Ambasada e SHBA, nismë për përfshirjen e komuniteteve shqiptare në edukimin qytetar

Thënia e ish-Presidentit të SHBA, Barack Obama se, “Ndryshimi nuk do të vijë nëse e presim nga një person tjetër apo një kohë tjetër. Ne jemi ata që kemi pritur. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë”, është motoja e gjashtë klubeve “Të Rinjtë Për Ndryshim”.

Këto klube janë pjesë e një nisme për përfshirjen e komuniteteve shqiptare në edukimin qytetar, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Kjo nismë bashkon nxënës nga shkollat e mesme publike dhe shkollat e komunitetit fetar në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan, të cilët kanë punuar në projekte të përbashkëta për të ngritur çështjet më urgjente të komunitetit, përfshirë gjuhën e urrejtjes, shfrytëzimin e fëmijëve për punë dhe mbështetjen për fëmijët me nevoja të veçanta, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë.

Duke folur në një aktivitet për të prezantuar këto projekte në Medresenë e Tiranës, Zëvendës Shefja për Marrëdhëniet me Publikun e ambasadës së SHBA, Amanda Roberson vlerësoi punën e nxënësve dhe i nxiti ata që të vazhdojnë të jenë qytetarë aktivë dhe drejtuesit e ardhshëm të komunitetit./atsh/ KultPlus.com