Komisioni Evropian: Apple po shkel rregullat e konkurrencës së BE-së

Gjetjet paraprake të hetimit të Komisionit Evropian tregojnë se Apple po shkel ligjet e reja të BE-së që lejojnë kompanitë më të vogla të konkurrojnë dhe konsumatorët të gjejnë aplikacione alternative më të lira.

Komisioni Evropian tha se i dërgoi gjetjet Apple pas një hetimi që filloi në muajin mars.

Komisioni Evropian beson se Apple nuk është në përputhje me Aktin e Marketingut Dixhital (DMA) “pasi parandalon zhvilluesit e aplikacioneve që t’i drejtojnë lirisht konsumatorët në kanale alternative për oferta dhe përmbajtje”.

Apple, ka 12 muaj për të përmbushur para se të përballet me gjoba deri në 10% të të ardhurave të saj globale. BE shpreson se dialogu në vazhdim do të çojë në pajtueshmëri dhe jo në sanksione, shkruajnë mediat e huaja.

Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës (KiE).

Ky raport ka kaluar në Komisionin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 31 vota për, 4 kundër e 1 abstenim.

Raporti i ish-ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në një postim në Facebook ka bërë të ditur se Kosova e ka kaluar suksesshëm votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE.

Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi që ishte komision, shkruan se “ Fitore… Hapi i parë u kry, edhe dy hapa janë dhe kryhet përfundimisht. 31 për, 4 kundër, 1 abstenim”, shkruan Gashi.