Perandoria otomane nuk i mbrojti trojet arbërore nga copëtimi në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Londrës

Nga Gjon Keka

Ka kohë që në mesin tonë si komb, dalin teza si nga disa renegatë e mbetje brenda trojeve arbërore ,por vijnë gjithashtu edhe nga jashtë, pra nga politika turke se gjoja Perandoria otomane e ka mbrojtë kombin tonë nga copëtimet dhe nga ruajtja e identitetit dhe gjuhës.

Por ,faktet dhe e vërteta është ndryshe dhe ja se pse perandoria otomane ishte një nga pushtuesit më barbar në trojet tona e cila jo vetëm bëri gjenocid, ndalojë gjuhën,por edhe u mundua ta zhdukë emrin Arberor nga harta gjeografike dhe natyrore e saj brenda kontinentit europian.

Sikur që dihet qëllimi demoniak i turqisë është ringjallja e otomanizmit, dhe fatkeqësisht ka gjetë mbetjet e tyre e renegatët si më parë ,hamzat ,ballabanat e haxhiqamilat edhe sot me tendencën për ta ringjallur të sëmurën e bosforit.

Turqia nuk ishte në gjendje me i mbrojtë trojet arbërore nga copëtimi, sepse po te ishte ashtu do ta mbronte në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Londrës e atë të Parisit, por ajo kur e pa se po shembet bashkëprojektoi me të tjerët planin e copetimeve dhe peshqesheve të trojeve arbërore. Jo rastësisht poeti ynë Sami Frashëri e krahason Perandorinë otomane me “një të sëmurë e cila i ka ditët e numëruara”. Poashtu, po ta kishte mbrojtë perandoria otomane kombin tonë, atëherë pse u krijua Lidhja e Prizrenit, pse pati kryengritje të vazhdueshme kundër kësaj perandorie, poashtu po ta kishte mbrojtë kombin tonë pse nuk e miratojë vullnetin dhe vendimin e popullit shqiptar më 28 nëntor 1912 për liri, pavarësi dhe shtet sovran, por e kundërshtojë dhe pengojë vazhdimisht ngritjen e sapolindur të Shqipërisë sovrane. /KultPlus.com

Konferenca e Londrës, 109 vite nga ndarja e trojeve shqiptare

109 vjet më parë fillojë punimet Konferenca e Londrës, në të cilën pas disa muajve u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj.

Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet në dhjetor të 1912-s, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.

Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferencë u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike.

Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre.

Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë.

Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria. Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë. /KultPlus.com

Konferenca e Londrës, 107 vite nga ndarja e trojeve shqiptare

Foto të delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër

Një foto e rrallë në historinë e kombit shqiptar. Katër personalitete shqiptare Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Et’hem Vlora, Mehmet Konica dalë më 29 Mars 1913, kohë kur u nisën me jahtin e Montpensierit nga skela e Vlorës drejt Europës për të mbrojtur interesat e vendit.

Ata vizituan Romën, Parisin dhe Londrën dhe zhvilluan një veprimtari të dendur diplomatike.

Kjo foto e Isa Boletinit, Et’hem Vlorë, Ismail Qemalit dhe Mehmet Konicë është gjetur në koleksionin e gazetës italiane “Il Sekolo”. Ekzistojnë pak fotografi të Ismail Qemalit në Londër, ku ai mori pjesë për të ndikuar tek Konferenca e Ambasadorëve në maj 1913, në kohën kur fuqitë e mëdha po caktonin kufijtë e shtetit të ri shqiptar.

Në këto takime synimi tyre ishte sigurimi i kufijve dhe i tërësisë së shtetit shqiptar të porsalindur.

Në bisedimet dhe takimet që pati delegacioni shqiptar me diplomatët e huaj, u trajtua në mënyrë të veçantë problemi i kufijve veriorë të Shqipërisë dhe sidomos çështja e Kosovës./ KultPlus.com

107 vjet nga përfundimi i punimeve të Konferencës së Londrës

107 vite më parë përfunduan punimet e Konferencës së Londrës në të cilën u vendos për fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj.

Konferencë u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre.

Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.

Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë. / KultPlus.com

Konferenca e Londrës, 107 vjet nga copëtimi i trojeve shqiptare

Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur më 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër”, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia.

Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912 si pasojë e sukseseve të ushtrive të Ligës Ballkanike kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Ballkanike. Në veçanti konferenca u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila deklaroi pavarësinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Konferenca e Londrës u ndoq nga delegatët e vendeve të Ligës ballkanike, përfshirë Perandorinë Osmane dhe Greqinë, e cila nuk kishte nënshkruar armëpushim. Konferenca filloi punimet në dhjetor 1912 në St James’s Palace nën drejtimin e Sir Edward Grey. Sesionet e tjera të konferencës vazhduan më 16 dhjetor 1912, por u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar 1913, kur në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti. Më 30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane.

Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendimeve që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar. 40 përqind e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë. Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.

Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që morri konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banuar historikisht nga shqiptarë etnikë. Edhe pse morën shumë toka të banuar nga shqiptarë, aleatët ballkanikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike. Me poshtë shihni hartën e propozimit të qeverisë shqiptare, propozimit të Francës, Rusisë dhe Ligës së krijuar Ballkanike ( Bullgaria, Greqia , Serbia dhe Mali i Zi) si dhe vendimin e marrë nga konferenca e ambasadorëve. /