Një 23-vjeçare është dëmshpërblyer nga Bashkia e Prishtinës për lëndimet që iu shkaktuan nga rrëzimi i çatisë së një ndërtese në kryeqytet.
Eliza Ujkani shpëtoi mrekullisht me disa lëndime të rënda kur u godit nga çatia e një ndërtese në Komunën e Re të Prishtinës pak kohë më parë.
Ditën e sotme, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar me 36 vota pro dhe asnjë kundër në favor të dëmshpërblimit të saj me 110 mijë euro.
“Ka të bëj rreth përmirësimit të shëndetit të zonjushës Ujkani e cila sot është me ne, kështu që propozimi është për të vazhduar shërimi”, tha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama./KultPlus.com
Kuvendi i Komunës së Prishtinës e ka nënshkruar kontratën për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit.
Sipas njoftimit të publikuar në e-Prokurimi, kjo do t’I kushtojë komunës 35 mijë e 400 euro. Tenderi i është dhënë kompanisë “Finesë Design SH.P.K”, raporton Express.
Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 70 ditë dhe parasheh dekorimin e shesheve të kryeqytetit.
Aty përfshihet edhe dekorimi i shtëpizave në bulevardin “Xhorxh Bush”.
Kontrata është nënshkruar më 6 nëntor, derisa për këtë tender ishin paraparë 50 mijë euro.
“Dekorimi i shtepizave te Tregut Dimeror, te Komunes se Prishtines në bulevardin Xhorxh Bush, me ndricim led dhe simbolin e Tregut Dimeror. Logo e Vere N’Dimer ne shtepiza, nga materiali forex me dimenzione 30cm x 60cm, e mveshur me ndricim dekorativ. Vërejtje: Në çmim duhet të llogaritet dekorimi me ndricim led dhe poashtu simboli – Logo e Tregut dimeror ne baze te dizajnit te propozuar nga OE fitues“, thuhet në dosje. / KultPlus.com
Komuna e Prishtinës ka hapur tender për dekorimin e kryeqytetit. Këtë vit vlera e tenderit e paraparë për dekorim me drita është 50 mijë euro. Sipas njoftimit në Prokurimin Publik, kompanitë ofertuese në këtë tender duhet të ofrojnë trupa dekorative në formë të ariut dhe pinguinit.
“Figurat dekorative dhjetë copë duhet të jenë ndriçuese dhe ngjyrat përcaktohen në bazë të urdhëresës nga menaxheri i projektit”, thuhet në dosjen e tenderit.
Po ashtu do të ketë dekorime tjera ndriçuese ndërsa dritat të vendosen edhe në Sheshin “Xhorxh Bush”. / KultPlus.com
Expoart.40 ka hapë ekspozitën e radhës të titulluar “Ethos”, por veçantia e kësaj ekspozite është se veprat e kuruara tashmë janë vendosë në muret e objektit të Komunës së Prishtinës, përkatësisht në korridoret e këtij objekti, shkruan KultPlus.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për këtë ngjarje kulturore, dhe KultPlus ju sjell të plotë njoftimin rreth kësaj ekspozite.
Në ndërtesën e vjetër të Kryeqytetit, u hap ekspozita “Ethos” e mbështetur nga Drejtoria e Kulturës dhe e realizuar nga @Expoart.40, e cila eksploron lidhjen në mes të identitetit dhe vlerave dhe se si këto mund të shfaqen nëpërmjet artit bashkëkohor.
Punimet janë realizuar përgjatë muajit gusht nga artistët e rinj studentë të Artit Konceptual dhe Mediave të Reja, Arkitekturës si dhe Dizajnit të Modes në bashkëpunim me ligjërues ekspertë të fushës së artit të cilët kanë inspiruar rrugëtimin e tyre profesional.
Falenderojmë artistët tanë të rinj të cilët ngjallën koridoret e Institucionit të Kryeqytetit me shpërfaqjen e artit të tyre unik.
Komuna e Prishtinës, së bashku me IFC – International Finance Corporation nënshkruam marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të pesë shkollave të reja për fëmijët tanë drejt një arsimi më cilësor.
Këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në: Arbëri, Mati 1, Veternik, Kalabri, Qendër
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shprehur gjithashtu se brenda periudhës 2 vjeçare bashkë me IFC do të ndërtojnë gjithsej tetë shkolla duke përfshirë arsim cilësor, kushte më të mira për arsimtarë dhe nxënës, më pak trafik dhe më shumë punësim.
