Shkumbin Miftari emërohet delegat në Konfederatën Botërore të Fizarmonikës

Artisti i fizarmonikës, Shkumbin Miftari ka arritur të emërohet delegat i Kosovës në Konfederatën Botërore të Fizarmonikës, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Miftari nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Pas suksesit të treguar në garën botërore të Fizarmonikës, tani kemi një marrëveshje të re, zyrtarisht Delegat i Kosovës në Konfederatën Botërore të Fizarmonikës, ′′ Confédération Mondiale de l ‘ Accordéon “.Vazhdojmë me përkushtim, punë, profesionalizëm dhe prezantime sa më të mira në gjithë botën, së bashku me Fizarmonikën”, ka shkruar Miftari.

Për të parën herë, Shkumbin Miftari e kishte ngritur Kosovën në Festivalin më të madh botëror në instrumentin e Fizarmonikës, Trophée Mondial De L’accordéon.

Madje, Miftari nuk mbeti vetëm me pjesëmarrje. Në mesin e 750 konkurrentëve nga të gjitha vendet e botës, ai nëpërmjet performancës së tij arriti të listohet në top 5shen për Kupën Botërore të Fizarmonikës. / KultPlus.com