Shtëpia e komedianit britanik do të bëhet Ambasadë e Kosovës në Londër

Kosova po e zhvendos ambasadën e saj në Londër në një rezidencë prej 7.412 milionë eurosh (6.5 milionë funte) në Hyde Park, dikur në pronësi të komedianit Spike Milligan.

Prona e artit dhe artizanatit në Bayswater është blerë nga Kosova pas një marrëveshjeje të rënë dakord nga ambasadori i vendit tonë atje, Ilir Kapiti. Ambasada e Kosovës aktualisht ndodhet në rrugën “John Street” në Holborn, raporton “The Telegraph”.

Milligan dhe shoku i tij skenarist Eric Sykes blenë pronën prej mbi 529 metrash katrorë në vitin 1962, duke e bërë atë selinë e kooperativës së tyre të komedisë “Associated London Scripts”.

Skenaristit të “Doctor Who”, Terry Nation, i lindi ideja për “Daleks” ndërsa punonte në katin e dytë të ndërtesës dhe e njëjta u përdor edhe nga Dennis Spooner për të shkruar skenarë për seritë “Thunderbirds” dhe “Stingray”.

Milligan – bashkë-krijuesi i “The Goon Show” dhe autori i “Adolf Hitler: My Part in his Downfall” – ia shiti hisen e tij të rezidencës në fillim të viteve 1970 tek Sykes, i cili vazhdoi të punonte në zyrën e tij të katit të parë deri shumë pak kohë para vdekjes së tij në vitin 2012. Më pas prona i kaloi familjes Sykes.

Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, ka një sërë dhomash të mëdha në katin e parë dhe të parë, tavane të larta dhe dritare të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.

Stafi i ambasadës së Kosovës synon të zhvendoset në ndërtesë pasi të përfundojë puna e rinovimit.

Marrëveshja u organizua nga “Beauchamp Estates”.

Gary Hersham, drejtor themelues i “Beauchamp Estates”, tha: “Kjo shtëpi e madhe në qytet ka një histori të gjatë të përdorimit për zyra dhe për banim, duke e bërë transformimin e saj në një ambasadë një hap logjik”.

“Hapësira e bollshme e brendshme dhe vendndodhja në qendër, në pragun e Hyde Park dhe vetëm një udhëtim të shkurtër deri në Buckingham Place, e bëjnë atë një vend të përsosur për një mision diplomatik”, deklaroi Hersham për “The Telegraph”.

Ambasada e Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës për koment. /Klankosova.tv/KultPlus.com

Vdes komediani i njohur, Johnny Beattie

Aktori skocez dhe komediani Johnny Beattie ka vdekur në moshën 93 vjeçare, njofton BBC, transmeton KultPlus.

Komediani thuhet se ka ndërruar jetë paqësisht pas një periudhe të shkurtër në Shën Margaret’s Hospice pranë Glasgow.


Ylli skocez vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi kaloi gjashtë dekada në skenën e komedisë skoceze.

Aktori ishte shumë i njohur për rolin e tij si Malcolm Hamilton në “River City”.

Rolet të tjera të rëndësishme përfshijnë “Scotch & Wry” dhe “Rab C Nesbitt”.

Në prill të 2015-ës, ai doli në pension, pasi punoi për më shumë se 60 vjet.

Johnny kishte 33 vite i martuar me gruan e tij të ndjerë, Kitty. Kitty vdiq pas një beteje me kancerin në 1993, menjëherë pas ndarjes së tyre në 1985. Çifti ka katër fëmijë. / KultPlus.com

Entertainer Johnny Beattie prepares to go to Buckingham Palace to get an MBE from the Queen. Newsquest Media Group 2007