Shkollat e reja pritet të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit. / KultPlus.com
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 1 Maj ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi dhe pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve.
Sipas njoftimit, përveç banorëve të lagjeve ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”, Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica”, Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”.
“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com
Kryeqyteti me kënaqësi njofton për koncertin e Morcheeba Band, me rastin e 15 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përcjell KultPlus.
Sipas Komunës së Prishtinës, koncerti do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, duke filluar nga ora 20:00.
“Bëhuni gati për të vallëzuar nën ritmin e shkrirjes unike të trip-hop, down-tempo dhe muzikës botërore të Morcheeba, derisa ata performojnë hitet e tyre ikonike.
Para performancës së Morcheeba në skenë, warm-up artistët La Fazani dhe Shpat Deda do të na zbukurojnë natën me performancat e tyre elektrizuese, të shoqëruar nga grupet e tyre të talentuara. Këta artistë do të na argëtojnë dhe do të sigurohen që publiku të jetë në frymën e duhur për të shijuar plotësisht performancën kryesore.
Pasi Morcheeba të ketë mbaruar performancën, festa do të vazhdojë me DJ ADRIAN, i cili do t’na sjellë hitet më të fundit. Ky koncert premton të jetë një eksperiencë e paharrueshme që nuk do të donit ta humbisnit”, thuhet në njoftim.
Gjetjet e para të studimit të fizibilitetit drejt Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike të Prishtinës, janë duke u diskutuar nga përfaqësues të MKRS-së dhe MMPHI, Kuvendit të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe OJQ-ve.
Anëtarët e grupit punues po shqyrtojnë analizën mbi gjendjen aktuale të Qendrës nga perspektiva e strukturës urbane, kornizës ligjore dhe kufijve të qendrës historike.
Projekti “Studimi i fizibilitetit dhe plani i menaxhimit për qendrën historike të Prishtinës” synon të integrojë trashëgiminë kulturore në një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës për të ardhmen e kryeqytetit.
Ai financohet nga MKRS dhe mbështetet nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë. / KultPlus.com
Deri në fund të vitit, Komuna e Prishtinës synon t’i trajtojë 5000 qen endacakë, pas lloteve të shpallura për prokurim publik, kështu tha këshilltar i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Bajram Gecaj.
Gecaj tha se çdo vit janë ndarë nga 70 mijë euro për trajtim të qenve endacakë. Sipas tij, me këtë shumë bëhej trajtimi i rreth 700 qenve, anipse numri në Prishtinë konsiderohet të jetë nga 5000-10000 qen endacakë.
i tha se tani janë ndarë një milion euro për trajtim të problemit me qentë endacakë. Me 6 llotet e fundit ka thënë se numri i qenve të trajtuar do të shkojë nga 720 në rreth 5 mijë sivjet. Sipas tij, mundësitë e keqtrajtimit të procesit të trajtimit janë minimale pasi “do të sigurohet incizimi i kapjes, trajtimit dhe lëshimit, dhe do të vendosen çipa me të gjitha informatat”.
Gecaj në KTV ka folur edhe për një qendër të trajtimit të qenve endacakë, të nisur në Hajvali, ku tha tha se në të do të bëhet trajtimi dhe mbajtja e përkohshme. Pas trajtimit, sipas tij, qentë janë më pak agresivë, por jo krejtësisht joagresivë.
Gecaj ka apeluar që niveli qendror të merret më urgjent me këtë çështje.
Të hënën, një qen endacak kishte sulmuar një 4-vjeçar në kopshtin e një çerdheje në Prishtinë. / KultPlus.com
Me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare pa Makina”, sot në Kryeqytet do të ketë një mori aktivitetesh me qëllim të promovimit të lëvizjes së lirë, udhëtimit me transport publik dhe formave të tjera alternative të transportit, përcjellë KultPlus.
Me këtë rast, sot do të lirohen nga pagesa e Trafikut Urban të gjithë qytetarët.
Ky organizim realizohet nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe me Marakli t’Biciklave. / KultPlus.com
Komuna e Prishtinës po planifikon ta shndërrojë rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, në një rrugëpër shëtitje dhe argëtim, shkruan KultPlus.
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ka bërë të ditur se po planifikojnë të diskutojnë për këto çështje me banorët e lagjes.
Madje ai bëri një krahasim të mundshëm, duke përfshirë një lagje nga Vjena e Austrisë.
“Rruga ‘Rexhep Luci’ lehtësisht mund të kthehet në hapësirë publike për ecje dhe argëtim! Jemi duke e analizuar dhe do ta diskutojmë me banorët e lagjes”, ka shkruar Zogaj.
