zë më shumë që do t’i bashkohet zërit të “Dardanëve”, shkruan KultPlus.
Ky është zëri i aktoreve, gazetareve e aktivisteve të ndryshme të cilat u bashkuan sot për të marrë rrugën drejt takimit me ‘Dardanët’. Atje i priti kryetari i këtij grupi, Lulzim Berisha bashkë me tifozë të tjerë. Duke i mirëpritur, ai uroj për këtë iniciativë të cilën tha se do e përkrahin me shumë dëshirë e madje kanë punuar që të vijnë deri të ky rezultat.
“Edhe ju
jeni pjesë e jona, edhe duhet me kontribu në këtë aspekt sepse ju jeni pjesa më
e ndritur e vendit tonë, ju na bëni krenarë në të gjitha fushat dhe nuk bënë të mungoni as këtu”, u shpreh Lulzim Berisha.
Ai premtoi që
tash e tutje një numër i biletave do të ndahet për gratë që në secilën ndeshje
të kenë vendin e siguruar.
Me këtë
rast, të pranishme në këtë takim ishin: Vjosa Berisha, Ardianë Pajaziti, Jeta
Zymberi, Ramize Murtezi Shala, Elvana Shala, Armenda Filipaj, Maria Berisha
Sylejmani, Anisa Ismajli, Vlora Nikqi, Arta Selimi etj, dhe të gjithave ju dhuruan fanella me mbishkrimin
Dardanët, shalle si dhe u pajisen me bileta për ndeshjen e ardhshme.
Vjosa
Berisha, iniciatore e kësaj nisme, u shpreh se ky grup u krijuar me idenë që të
përkrahet ekipi jonë i kombëtares së futbollit në lojërat në vazhdim.
“Ky grup i
tifozeve gra numëron diku rreth 70-80 gra e çika deri më tani. Si hap i parë,
sot një pjesë e këtij grupi vizituam Dardanët ku na priti udhëheqësi
i tyre Luli dhe tifozët tjerë. Tani e tutje lojërat i ndjekim në stadion me
tifo të fuqishme për fitoret e ardhshme”, është shprehu Vjosa Berisha.
Ndërsa
themeluesja e gazetës KultPlus, Ardianë Pajaziti e ka mbështetur këtë iniciativë duke e konsideruar si shumë të qëlluar.
“Iniciativa
për përfshirjen e grave tifoze është iniciativë shumë e qëlluar për ndryshimin
e idesë se futbolli është vetëm për meshkuj. Mbështetja e kombëtares tash e sa
kohë ka marrë përmasa të mëdha, por edhe me mbështetje nga gratë, unë shumë
besoj se ndeshjet e Kosovës do të marrin pamjet e njëjta me ndeshjet
evropiane:, është shprehur Pajaziti.
Grupi i tifozeve mirëpret edhe vullnetare të reja duke u rritur kështu çdo ditë e më shumë. / KultPlus.com