Një nga emrat më aktiv në muzikën korale në Kosovë, kompozitori dhe dirigjenti Memli Kelmendi ka një opus të pasur sa i përket kompozimeve të veprave, shumë prej tyre janë luajtur në vende të ndryshme të botës, e të tjera po presin që shumë shpejt të dëgjohen në skena të mëdha, shkruan KultPlus.
Vepra “Dies Lunae” për piano, e selektuar në konkursin “7 Notes in 7 Days at 7pm” do të interpretohet të hënën si premierë botërore nga pianistja e njohur Maria Marchant (Award-winning concert pianist). Vepra do të interpretohet në Blüthner Piano Centre, Londër më 17 Gusht në ora 19:00.
Maria Marchant është pianiste e vlerësuar lartë nga BBC, A BBC Music Magazine Rising Star, ‘In Tune’ and ‘Record Revieë’, WMNR Radio, Classic FM dhe kritikë të shumtë të muzikës si; Roderick Williams, OBE, Graham Rickson, Arts Desk, Nick Barnard, Music Web-International etj.
Maria Marchant ka interpretuar në vendet më të njohura të vendit dhe jasht saj duke u bërë kështu fituese e shumë garave për piano. Ajo gjithashtu fitoi Medaljen e Artë dhe Prmimin e Parë në Konkurrencën Ndërkombëtare Hindemith, Berlin, dhe u zgjodh si artiste në skemat Concordia, Tillett Trust dhe Park Lane Group që rezultuan në paraqitjet Wigmore dhe Southbank.
Pikërisht kjo pianiste, tashmë do të luaj një ndër veprat e kompozitorit shqiptar, i cili teksa ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij në Facebook, është shprehur tejet i lumtur për këtë fakt. / KultPlus.com
Kompozitori Enver Shëngjergji rrëfen angazhimin e tij në muzikën e lehtë shqiptare. Artisti ndalet dhe tek problematikat, që shqetësojnë sot muzikantët shqiptarë.
Pasioni dhe dëshira e tij për të qenë pranë publikut na bën të mendojmë, se Enver Shëngjergji ndonëse ka më shumë se 40 vjet krijimtari në muzikën e lehtë shqiptare, nuk është shkëputur asnjëherë prej saj. Për “ReportTV” artisti u rikthehet bashkëpunimeve të para, me këngëtarët Naim Kërçuku, Bashkim Alibali, Marjana Leka apo Alida Hisku, të cilët u kanë dhënë zë këngëve të tij.
“Nuk është se unë isha i vetmi i talentuar, por ishte edhe fati. Mua fati më bëri që të godasë me këngën e parë, që e ka kënduar Naim Kërçuku “Udhëtuam së bashku”. Ishte koha e aksioneve, kur rinia jetonte, punonte, por dhe dashuronte, prandaj dhe kënga gjeti mëshirim tek brezi i ri”, rrëfen Enver Shëngjergji.
Gjatë dy muajve të pandemisë COVID 19, artisti u rikthye me disa koncerte live në rrjete sociale, me këngët “Vajzat e fshatit tim”, “Mbrëmja e fundit” edhe shumë këngë të tjera, ku mes tyre veçon “Ninullën”, e cila është bërë për të gjitha nënat shqiptare.
“Periudha e pandemisë më mbushi një boshllëk, që mos ta ndieja veten të vetmuar unë kam bërë disa koncerte. Ndonëse, të gjithë thonë që nënës i dhimbsen të gjithë fëmijët njësoj, por unë mbi ‘Ninullën’ nuk vë asnjë”, shprehet kompozitori.
Shëngjergji na rrëfen edhe atë çka ndodhi me krijimtarinë muzikore, pas viteve ’90
“Të mohosh të renë është nihilizëm, edhe unë këtë se bëj, por ka një gjë, se një e re që lind nëse nuk ka një taban, nuk i reziston kohës, është pa vlerë. Sikundër edhe një popull që nuk njeh prejardhjen e tij, s’mund të quhet shqiptar”, thotë Shëngjergji.
Një tjetër, problematikë e madhe për artistin është edhe mosnjohja e të drejtës së autorit, që për 30 vjet u është mohuar artistëve.