Një nga rrugët më të frekuentuara në Prishtinë është pikërisht kjo lagje, pasi ka lidhje edhe me rrugën “Luan Haradinaj” në njërën anë dhe me sheshin “Nëna Terezë”. /KultPlus.com
Komuna e Prishtinës është duke bërë përgatitjet për projektin: “Ndërtimi i Fushës së Minigolfit”.
Duke e vlerësuar bashkëpunimin me qytetarët, Komuna e Prishtinës fton qytetarët në një takim konsultativ për të diskutuar rreth këtij projekti.
Takimi do të mbahet të enjten, me datë 08 shtator 2022, duke filluar nga ora 17:00 deri në orën 18:00, në Parkun e Taukbahçes, pranë Restaurant “Parku”. / KultPlus.com
Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me KFOR-in Ukrainas, ka ndërmarrë aksionin për të ofruar ndihmë për qytetarët e Ukrainës, përcjell KultPlus.
Kjo iniciativë do të fillojë nga dita e hënë ku të gjithë qytetarët e Prishtinës, vullnetarisht do të mund të kontribuojnë duke zgjedhur një apo disa nga produktet e listuara, të cilat mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale.
Njoftimi i Komunës së Prishtinës:
💙🤍 Prishtina për Ukrainën. 💙💛
Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me KFOR-in Ukrainas, ka ndërmarrë aksionin për të ofruar ndihmë për qytetarët e Ukrainës.
Të gjithë qytetarët e Prishtinës, vullnetarisht do të mund të kontribuojnë duke zgjedhur një apo disa nga produktet e listuara, të cilat mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale të Kryeqytetit, çdo ditë, duke filluar nga dita e hënë, me datë 1 gusht 2022, deri të enjten, me datë 4 gusht 2022.
Festivali i parë Operistik në vend dhe rajon, “Rame Lahaj International Opera Festival” këtë vit, me përkrahje unanime do të mbahet nën patronazhin e Komunës së Prishtinës, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili është shprehur shumë i lumtur.
“Jam tejet i lumtur që sivjet, me përkrahjen unanime të komunës së Prishtinës, marrim nën patronazh Festivalin e parë Operistik në vend e rajon, Rame Lahaj International Opera Festival.
Për artistin tonë Rame Lahaj nuk kam pse të them shumë, pasi vlerësimin ia ka dhënë bota, e ia kam ndjekur shfaqjet edhe personalisht në Berlin e në Londër. Por ajo që për mua, Prishtinën dhe Kosovën ka rëndësi shumë, prandaj edhe do ta përkrahim gjithmonë, është investimi në platformën edukativo/arsimore, të ideuar për talentët lirikë të rinj e në karrierë, e po ashtu në mundësitë e depërtimit të tyre në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.
RLIOF sivjet do të ketë 5 mbrëmje koncertale, ku përveç yjeve operistike nga shtete të ndryshme, vend të rëndësishëm në repertorin e festivalit do të zërë edhe muzika e mirëfilltë shqipe.
“I dashur Ramë Lahaj, Prishtina dhe vendlindja të mirëpresin ty dhe kolegët e tu ndërkombëtarë”, shkruan tutje Rama. / KultPlus.com
Flutura Zymi e njohur edhe si aktiviste për mbrojtjen e ambientit ka dalë me një reagim pas njoftimit të Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës se ky festival do të mbahet në lokacionin e Gërmisë.
Flutra Zymi nëpërmjet rrjeteve sociale ka ftuar ambientalistët, aktivistët, qytetarët dhe shoqërinë civile që të dalin në protestë, në mbrojtje të Gërmisë.
KultPlus ju sjell reagimin e plotë të Zymit.
Ftoj të gjithë ambientalistët, aktivistët, qytetarë dhe shoqërinë civile se shpejti në protestë në mbrojtje të Gërmisë. Ju njoftojmë për datën e protestës së shpejti.
Nuk duhet leju një grusht analfabeta që qeverisine me u sjell si ky vend është i tyre dhe vetëm i tyre. Shpresoj që Instituti i Kosovës për mbrojtjen e Natyrës nuk ka ba këso lëshime.
Zymi poashtu po për të njëjtin organizim ka reaguar edhe me një status tjetër, duke paralajmëruar se me të gjithë do të shihet së shpejti në gjykatë.
