Poezi nga Nerimane Kamberi
Nuk guxova ta këpus një trëndafil
në kopshtet e Alhambras
e ta sjell mbi varrin tënd, nanë
në ditën e lindjes tënde.
Parajsë qenka këtu,
ujë, dritë e aromë lulesh.
Ti pushon e qetë
në parajsën tënde.
Turistat bëjnë foto
për ta përjetësuar ketë bukuri.
Asgjë nuk përjetësohet,
Asgjë, askush, nuk është i përjetshëm.
Trëndafilat vyshken,
kujtimet treten,
njerëzit humbin,
lënë të gjallët të sillën
me telefona në dorë
duke fotografuar vende e vetën
e duke kërkuar parajsën mbi tokë. / KultPlus.com