15-vjeçarja shqiptare Klea Lela ka arritur të shkëlqejë e të jetë më e mira në konkursin e elokuencës në Franë. Shqiptarja Lela spikati jo vetëm në të shprehurin në frëngjisht, por edhe për maturitetin dhe mënyrën se si trajton temën e ndërgjegjësimit ndaj natyrës dhe ambientit.
Familja e Kleës emigroi në Francë në vitin 2017. Ato nuk dinin gjuhën frënge, por me ndihmën e një shoqate u vendosën në Maison Flora-Tristan. Klea arriti të kuptohej me njerëzit vetëm nëpërmjet gjuhës angleze fillimisht.
Për të kremtuar fitoren e saj organizua në qendrën kulturore Flora-Tristan në Cherbourg, një ceremoni për nder të saj.
Të pranishëm në ndarjen e çmimit ishin Kryetari i Bashkisë Cherbourg-en-Cotentin, familja e Kleas, mësuesit e saj, kumbarët e saj të pagëzimit dhe Klea i falenderoi të gjithë të pranishmit.
“Faleminderit të gjithë këtyre njerëzve që më ndihmuan të flas frëngjisht, faleminderit mësuesve”, u shpreh e ngazëllyer Klea.
Ky çmim është një mundësi shumë e mirë për 15-vjeçare shqiptare, tashmë në shkollë të mesme, e cila synon të bëhet avokate.
Senatori Jean-Michel Houllegatte ka shprehur kënaqësinë që Klea të vizitojë Senatin në Paris, si dhe vetë senatorin.
Shqiptares në shkollë të mesme iu dha një simbol nderi nga anëtarët e Maison Flora-Tristan, të cilët përshëndesin pjekurinë e saj të madhe dhe vlerat e forta të solidaritetit.
Klea është mjaft aktive në çështjet e mjedisit, dhe ishim pikërisht fjalimet ndërgjegjësuese mbi këto tema që e bën të spikasë dhe të fitoj çmimin për konkursin e parë të elokuencës.
Kjo ceremoni përfundoi me “Ne Jemi Krenar per ty Kléa” të shqiptuar në kor dhe të pasuar me duartrokitje të ngrohta./ diasporashqiptare/ KultPlus.com