Kolegji AAB, në bashkëpunim me partnerët implementues të projektit “Hapësirat Mësimore në Arsimin e Lartë” ka organizuar Konferencën Rajonale të financuar nga fondet e programit Erasmus Plus të Komisionit Evropian.
Konferenca do të mbahet të premten me 21 tetor, nga ora 09:00, ndërsa do të trajtojë çështjen e ‘’Hapësirës mësimore në arsim’’, një temë që nuk është trajtuar më herët në vendin tonë.
Krahas konferencës do të zhvillohet edhe një simpozium i veçantë që do të trajtojë aspektin e hapësirave në arsim me fokus në arsimin e lartë.
Në konferencë do të marrin pjesë dhjetëra të ftuar nga shtetet evropiane dhe rajoni, ndërsa në mesin e folësve kryesorë të kësaj konference do të jenë emra të njohur të shkencës si:
– Pablo Campos Salvo-Sotelo nga Universiteti Politeknik i Madridit, Spanjë;
– Prof.dr. Theodore Leiber nga EA Baden-Wurttemberg, Gjermani;
– Dr. James Williams nga Birmingham City University, Britani e Madhe;
– Maria João Pires da Rosa, University of Coimbra, Portugali,
– Prof.dr. Bardhyl Musai nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri, etj… / KultPlus.com