“E drejta e autorit?! Ka disa media që nuk paguajnë, krijimtaria jonë merret, ekzekutohet edhe ne nuk kemi asnjë qindarkë. Unë nuk pres që të marrë këtë, të më rrojnë fëmijët që më kanë ushqyer edhe më kanë paguar ilaçet. Por nuk është e drejtë që një brez si yni të vuaj. Unë thashë, që për vete nuk vuaj, por ka artistë që vuajnë për bukën e gojës. Qeveritarët kanë 30 vjet që vjedhin, çfarë nuk bëjnë, por për këtë të drejtë nuk kanë bërë asnjë gramë, me përjashtim të Albautor, që prej dy vitesh kanë nisur të na japin nga një thërrmijë”, përfundon Shëngjergji.
Kompozitori përfundon se artistët e rinj nuk duhet të harrojnë gjuhën dhe identitetin shqiptar, të cilat më së miri gjenden në folklorin tonë, ndryshe ata do mbeten vetëm flluska sapuni të përkohshme. / KultPlus.com
Antonio Lucio Vivaldi lindi më 4 mars 1678 në Venecia, Itali. Mësoi violinën nga babai i tij Xhovani Batista (Giovanni Battista) që punonte si berber. Pas një periudhe mësimi, at e bir bënë një turne rreth Venecias. Vivaldi kishte një problem shëndetësor, të cilin e quante ngushtim të kraharorit. Bëhej fjalë për astmë që me gjithë shqetësimet në frymëmarrje nuk e pengoi të mësonte të luante në violinë, të kompozonte dhe të merrte pjesë në aktivitete muzikore. Në moshën 14 vjeçare, nisi të studionte në një shkollë biblike. Në vitin 1703, përfundoi studimet dhe u emërua prift, me emrin fetar “Prifti i Kuq,” për shkak të ngjyrës së flokëve.
Më 1704, për shkak të shëndetit të tij, Vivaldi
nuk mundi të drejtojë meshën e Ujit të Shenjtë dhe dy vjet më vonë, u bë
profesor violine në Jetimoren për vajza, Pio Spitali i Mëshirës, në Venecia. Në
jetimore ai kishte shumë përgjegjësi për detyra të ndryshme. Shume shpejt, pasi
ishte bërë mësues, jetimët patën sukses edhe jashtë shtetit. Vivaldi ka shkruar
për ta shumicën e simfonive, kantatave dhe muzikave kishtare. Në 1705 u
publikua përmbledhja e parë me punët e tij, e titulluar “Raccolta”. Në 1707 u
njoh me Ana Xhiraudin (Anna Giraud), të cilën e konsideronte si muza frymëzimi.
Në vitin 1713, Vivaldi u bë përgjegjës për aktivitetet muzikore të
institutit.
Vivaldi u emërua ‘maestro de’ concerti’ në vitin 1716.
Gjatë këtyre viteve, ai shkroi pjesën më të madhe të veprave muzikore, ku
përfshihen disa opereta dhe koncerte (vepra muzikore për violinë). Gjatë
viteve 1723 – 1729, Vivaldi kishte kompozuar 140 koncerte. Një
fakt i rëndësishëm është rizbulimi i pjesës më të madhe të repertorit të tij,
në fillim të shekullit XX, në Torino dhe Gjenovë. Muzika e Vivaldit është
inovatore, pasi ka thyer traditën në mënyrën e të kompozuarit. Ai përmirësoi
strukturën e koncerteve, ku kërkonte kontraste harmonike, duke krijuar melodi
dhe skema të reja interpretimi. Vivaldi ishte në gjendje të kompozonte dhe
muzikë jo-akademike, e cila pëlqehej nga pjesa më e madhe e publikut. Ky
popullaritet e bëri të njohur edhe në shtete si Franca gjatë asaj periudhe e
njohur si liberale ne shijet muzikore.
Vivaldi njihet si një prej artistëve që solli
muzikën Baroke. BAHU, u ndikua jashtë mase prej muzikës së Vivaldit. Bahu
transkriptoi një sërë koncertesh për piano dhe një sërë pjesësh muzikore për
orkestër ku përfshihet ‘Koncerti i Famshëm për Katër Violina dhe Violinçelë’.
Megjithatë, jo të gjithë muzikantët shfaqën të njëjtin mendim kundrejt
Vivaldit.
Edhe pse kishte statusin fetar, Vivaldi mund të ketë
pasur lidhje dashurie, njëra prej të cilave mendohet të ketë qenë me këngëtaren
operistike veneciane Ana Xhiraud (Anna Giraud), më të cilën ai do të punonte
materiale prej operës së vjetër veneciane, duke ia përshtati vokalit të këngëtares.
