Një foto e rralllë e komunitetit arbëresh në eparkinë e L’ungrës në vitet 1930.
Monsinjor Giovanni Mele, peshkop i Eparkis së L’Ungros me famullitarin, kryepriftin Pietro Bavasso në të djathtë dhe besimtarët arbëresh të Katedrales së San Nicola di Mira.
Foto kortezi e arkivit privat të Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro.
Në vitin 2019 kjo eparki kremtoi 100 vjetorin e themelimit të saj. Ishte 13 shkurti i vitit 1919 kur Papa Benedikti XV, ndërsa bota ishte e copëtuar nga Lufta I Botërore, themelonte, me Kushtetutën Apostolike Catholici fideles, këtë Seli të Kishës katolike italo-shqiptare. / KultPlus.com
“Ka nga ata që flasin dhe thonë “Ne jemi pak, jemi shumë”, por kujt i intereson. Ne jemi, dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, kështu e nis shkrimin e tij Antonio Secondo mbi gjurmët e arbëreshëve në Abruzzo.
Në fund të shekullit XIX, piktori dhe shkrimtari anglo-sakson Estella Canziani shëtiti Abruzzon me një karrocë ku përshkruan peizazhet, zakonet, kuriozitetet dhe traditat e saj. Turit të madh në Abruzzo të Canziani, i parapriu dhe pati sukses edhe ai i emrave të tjerë të famshëm (si Escher dhe Cartier – Bresson). Ai ka shkruar ditarin e tij “Midis Apenineve dhe Tokave të Abruzit”.
Vepra është një portret i papërpunuar i zakoneve të Abruzzos së humbur në kujtesën kolektive, i cili paraqitet para syve si një qyteti elegant dhe modern evropian në të gjithë sharmin e tij të egër dhe primitiv.
Midis qindra motiveve dhe historive të mbledhura, autori përmend, në kapitullin e rrugëtimit për në qytetin e Sulmona (AQ), interesin e tij të thellë për ritet dhe legjendat e thëna në vend nga komunitetet shqiptare të vendosura në Luginën e Peligna dhe, më përgjithësisht, në zona të tjera të Italisë Jugore.
Kështu shkruan Canziani duke iu referuar atyre riteve dhe atyre thashethemeve magjike:
“Kishim dëgjuar shumë thashetheme për kolonitë shqiptare me besëtytnitë e tyre të çuditshme, në fshatrat e Sulmonës. Thuhej se shqiptarët ishin një nga popullsitë më interesante në Italinë Jugore dhe na u tha që besojnë tek shpirtrat, shtrigat dhe zanat”, shkruan Estella Canziani.
Duke folur për emigracionin shqiptar në Itali ajo që të vjen në mendje është ajo e viteve 1990 ku situata politike në vend detyroi rreth 27 000 shqiptarë të zbarkonin në Itali.
Megjithatë, vala e parë migratore e këtij populli ndodhi shumë vite më parë, midis shekujve 15 dhe 18 pas Krishtit, për shkak të përparimit të Perandorisë Turke pas vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një gjeneral ushtarak deri në atë moment i angazhuar në mbrojtjen e një Shqipërie Katolike dhe Ortodokse.
Disa vjet më vonë Mbretëria e Napolit sponsorizoi caktimin e shumë tokave komuniteteve shqiptare që ishin bërë të përhershme tashmë duke u vendosur në disa fshatra shumë larg nga njëri-tjetri, për të shmangur aleancat e mundshme ose sulmet e mundshme mbi mbretërinë në rast lufte civilëve.
Kështu kanë lindur Komunitetet e Arbërisë, në Campania, Basilicata, Puglia, Sicilia, Kalabria, Molise dhe Abruzzo.
Më i riu nga këto fshatra është Villa Badessa që daton në vitin 1703 dhe ndodhet në Abruzzo, në provincën e Pescara-s, ku edhe sot është një fshat i vogël i përbërë nga një kishë dhe një grusht shtëpish.
Ashtu si komunitetet e tjera arbëreshe, edhe Villa Badessa (Badesha, në gjuhën ballkanike) ruan ende kishën dhe ritet e saj të tipit Bizantin.
Ritet dhe traditat e popullit shqiptar ishin përkthyer këtu dhe përziheshin me ato vendase. Shumë vite pas themelimit të saj, ata vazhdojnë të këndojnë dhe kërcejnë këngët dhe vallet e frymëzuara nga atdheu i tyre.
Një ndër to është kënga “Moj e bukura more”.
Ekzistojnë gjithashtu shumë ngjashmëri midis riteve dhe legjendave që ky komunitet ndau me komunitetin pritës të Abruzzos. / KultPlus.com
Komuniteti Arbëresh në San Paolo Albanese, më 14 shtator do të festojë edicionin e 14 -të të festivalit “Croce e Basilico”.
Festa e lartësimit të Kryqit të Shenjtë lidhet me përkushtimin e Bazilikës së Ringjalljes, të ndërtuar mbi varrin e Zotit në 335, dhe gjithashtu me festimin e gjetjes së relikës së Kryqit nga Perandoresha Helena.
Katundi arbëresh San Paolo Albanese, sipas të dhënave të fundit të ISTAT, është lokalitetit me moshën më të vjetër, por edhe më të renë në të gjithë Bazilikatën. Ritmet e jetës aty janë më të lehta dhe banorët pohojnë se bëjnë jetë të qetë.
Njëri nga zotërinjtë e intervistuar, në kronikën televizive të televizionit itaian TGR, e fillon përgjigjen e tij me shprehjen shqip “Jemi shumë mirë”, thotë se ne jemi të ardhur nga Shqipëria dhe nga atje kemi marrë pak pasuri dhe shëndetin. / KultPlus.com