Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë në Kishinjev përballë Moldavisë vendase, përballje që pritet të sjellë kualifikimin zyrtar të kuqezinjve të Sylvinhos në Euro 2024.
Gjermania është vetëm një pikë larg, por djemtë e Kombëtares synojnë fitoren, për të vijuar me suksese dhe me kryesimin e grupit E, që e kemi dominuar me meritë.
Mbi të gjitha me një futboll të bukur dhe gola të jashtëzakonshëm. Braziliani Sylvinho regjistron sot duelin e tetë në pankinën e skuadrës së shqiptarëve.
Formacioni i shqiponjave pritet të jetë ai i fitores 3-0 kundër Çekisë, me ndryshimin e vetëm në qendër të mbrojtjes.
Repart kur Ardian Ismajli rimerr postin e titullarit përkrah kapitenit Berat Gjimshiti, duke zëvendësuar Arlind Ajetin e dëmtuar.
“Stadionul Zimbru”, me një kapacitet prej 10.500 tifozësh, do të jetë “sold-out”. Tifozët vendas ëndërrojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.
Ndërkohë që në stadium do të ketë rreth 1 mijë zemra shqiptare, me Tifozat Kuq e Zi që nuk e lënë kurrë vetëm Kombëtaren.
Ndeshja Moldavi-Shqipëri zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00. / KultPlus.com