Ju definitivisht jeni njerëz egoista, mizor të pa kulturë. Njerëz pa pikë respekti për natyrën biodiversitetin. Ju jeni yje po njerëz nuk jeni e as kurrë nuk do bëheni. Shpresoj natyra sa më shpejt të na hakmerret se njeriu nuk e meriton këtë planet. Shihemi në gjykatë që të gjithë!/ KultPlus.com
Jehona dhe Egzoni, dy ekspertët e pavarur të arsimit që nga sot zyrtarisht do të jenë pjesë e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të çerdheve dhe shkollave të Prishtinës.
Jehona Gjurgjeala është themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e “Organizatës Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA”. Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në London School of Economics and Political Science. Jehona po ashtu ka përfunduar programin profesional ne Politika te Edukimit, nga Georgetown University. Ajo ka përvojë mbi dhjetë vjeçare në pozita menaxheriale në ndërmarrje ndërkombëtare – me zyra në Oksford, Londër dhe Kopenhage.
Ndërsa Egzon Gashi është është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i “Teach For Kosova”, një organizatë joqeveritare e cila synon të përmirësojë cilësinë e sistemit arsimor në Kosovë. Egzoni ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit, ka Master në Edukim në Johns Hopkins University, ku edhe aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Lidership dhe Sipërmarrje në Arsim.
Jehona dhe Egzoni janë ndër profesionistët më të mirë të fushës. / KultPlus.com
“Dita e Çlirimit” të kryeqytetit është shënuar sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës, me ç’rast gazetari britanik Vaughan Smith është shpallur qytetar nderi për pasqyrimin e luftës së Kosovës në vitin 1999, përmes punës së tij.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në seancën solemne tha se gazetari britanik Smith përmes punës së tij ka pasqyruar luftën e fundit në vend.
Ai gjatë këtij sesioni ka prezantuar edhe punën e gazetarit Smith përmes një video incizim.
“Ndër ata që kontribuuan drejt realizimit të ëndrrës tonë për liri ishin dhe shumë të huaj, e që i treguan botës me fjalë e me pamje për ato që po ndodhnin në Kosovë. Gazetar të dedikuar me punën e tyre të cilët bën që zëri ynë të dëgjohej e sakrifica jonë të shihej botërisht ”, ka thënë Rama duke paraqitur një xhirim të shkurtër të punës së gazetarit Smith.
Rama po ashtu tha se sot 23 vite më parë Prishtinës iu kthye shpresa, e shpërblimi i sakrificave shumë vjeçare për të drejtën më të shtrenjtë, lirinë.
“Jemi mbledhur në këtë seancë solemne ta shënojmë këtë ditë kaq të rëndësishme për kryeqytetin dhe mbarë vendin, ‘Ditën e Çlirimit të Prishtinës’. Si sot 23 vite më parë Prishtinës iu kthye shpresa, e shpërblimi i sakrificave shumë vjeçare për të drejtën më të shtrenjtë, lirinë. Kjo ditë shënon fundin e bombardimeve të NATO-s, rrjedhimisht fundin e luftës së Serbisë në vendin tonë. Në kujtesën tonë, kjo ditë ende mbetet ditë e shenjtë, sepse mijëra fëmijë, gra e burra mijëra familje kosovare sakrifikuan jetën për ëndrrën tonë të përbashkët…Fal tyre sot atë ëndërr e gëzojmë si realitet të lirë në vendin tonë. Fal tyre 11 qershori është bërë simbol i shpresës, i fitores së të mirës ndaj të keqes, është bërë fillimi i një kapitulli të ri, të cilin ende jemi duke e shkruar të gjithë së bashku”, tha Rama.
Ai po ashtu u shpreh se shumëçka ka ndryshuar për të mirë nga paslufta e deri më sot, por siç theksoi Rama “rruga është ende e gjatë”.
“Në këtë kapitull të ri është tash radha jonë që ta nderojmë veprën e atyre që sakrifikuan për liri, por jo vetëm me fjalë por dhe me vepra. Sot u përulemi ushtarëve të UCK-së, atyre që rezistuan për të parë Prishtinën të lirë, dëshmorëve dhe familjeve të tyre. U përulemi atyre që dhanë kontribut të pashoq, që hapën shtëpitë e tyre për shkolla, u përulemi atyre që u dëbuan dhe zgjodhën sërish Prishtinën…le ta kujtojmë 11 qershorin që të kujtojmë që misioni ynë që të punojmë për brezat që po vijnë për hir të sakrificës së tyre që sot nuk janë më në mesin tonë”, ka thënë Rama. /KultPlus.com
Komuna e Prishtinës po synon që të fuqizojë sa më shumë transportin publik dhe atë alternativ, me biçikleta dhe e-scooters, shkruan KultPlus.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, KP ka njoftuar se transporti i Trafikut Urban për këtë vikend (21 dhe 22 maj) do të jetë falas.
“Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë.Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe alternativ”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Gjatë këtyre datave, KP gjithashtu ka njoftuar se do të vazhdojë testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. /KultPlus.com
Komuna e Prishtinës do t’i mbështes me 500 euro nënat lehona të cilat janë përfituese të skemës sociale.
Kjo u bë e ditur gjatë seancës së Kuvendit Komunal, të martën.
Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, tha se një propozim tjetër i tyre është subvencionimi me 70 euro që familjet që marrin më pak se 500 euro t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe.
Sipas Premtim Fazliut nga drejtoria për Mirëqenie Sociale, nga muaji janar deri në muajin prill kanë qenë 17 lindje të kësaj kategorie.
Ndërkaq, ndihma përfshinë periudhën prej datës 1 janar 2022 dhe me mundësi që të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.
Në bazë të kalkulimeve të prezantuara, brenda një viti rreth 70 nëna lehona do jenë përfituese të kësaj skeme, ose në kosto financiare i bie 35 mijë euro. / KultPlus.com
Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve’’ dhe Rrjeti ERGO po lansojnë thirrjen e vitit 2022 për fushatën rajonale “Kryetari komunal më miqësor me Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët” në kuadër të projektit “Romani Women Power of Change in the Western Balkans and Turkey”.
Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe ndryshimin e qëndrimeve kundrejt përfshirjes së romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve si dhe të kontribuojë në tejkalimin e barrierave të shumta për gjithëpërfshirjen e tyre.
Pjesë kyçe e kësaj fushate është konkursi “Kryetari Komunal më Miqësor me Romët, Ashkalinjët dhe Egjiptianët” i cili po zhvillohet paralelisht në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi.
Komuna fituese do të përfaqësohet nga kryetari i saj në një cermoni të ndarjes së çmimeve që do të mbahet në kuadër të Javës së Romëve nga data 16 deri më 19 Maj 2022, në Bruksel, në të cilën do të marrin pjesë të gjithë kryetarët e komunave nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia dhe përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerim të Komisionit Evropian, (DG NEAR).
Për më shumë informacione rreth çmimit, mënyrës së aplikimit si dhe formularin që duhet të plotësohet dhe të dorëzohet bashkë më dokumentet mbështetëse që kërkohen në aplikim, ju lutemi klikoni në linkun më poshtë:
Komuna e Prishtinës e ka anuluar testimin e alarmit nesër, për shkak se do të mbahet manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shëtitoren e Prishtinës.
“Komuna e Prishtinës ju njofton se, për shkak se nesër, të shtunën më 5 mars, do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës, Komuna anulon testimin e Sistemit të Alarmit Publik”, thuhet në njoftim.
Për nesër Komuna e Prishtinës pati paraparë testimin e Sistemit të Alarmit Publik, dy herë nga 30 sekonda. / KultPlus.com
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmit publik në Prishtinë.
Testimi do të bëhet në orën 12:05, me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
“Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com
Piansiti Agron Shujaku së fundmi ka prezantuar një pjesë të projektit që ka për synim realizimin e veprave të kompozitorëve kosovar për piano 4 duar, përcjell KultPlus.
Bëhet fjalë për veprën për piano 4 duar “Pranvera në Prishtinë” e kompozuar në origjinal nga Musa Piperku, që është transformuar në një vepër të bukur pianistike nga kompozitori Kreshnik Aliçkaj.
Piansiti Shujaku tutje bëri të ditur se realizimi i projektit të CD me vepra të kompozitorëve kosovar është subvencionuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës.
Më poshtë KultPlus ju sjell postimin e tij të plotë:
Te nderuar miq,
Po ju prezentoj një pjesë të projektit që ka synim realizimit të veprave të kompozitorëve Kosovar për piano 4 duar.
Është vepra për piano 4 duar “Pranvera në Prishtinë” e kompozuar në origjinal nga Musa Piperku, që është transformuar në një vepër të bukur pianistike nga kompozitori Kreshnik Aliçkaj.
Realizimi i projektit të CD me vepra të kompozitorëve kosovar është subvencionuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës.
Faleminderoj poashtu Teatrin Profesionist “Istref Begolli” për kontributin e tyre si partner i projektit. Një falemnderim i veçantë për Memli Kelmendi për kontributin e tij në si inxhinier zëri në realizimin e projektit. / KultPlus.com