Legjenda e muzikës shqiptare, ‘Grupi 403’ së shpejti do të vijë me një koncert në Kino Armatë në Prishtinë, përcjell KultPlus.
Grupi i cili gjithmonë pret një publik të madh në performimet e tyre, do të rikthehen me hite për të mahnitur gjithsecilin me një performancë unike.
Koncerti do të mbahet këtë të enjte, duke filluar nga ora 20:30.

“403” është një grup muzikor i njohur, që këndon muzikë rock. Grupi 403 është pjesë e gjeneratës së Rockut Kosovar të viteve 80’, e cila njihet edhe si koha më e ndritur në krijimtarinë e rockut në Kosovë. Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint). / KultPlus.com