Sidoqoftë, nuk gjenden fakte konkrete që mund të vërtetojë ndonjë lidhje
romantike të Vivaldit. Jeta e tij, si dhe e shumë kompozitorëve të tjerë të
asaj periudhe, ishte e zhytur në varfëri. Për të siguruar të ardhurat, për tu
shpërngulur në Vjenë, Vivaldi u detyrua të shiste një pjesë të madhe të veprave
të tij. Arsyet e largimit të tij prej Venecias nuk janë shumë të qarta, por
mendohet se dëshironte të takonte Karlin e VI-të, i cili i adhuronte kompozimet
e tij. Në vitin 1727, Vivaldi i kushtoi Karlit të VI-të, veprën muzikore
‘La Cetra’ e cila i siguroi Vivaldit postin “kompozitor mbretëror”.
Pak pas mbërritjes së Vivaldit në Vjenë, Karli
vdiq. Kjo humbje tragjike e la kompozitorin pa mbrojtje mbretërore. Vivaldi u
detyrua të shiste më shumë dorëshkrime të veprave të tij muzikore dhe në
vitin 1741 ai u nda nga jeta. Vivaldi u varros në një varr të
thjeshtë, vendndodhja e të cilit është në Kishën e Karlit në Vjenë. Pas vdekjes
së tij veprat e Vivaldit mbetën në errësirë deri në fillim te shekullit XX.
Shtëpia ku Vivaldi jetoi në Vjenë është shembur, sidoqoftë për Vivaldin janë
vendosur plakatë përkujtimore në Miljen e Muzikës Vjeneze si dhe në Sheshin
Ruzvelt (Roosevelt Square).
Vivaldi është pa dyshim një nga kompozitorët më të mëdhenj italianë dhe në kurrikulumin e tij rezultojnë mbi 500 koncerte (210 prej të cilave ishin për violinë ose violonçel) 46 opera, sinfoni, 73 sonata, muzikë dhome ( disa sonata për fyell) si dhe Muzikë të Shenjtë. Vepra e tij më e famshme është “Katër Stinët”, kompozuar në vitin 1723. Në thelb, ajo ishte si një poemë për natyrën, ku ai u mundua të realizonte tingujt e katër stinevë. Pranvera është një pjesë, që shpesh përdoret për ceremoni të rëndësishme dhe vazhdon të konsiderohet një nga perlat e muzikës klasike. / KultPlus.com
Tish Daija lindi më 30 janar 1926 në Shkodër, në një familje të thjeshtë. Pa mbushur moshën shkollore, bëhet pjesëtar i “Korit Françeskan”, ku nën drejtimin e P. Martin Gjokës dhe Filip Mazrekut merr mësimet e para muzikore bashkë me Tonin Harapin, Çesk Zadejën, Lukë Kacajn, Simon Gjonin, përcjellë KultPlus.
Në moshën 10
vjeçare bëhet instrumentist i bandës muzikore “Antoniane” që drejtohej
nga Prenk Jakova.
Krijimtarinë
muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët
“Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, “Bjeri Gajdes
Gajdexhi” etj.
Shkollën e
mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, Tish Daija kreu
studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Gjithashtu, Tish Daija ka
dhënë një kontribut themelor në krijimin dhe zhvillimin e muzikës
instrumentalo-simfonike, muzikës së dhomës dhe për krijimin e një tradite të
çmuar shqiptare të muzikës klasike. Së bashku me Çesk Zadejën e Tonin Harapin
krijuan klasën e kompozicionit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, ku ka
dhënë kontributin e tij si pedagog në formimin e disa brezave kompozitorësh,
muzikologësh e instrumentistësh.
Mbas
studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija ka qenë udhëheqësi
artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për 18 vjet (1962-1980). Autor
i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”,
baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, “Bijtë e Peshkatarit”
etj.
Ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare në 3 tetor 2003. / KultPlus.com
Një instrumental rrëqethës ju është dedikuar viktimave të tërmetit në Shqipëri nga kompozitori Blond Krasniqi.
24 vjeçari, përmes kësaj
melodie shpreh gjithë dhimbjen e tij shpirtërore për këtë fatkeqësi që e ka përthekuar
shtetin shqiptar.
“Shqiperi toka fort si
djep te përkundi, por dashurinë tonë ndaj jush dot nuk e lëkundi”. Një melodi
nga unë, nga dhembja e madhe per tragjedinë ne Shqipëri”, ka shkruar ai në
Facebook.
Krasniqi është
kompozitor i ri, veprat e të cilit kanë qenë pjesë e shumë festivaleve e
koncerteve.
Në vitin 2018, ai është shpërblyer me çmimin vjetor të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), për kategorinë e veprave solistike dhe duo për vitin 2017. / KultPlus.com